Postulat politik: Pse Rama do vazhdojë të qeverisë edhe për një mandat të tretë

August 4, 2020 10:07

Postulat politik: Pse Rama do vazhdojë të qeverisë edhe për një mandat të tretë

Nga Bedri Islami

 

Për dy gjëra jam i bindur:

Së pari,

Për mos ndëshkimin e së keqes dhe krijimin e konceptit të PPP “famoze”, Edi Rama nuk do e kishte merituar të vazhdojë qeverisjen,

Dhe

Së dyti,

Edi Rama do të vazhdojë të qeverisë edhe mandatin e tretë.

Nuk është dëshirë.

Kështu si po rrjedhin gjërat, po kthehet në një postulat politik.

Mosndëshkimi i së keqes ka qenë dhe vazhdon të mbetet njëra nga thembrat akiliane të qeverisë së tashme. Nuk e ka ndëshkuar të keqen as ndaj paraardhësve të saj në qeveri, të cilët edhe në ditët e fundit zhvatën çka mundën dhe krijuan malin e së keqes, por as ndaj njerëzve të tij, të cilët vazhduan të jenë në rrugën e s keqes, e jo rrallë e thelluan edhe më tej.

Sido që të themi, kjo e keqe ka mbetur pjesë e qeverisjes, sepse, deri më tani, as nga të djeshmit e qeverisjes dhe as nga të sotmit, asnjëri nuk është ndëshkuar.

Mosndëshkimi ka sjellë trimërimin dhe ka krijuar vijën politike dhe qeverisëse. Pikërisht për këtë nuk u hetua asnjëherë se si ndodhi që në momentin e ndërrimit të pushtetit kishte ndodhur humnera financiare, ashtu si askush nuk u dëmtua nga i gjithë skndali i Unazës së Madhe, ku fajtor i vetëm u gjet një birbo centralist, i cili edhe sot e kësaj dite nuk e di se për çfarë është akuzuar, se cilën firmë amerikane ka falsifikuar dhe përse ka ndodhur kështu.

E përsëri Edi Rama do të vazhdojë të qeverisë edhe në mandatin e tretë, jo thjeshtë se do të thyhej një tabu e alternimit të pushtetit në çdo tetë vite, por, ndyshe nga sa ndodh në fushëbetejën elektorale, ai do të futet me tri përparësi të ndjeshme:

1. Tetë apo nëntë muaj para zgjedhjeve të reja politike opozita ende nuk e di se si do të veprojë. Në të gjithë piramidën e saj është një lëmsh i pazakontë, që vetëm adoleshentët politikë mund ta krijojnë, ose, si ndodh në këtë rast, një grup arrivistësh të paaftë dhe të joshur nga pushteti.

Të synosh që pas 30 viteve jetë plurale dhe përplasjeje politike të ndërtosh një skenë të re, ku lojtarët e vjetër janë dominues, më e pakta është të bësh harakiri politik. Lulzim Basha, si duket nuk e ndjen se përreth tij është një grup korbësh politikë, që nesër do të jenë të gatshëm të shkyejnë edhe atë vetë.

Të mendosh se në aradhën e parë të përplasjeve do të kesh përsëri Nard Ndokën, Vangjel Dulen, Shehun apo Dukën, që as fjalorin nuk kanë arritur ta ndërrojnë dhe kanë lëvizur politikisht sipas erërave të pushtetit, është po aq e padobishme se sa të mbledhsh rreth vetes një grusht politikanësh anonimë, të ngurtësuar, që në kaq vite nuk kanë sjellë asnjë mendim të ri në jetën politike. Salianji, Balliu, Gjata, Spahiu i Shkodrës dhe shefi i dikurshëm i Lazaratit, figura politike që sjellin kërcënimin si metodë politike dhe britmat si gjetje intelektuale, do të thotë të shkosh drejt ballafaqimit politik me perceptim anodollak dhe rroba perëndimore. Asnjëri nga të parët, që përfaqësojnë rrymën e ngjitjes pas pushtetit, dhe, asnjëri nga të dytët, që sjellin arrivistët e pushtetit për të cilin mund të bëjnë çdo gjë, të thërrasin si shefi, të shajnë si shefi, të anatemojnë si shefi, të flasin si shefi, të vishen si shefi  e në fund të mund të përfitojnë si shefat e ardhshëm, jo vetëm nuk të ngjallin besim, por shumë herë të krijojnë neverinë politike deri në skaj.

2. Në krah të Bashës do të jenë lësëistët e Kryemadhit, me prapavijën e qëndrueshme dhe herë – herë, parafjalën e Metës.

Në jetën e tij presidenciale askush tjetër, më shumë se sa Meta dhe familja e tij, nuk e kanë shkatërruar Kushtetutën dhe asnjë tjetër nuk është përbetuar në emrin e saj, pikërisht kur e kanë përdhosur më së shumti.

Ilir Meta është presidenti që nuk duhej të ishte. Ai ka krijuar precedentin e rrezikshëm të presidentit super opozitar dhe mbështetës të një kauze që nuk ka asgjë të përbashkët me kushtetutën e aq më pak me një shtet demokratik. Në çdo vend të botës, ku është një republikë parlamentare, nëse një president do të sillej si vazhdon të qëndrojë Meta, ai do të shkarkohej e jo vetëm kaq: ai do të përgjigjej ligjërisht për shkeljen e betimit të tij presidencial.

Tërheqja e deputetëve socialistë ishte e pritur, jo se kanë drojën se dikush do i akuzojë se i kanë të gjitha pushtetet, atë nuk e kishin këtë edhe kur qetësisht u futën në zgjedhjet e 30 qershorit të kaluar dhe morën të gjitha bashkitë – dhuruan të Shkodrës -, por sepse i duhet një president gogol, si nuk dhet të ishte, ku të qëndrojë vemendja dhe të ndodhin përplasjet politike, duke hequr vemendjen nga të gjitha ato që ndodhin pas kësaj përplasjeje.

Do të kishte mjaftuar vetëm precedenti i 2 marsit, ku hapur, në shesh, para opozitës, presidenti i një vendi bën thirrje për rrëzimin e qeverisë dhe të parlamentit, apo bredhja nëpër studio duke kërkuar një kryeministër, sikur gjithçka ishte në portofolin e tij, që të mos kishte qëndruar më si president.

LSI, për fat të keq, paraqet sot forcën politike më zvetnuese, më korruptive dhe më të përfolur, e cila e ka hequr mendimin politik nga paraqitja e saj dhe ka lënë Petrit Vasilin të thotë dokrra dhe të ndjellë përbuzjen.

Koalicioni i Bashës do të jetë me këtë forcë politike, e cila, gjithçka që ai ndërton ditën, ia shembin natën.

Kjo do i heqë opozitës të drejtën morale për t’i thënë njerëzve që t’i ndjekin, pasi asnjëri prej atyre që janë sot në falangat e para të lësëisë nuk mund të ndiqen.

Nëse në opoitë veprojnë kështu – si mund të sillen me pushtetin? Të pangopur si më parë, apo të uritur për të ribërë çfarë kanë humbur?

Më thuaj me kë rri, të të them se cili je – është postulat i njohur.

3. Opozita në ditën që u largua nga parlamenti dhe askush nuk e di pse janë larguar, ndoshta as vetë shefi i saj, ajo u largua nga legjislativi dhe në vendin e saj u ulën njerëzit e saj të paslistës që e nxorrën vetë atë në margjina, ajo humbi pjesë të pushtetit ekzekutiv, që kishte në disa qytete dhe qarqe të ndjeshme, u largua nga vendimmarrja dhe, ndonëse thirri “ fitore”, ajo ndolli humbjen.

Shumica mund të miratojë tani cilin ligj të dojë, ai të jetë ligj kushtetues dhe sado të thërrasë presidenti se parlamenti nuk është legjitim, ai njihet si i tillë, përderisa vetë Meta ka nënshkruar ligje të votuara prej tij.

Koha për të ditur nëse është legjitim apo jo tani ka shkuar. Faji i madh politik do të shlyhet dhe opozita po e shlyen që tani. Por nuk ka arritur deri në fund. Prilli apo maji i ardhshëm do të jenë kohët kur bëhen llogaritë dhe braktisja e zgjedhjeve si opsion mund të mbajë edhe disa javë në këmbë opozitën, por do e fundosë më tej.

Duke pasur gjithë pushtetin vendor në dorën e saj shumica mund të përllogaritë disa dhjetëra mijëra vota më shumë ende pa nisur dita e votimit. Këto i dhuroi opozita marramendshëm dhe askush nuk mund t’i thotë Edi Ramës përse i more këto dhurata.

Zgjedhjet brenda opozitës më të madhe mund të jenë farsë, por tregojnë se ka lëvizur diku, sado e vogël të jetë ajo. Njerëzit e zakonshëm herë pas here po kërkojnë figura politike më dinjitoze, më të qëndrueshëm, të besueshëm në profilin e tyre dhe seriozë. Janë të paktë, por të domosdoshëm.

Nuk e di nëse kupola drejtuese do i qaset më afër këtij mendimi apo do të vazhdojë lojën e vjetër të listave të mesnatës.

Ajo, edhe kështu mundet të mos fitojë, por do të jetë më e besuar.

Ndryshe, nëse nuk lodhet nga pushteti dhe abuzimi me të, Edi Rama do të fillojë që në qershorin e vitit të ardhshem lojën e tij për një mandat të katërt.

Dhe askush të mos thojë se është vonë.

****

Botuar në DITA. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë dhe pa citimin e autorit.

 

August 4, 2020 10:07
Komento

36 Komente

  1. BLACK SWAN August 4, 10:50

    1- Rama jot do iki me koken ulur si zhuls nga pushteti dhe nga PS.
    2 – 3 mandate do ngelet e majta juaj ne stolin rezerve me demet qe shkaktoi i gjati brenda vete kupoles suaj.

    Reply to this comment
    • Gertruda August 4, 14:50

      Rama mund te fitoje prap,ashtu si fitoi Berisha pas 97-tes,por ne fund te fundit nje gje eshte e sigurte:
      -DO TE HUMBASE Shqiperia!
      Rama mund te fitoje,sepse ai ka nenshtruar te gjithe PS-ne duke e ngopur me nga nje kocke te pushtetit ap[o vend pune!
      Ne PS kane mbetur te gjithe tru shplaret,qe mbi Shqiperine kane vene shtepine e tyre!
      Rama ka qene tere kohen nje KALE TROJE ne PS dhe i ka bere deme te medha vendit!
      Ai ka shkaterruar shtetin ligjor,,ka rrenuar demokracine d he administraten publike duke nxitur korrupsionin!
      Rama mund te fitoje ,por ajo fitore do te jete si e Pirros se Epirit!
      Do te jete fatkeqesi e madhe per Shqiperine te fitoje Rama,jo se Basha eshte me i mire,por se kjo do sherbeje qe te pastrohen ahuret e qelbura brenda PS-se!

      Reply to this comment
      • Raimond vlonjati August 5, 04:21

        Do qeverise perseri Rama, se jemi nje popull qe ka nje elektorat te majte komplet budalla , prandaj.

        Si mund te votohet nje si Rama, qe nuk ka azgje te majte ne Programin e tij ekonomik

        Ai ju ve taksa te larta popullit te thjeshte
        dhe ato taksa pasi i mbledh,
        ua jep milionereve nepermjet PPP-ve

        Reply to this comment
    • Berati August 4, 16:17

      Thagme. Pasi Bedriun e flaken si limon i shtrydhur ai ngrihet me dinjitet dhe proklamon: Une Bedriu kam akoma leng. Vertete thote Bedriu Rama na perdhunoi per 7 vjete por ne do tja japim edhe njehere b….. Tamam si historia e grekes qe u arratis me alvanosin dhe kur pas dy ditesh takoi burrin ne pazar iu qa sesi alvanosi e kish rrembyer e perdhunuar per tre dite me radhe. Po dy i tha burri pse tre dite? Epo do vete dhe sot u pergjigj ajo.

      Reply to this comment
    • Cuni i Vuk Karaxhicit nga Vicidoli August 4, 18:18

      Bllack swan , ke harruar te shtosh ne fund , sepse “Keshtu dua une ” . Ti shikon vetem me nje sy , pra zararet qe ka shkaktuar Edi Rama ne keto dy mandate , por populli shikon me te dy syte , duke pasur te gjalla para syve sjelljen shtazarake te Sali Berishes duke vrare qytetare ne proteste , duke shitur vendin e duke vjedhur me te dyja duart per te mbushur thesin e familjes , me nje “drejtesi” anadollake ! Bemat e tij nuk kane te numuruar . Eshte kjo arsyeja bindese , qe njerezit kane votuar dhe do te votoine Edi Ramen , si te keqen me te vogel . Po nuk u larguan perfundimisht nga skena politike Saliu dhje e gjithe banda e tij UDB-ashe , Edi Ramen do e kemi ne qafe , sa te jete gjalle . Rruge tjeter nuk ka , bejeni mendjen top !

      Reply to this comment
  2. Senza TE August 4, 10:56

    JE, THJESHT, NJË QËNIE SYREALE ME FLUIDITET TË PËRÇUDNUAR.

    Reply to this comment
  3. qeveria Rama plotesisht e deshtuar ne ekonomi August 4, 10:59

    PO EKONOMIA O RROTE?
    (Nje parrulle ne njeren prej zgjedhjeve presidenciale ne USA)

    Reply to this comment
  4. intelektuali August 4, 11:07

    Bedri Islami:

    Leri postulatet enveriste, sepse historia ka treguar qe:

    MANDATI I TRETE I EDVINIT ESHTE SI MANDATI I FUNDIT I ENVERIT NE KOHEN E QEPES TE PARTISE SE PUNES KUR KISHTE FALIMENTUAR EKONOMINE ME TOLLONA DHE BUNKERE

    Megjithate:

    Per here te pare jam pjeserisht dakord me ato qe tregon ne kete shkrim te publikuar te radhes ne gazeten e nerume DITA,

    por:

    Kamarieri ne Rinas i Enverit, Lulzim Basha qe nuk tregon, dot sot nje dipllome universtiteti kur ka konsumuar per viter me radhe bursen e George Sorosit ne Hollande, qe gjithashtu e ka dosjen e hapur ne Prokurori, por qe Ina Rama e shpetoi nga burgu me finte enveriste per hajnine makaber ne Rrugen e Kombit, por qe ishte po Ina Rama ne 21 janar qe donte ta arrestone Ministrin Vrastar te Rendit, Lulzim Basha, por u zbyth nga Sali Berisha kur e quajti si “Lavire Bulevardi”, ky Kryetar Opozite, dudum dhe budalla:

    ESHTE ALIBIA ME E FORTE E EDVIN DROGES PER TE QENDRUAR NE PUSHTET JO VETEM PER MANDATIN E TRETE, POR PER SHUME MANDATE ME PAS.

    Krimineli budalla, Lulzim Basha eshte zgjedhur enkas nga Edi Rama ne krye te Opozites Enveriste shqyptare dhe Kryeministri pa shkolle eshte sikur ka zgjedhur binjakun e tij siamez, por vetem me pak dinak dhe totalisht budalla,

    prandaj:

    SA TE JETE LULZIM BASHA NE KRYE TE OPOZITES SHQYPTARE, NUK KA ASNJE SHANS QE TE TRIUMFOJE DEMOKRACIA NE VENDIN TONE

    perkundrazi:

    Shqyptaret do te enden si emigrante ne Bote si:

    CIFUTET NE SHKRETETIRE

    Te zbuar nga Mafia Enveriste me Pushtet qe la Enveri, Nexhmija dhe Ramizi pas renies se Murit te Berlinit ketu e 30 vjet me pare.

    Reply to this comment
  5. Al August 4, 11:11

    Ekonomise ska ci ben as dreqi..te gjithe duan pushtet te vjedhin…..ai vend nuk ka shpresese se nuk ka opozite….ndaj zullumi Rama do shtohet deri ne perplasje pa kthim….njerezit nje moment do humbasin durimin se ka humbur shpresa…..

    Reply to this comment
  6. Zigur Qarri August 4, 11:13

    “A keni qene në burg në Francë në vitin 1994 dhe keni bërë tregti me ikona të vjedhura?”, shkruan Martin Henze në postimin e tij në faqen zyrtare të Edi Ramës.Nje pyetje qe kerkon pergjigje patjeter nga D’Rama,ndryshe,heshtja e fajeson,ashtu si akuza per perdorues droge,qe ai nuk i eshte pergjigjur asnjehere,qe kuptohet perse.
    Më thuaj me kë rri, të të them se cili je – është postulat i njohur thotë Bedri Islami.
    Edvin Escobar D’Rama njihet boterisht si perdorues droge,burgaxhi dhe hajdut,ata qe ai rri gjithashtu.Garda Pretoriane e “rilindjes”,Arben Çuko,Armando Prenga,Tom Doshi,Denar Biba, Mark Frroku,Ilir Ndraxhi,Arben Ndoka,Artur Bushi,Elvis Rroshi,Saimir Tahiri,Fidel Ylli,Paulin Ndreu,Luan Harusha,Fatmir Xhafaj,Jurgis Çyrbja,Rrahman Rraja,Gramoz Ruçi,Taulant Balla,Arben Ahmetaj,DamianGjiknuri,Qazim Sejdini,Vangjush Dako,Arben Keshi,Ymer Lala,Xhemal Qefalia,Robert Aga, Bekim Krashi, Ulsi Manja,Valdrin Pjetri,Agim Kajmaku, Mark Babani,Edvin D’Rama,Erion Caligula……

    Reply to this comment
  7. Olimpia August 4, 11:25

    Bedri Ke tedrejte te ndryshosh Por PS fiton jo pse eshte Rama ne krye por sepse populli i majte ne Shqiperi ka qene eshte dhe do te jete shumice te pakten edhe per dhjete vite

    Reply to this comment
    • intelektuali August 4, 11:53

      BO-BO-BO! Olimpia Fallxorja e Magjise se Zeze:

      Po te jete keshtu sic parashikon ti me Magjine tende te Zeze me enverista rilindas dhe fanatike te majte dru me pre,

      PS 10 VJET VJETESH NUK DO TE KETE ME SHQYPTAR NE TROJET TONA

      sepse:

      Shqyptaret do te enden ne Bote si:

      CIFUTET E FARAONIT NE SHKRETETIRE

      A te kujtohet si i tha fanatikja e majte Fatos Nanos do kohe me pare?

      Reply to this comment
      • Ai qe di ti August 4, 12:23

        Po ti kush je more Shkerdhata INTELEKTHALE qe shan dhe anatemon cilindo qe shpreh mendimet e veta….Pse ike nga Shqiperia more “cifuti enverist” bythqire “BOLE besnike e mesimeve te Enverit” shoqeruar me perkthimet e sakta te veprave te tij…sepse te gjithe “spiunet dhe partiaket” e kohes se tij kane ikur te gjithe ne AMERIKE dhe na cajne Trapin e Sinos ne median e nerume Dita….Lamtumire BOLJA INTELEKHALEJA SHQIPTARE ne Amerike dhe tako “shoket e luftes dhe te rinise”..Te fala nga Dauti i qelise…ka kujtime te bukura nga nje MIS(KOS)TREC Amerike….Hahaha…

        Reply to this comment
        • intelektuali August 4, 14:05

          Rrugaci i Enverit:

          intelektuali iku nga Shqypnia e Enverit ne fund te viteve 80-te pa rene akoma Muri i Berlinit, u largua nga Shqypnia direkt nga burgu ne SHBA permes Londres me pasaporte amerikane ne xhep, eshte e vertete se ne SHBA kane ardhur shume spiune te Sigurimit dhe intelektuali i ka intervistuar pothuaj te gjithe edhe ne SHBA edhe ne Kanada ku vinin me tallaze-tallaze dhe shkruanin ne kerkesen per azil politike ne keto vende Kapitaliste dhe Imperialiste si “Te perndjekur politike nga regjimi komunist”

          prandaj:

          ME KE DO TE BESH GALLATE CINIKE U MUT ENVERIST?

          Te kam thene edhe me pare o rrugaci i Enverit: Beji te fala Edvin Droges qe te shpetoi Ermalin nga burgu kur ra si pasoje e policeve te Merkelit qe i zbuluan Fabriken e kokaines ne Xibrake ku e kishte emeruar Taulant Balla si administrator per t’i bere qefin Nexhmije Fashistes,

          sepse:

          Edvin Droges i vdiq Aneta diten kur donte t’i bente homazge Kristaqit, KILLERIT te Enverit qe vari ne litar mikun e intelektualit, Havzi Nela ne vitin 1988, kur Komunizmi kishte ngordhur si nje Kafshe Gerdalle Pylli kudo ne Bote.

          Reply to this comment
    • kastriot August 4, 12:16

      Olimp cila parti eshte e majte ne program se ne zbatim as qe behet fjaleKemi nje te djathte ekstreme ne te majte dhe nje te djathte ekstreme ne te djatthte dhe ne mes eshter populli qe shikon hutuar sa majtas djathtas

      Reply to this comment
      • Ai qe di ti August 4, 18:22

        O INTELEKTUAL BOLJA me keto fraza stereotipe ker kon te besh debat mor spiun muti qe perfitove nga bashkimi familjar me person qe punon ne median amerikane….ju kelyshet e komunizmit nuk ju ka mbetur gje tjeter vec te lehni atje ku jeni se nuk ju a vershellen njeri sepse me te vertete je nje Rrugac Lehaqen ordiner patologjik …te fala nga Dauti…Mut..

        Reply to this comment
  8. Gezimi August 4, 11:45

    E pyeten Ariun
    Do bejne dardhat mot o Ari?
    Ariu pergjigjet
    Do bejne se i haen Bedriut!

    Reply to this comment
  9. Olimpia August 4, 12:10

    Intelektual me vjen sinqerisht keq per ty
    Jeton akoma me mentalitet tribal nuk e kupton shoqerine bashkohore dhe ate shqiptare
    Jam gati te ve bast me ty Une llogaris kohen qe i duhet nje qendre te djathte moderne Por per ty eshte e veshtire ti kuptosh fenomenet shqerore

    Reply to this comment
    • intelektuali August 4, 14:59

      Olimpia:

      Po i rreshqet temes se debatit si ngjale prej Lalzi,

      sepse:

      PA EDI RAMEN E MAJTA SHQYPTARE DO TE DUKEJ SI NJE “MUT NE SHI”, AY QE E MABN RAMEN NE PUSHTET ESHTE KAMARIERI NE RINAS I ENVERIT, BEDELI I SALIUT, LULZIM BASHA

      Edi Rama u lidh me George Sorosin qe i fali edhe Linden Sorosiane te Shoqerive te Hapura si krushqi bamiresie duke e transformuar Banken false amerikane te Rilindjes si nje “Lavatrice” te parave te pista te droges dhe te krimit me bedelat e Bashkim Ulajt

      PER CFARE TE MAJTE DHE TE DJATHTE FLET TI?

      Per Evinin, cunin e Kristaqit, KILERIT te Enverit qe kur eshte puna per te vjedhur fondet publike me PPP-te hajdute te tij alla Bashkim Ulaj&Lukuni, nderron ngjyren si kameleon origjinal dhe behet i djathte extrem dhe kur i duhen vota per pushtetin e tij kriminal premton bamiresi komuniste me taksa progresive sikur te ishte nipi i Leninit apo i Baba Marksit?

      apo:

      Per Lulzim Bashen, kamarierin ne Rinas te Enverit, bedel dallkauk dhe budalla i Sali Varkarit te Enverit pa dipllome qe ka nje thes me krime ne kurriz te pambyllura nga Prokuroria shqyptare dhe qe premton Shtet pa taksa dhe pa tatime si Lenini ne Smolni perpara Revolucionit te Tetorit?

      PA PARATE E DROGES DHE PA MBESHTETJEN NGA GEORGE SOROSI E MAJTA ENVERISTE SHQYPTARE DO TE ZHDUKEJ SI FOSILE PREHISTORIKE

      njashtu:

      Sic u zhduk qe pas renies se Murit te Berlinit ne te gjitha vendet ish komuniste te Evropes Lindore, ku te jesh i majte konsiderohet si fyerje apo fjale turpi, krejtesisht pa pasur te drejte, por popujve ne keto vende ish komuniste u ka ardhur ne maje te hundes nga mashtrimet e komunisteve dhe per kete arsye kane miratuar ligje qe ndalojne pinjollet e nomenklatures komuniste te punojne ne Administraten shteterore dhe te bejne biznes me fonde publike, shiko se cfare Shteti karagjoz, arkaik dhe grotesk eshte Shqypnia e Majte e Edvinit ne krahasim me vendet e tjera ish komuniste te Evropes Lindore.

      prandaj:

      Shqypnise nuk i duhet te MAJTE apo te DJATHTE mashtrues enveriste, por nje Shoqeri Civile normale si ne te gjitha vendet e tjera, kjo eshte ajo qe i mungon shqyptareve dru me pre qe kane mare arratine dhe po largohen nga Shqypnia si te lemerisur nga e majta e droges dhe e krimit qe per 10 vjet ka gjasa ta shuaje Shqypnine nga harta e Botes,

      njashtu:

      SI NE KOHEN E QEPES TE BISMARKUT

      Reply to this comment
  10. Kris 1 August 4, 12:12

    Nga kulishet e vet Saliu ka me te besuar Edvinin.E shan por e do.Me Edvinin ne pushtet pardesybardhet kane te garantuar pasirite qe grabiten dhe mos ndeshkimin nga ligjji.
    ASAKU peremdimor eshte nje eksperiment i lezetshem qe po huton budallenjte.
    Do shikojme qe mandatin e trete FBI shqiptare do te perfundoje fri bithen Edvin

    Reply to this comment
  11. Himara August 4, 12:18

    Kembanat bien per ata qe nuk duan te degjojne….

    Z. Bedri,
    per Vangjel Dulen duhet te jeni me objektiv kur gjykoni dhe e barazoni me Ndoken, Duken, Mediun e Co.

    Sa here qe partia e tij ka qene ne anen e fituesve te zgjedhjeve ai me vetedije nuk ka marre asnje post.

    Edhe kur e emeruan n/kryetar parlamenti dha doreheqjen per aresye qe nuk perputheshin me parimet e tij…..

    Reply to this comment
  12. isuf gjata August 4, 12:27

    E ke kot o Bedri!. Vertet me Nard Ndoken, Salanjin, Dulen, Flamur Noken opozita nuk vjen ne pushtet,po mos kujto sejane me te mire Spiropali,Ahmetaj, Gjylameti,Beqaj, Vasilika Hysi,Ervin Bushati,Alket Hysenaj,injorante qe kane mbushur xhepat e populli i njeh mire. Populli qe e sheh korupsionin e Rames kete here do tua veje shkelmin.

    Reply to this comment
  13. ILIRO-OSMAN August 4, 12:30

    Pasi ashtu vendos PRONARI i KOLONIS.

    Reply to this comment
  14. Tefiku August 4, 14:01

    Paska pare horoskopin Bedriu. Jam dakord deri diku qe ato figura qe permende ti me lart jane figura te djegura dhe nuk mund ta rrezojne Lartmadhnine, sepse Larmadhnia e ka ne gen qe driblon bukur , qe nga gjyshi shofer i Zogut , i ati komunist i thekur , ky shkoi nje here nga PD nuk ja varen kaloi nga PS dhe beri sektin e vet Rilindje. Por dije se pesha e tije e Arrogances dhe zollumi i tij do e rrezojne nga pushteti ashtu sic i ndodhi Saliut me 2013. Edhe ky si mesuesi i ndritur i tij Sali e ka fundin te shpejte sepse Ekonomia ne Shqiperi eshte piramide dhe borxhi eshte bere mullar. Lartmadhnia eshte i vetedijshem per kete gje prandaj po ben sa me shume PPP qe edhe kush ta marre pushtetin te mos kete fuqi ta drejtoje si duhet.
    Me pak fjale jemi nje shtet i falimentuar do Zoti na ben derman e na i zhduke keta politikan hajdute.

    Reply to this comment
  15. Katiu August 4, 15:41

    Një fjalë e urtë thotë se, kur të dënon Perëndia të merr mëndtë .
    Po, ne shqipëtarëve na ka dënuar Zoti !
    Na i dha të gjitha me bujari , veç truve.
    Me çifutët veproi ndryshe , i la në shkretëtirë , por , kokën ua mbushi plot dhe ata sjellin vërdallë globin ndërsa ne jemi bërë gazi i botës.
    Për mendimin tim shteti pa idealistë dhe pa heronj nuk është shtet , ose është një shtet karikaturë , si ky që kemi sot .
    Pa ikur më tutje , merrni vetëm këto 30 vjetët e fundit , kë patëm burrë shteti dhe kë hero?!
    Asnjë për be , asnjë !
    Vetëm banditë , hajdutë dhe kriminelë , demagogë dhe mashtrues – këta i bëjmë presidentë , k/ministra , ministra , deputetë….që zihen si qentë për të dalë në krye .
    Ne s’kemi intelegjencë , ne kemi llafazanë skutha e servilë , eruditë në shkallë botërore ( gjasme ) , por , aman , për hallet e vëndit janë memecë , i trëmben së vërtetës si djalli nga temjani .
    Shqipëtarë ku vini, mblidhni mëndjen , po ju tallin, po ju heqin për kapistre , si kafshë .
    Asnjë votë atyre që i kemi provuar , asnjë votë këtij demagogut e mashtruesit që kemi në krye . Ky , Edvini është më i degjeneruar dhe më i pabesë , se ata para tij .
    Një Haxhi Qamil në krye do të qe më i mirë se këto karaputanat politike që kemi parë deri tani !

    Reply to this comment
    • Lili August 8, 06:21

      Pika per ju! Kemi ptofesora qe edhe hallet e amerikes me km na i zidhin ketu po qe t’i komentojne si ´ajkà e shoqerise problemet e Shqiperise qe komentuesit i dine mire siç shihet, kur jo!

      Reply to this comment
  16. Adih August 4, 15:47

    Zoti Bedri ,mos e ofendoni ju popullin tuaj . E ka kuptuar prej shume kohesh lojen e pardesy bardheve te Ramiz Alise . Nen stop e kane llogaritur vetem te bejne rotacion ndermjet tyre , e ta mbajne te varur e ta vjedhin brutalisht kete popull .Ta kesh te qarte zoti , i nderuar Bedri , niveli i popullit eshte me lart se niveli i pardesy bardheve .Dhe per mua personalisht ,nuk do kete as edhe nje ndryshim ,qofte per mire ose per te keq po te vije PD ne pushtet ,do jete e njejte si me ripjelljen e Rames ..Ska me budallenj sot ..Vetem kaq mjafton .Ja po ta them ,se edhe une popull i thjeshte jam ,po mos te vjedhin votat keta azgane ,qe dihet i ndajne ndermjet tyre ,e nuk duan te dalin forca politike te reja ,jashte vijes se KATOVICES ,fitojne forca te reja zgjedhjet e 21 .I pa i provoi populli keto 30 vite ? .Mjaft eshte mjaft .
    Ta keshe te qarte ,se te gjithe sidomos kapot e politikes te ketij tranzicioni post komunist ,ne unison ne kor betkocash ,te gjithe kopila si shtepia e femise qe e i kane patur programet e tyre 100 % te njejta ,pa levizur me te voglen presje ,nuk e kane mendjen me te pushteti ,tek vjedhja ,se jane pasuruar aq shume sa kane rezerva per shume breza ,por e kane mendjen tek frika nga SPAK e BKH ,si ti shpetojne vjedhjeve te tyre qe i kane me ze e me figure .Fatmiresisht e ka mare Amerika ne dore ,dhe po te piketuan Amerikanet ,ska bire nene te kete shanc te shpetoje e te fshihet. .Prandaj me mire prit zoti i nderuar Bedri keto 3 a 4 muaj me embelsi e dashuri , e pastaj shkruaj ,e komento .Keta birbot hajdute te ketyre 30 viteve kane vetem nje shanc te vetem qe te shpetojne:

    Te kerkojne AZIL POLITIK tek KIMI ne KORENE e VERIUT .I premtoj se do ja u beje LETRAT e punes KIMI .Por te vrapojne sa me shpejt te mbajne radhe per vize ,se KIMI jep vetem 30 viza ne muaj .Sinqerisht nuk bej humor .Por e kam seriozisht .
    Do me kuptoni nje dite e do me jepni te drejte i nderuar Z Bedri .Kurse kata politikanet ,sidomos kapot , po mos tme kuptojne e besojne mua sot , do jene vetfajtore dhe do rrenojne te ardhmen e tyre neser . Nuk kane shume kohe per tu menduar .????????????

    Reply to this comment
  17. Cuni i Vuk Karaxhicit nga Vicidoli August 4, 18:19

    Bllack swan , ke harruar te shtosh ne fund , sepse “Keshtu dua une ” . Ti shikon vetem me nje sy , pra zararet qe ka shkaktuar Edi Rama ne keto dy mandate , por populli shikon me te dy syte , duke pasur te gjalla para syve sjelljen shtazarake te Sali Berishes duke vrare qytetare ne proteste , duke shitur vendin e duke vjedhur me te dyja duart per te mbushur thesin e familjes , me nje “drejtesi” anadollake ! Bemat e tij nuk kane te numuruar . Eshte kjo arsyeja bindese , qe njerezit kane votuar dhe do te votoine Edi Ramen , si te keqen me te vogel . Po nuk u larguan perfundimisht nga skena politike Saliu dhje e gjithe banda e tij UDB-ashe , Edi Ramen do e kemi ne qafe , sa te jete gjalle . Rruge tjeter nuk ka , bejeni mendjen top !

    Reply to this comment
  18. anticensurë25642654 August 4, 18:44

    “mos ndëshkimi i së keqes”,”mos ndëshkimi i së keqes”,”mos ndëshkimi i së keqes”,”mos ndëshkimi i së keqes”,”mos ndëshkimi i së keqes”,”mos ndëshkimi i së keqes”,”mos ndëshkimi i së keqes”a me të vërtetë flet o bedriu i partisë??
    përse mor bedri je kaq koqe,sa dhe atë që e ka pranuar vetë rama ti nuk ke guxim ta thuash??
    kjo qeveri,me në krye,pe e përjashtuar në asnjë mënyrë,edvin kristaq ramën,është PJESË E SË KEQES!
    o bedri që do të qeverisë akoma rama!?
    asqë e vëmë në diskutim,por ndryshe nga ti që kënaqesh si armik i berishës,dhe e quan atë si të vetmen alternativë për qeverisje në vënd të këtij dobiçi burgajeti,unë dhe të tjerë nuk e pranojmë,nuk e duam fitoren e ndyrësirës,së keqes së radhës!!ti e quan ramën si të KEQEN MË TË VOGËL,kurse unë e quaj thjeshtë,pa asnjë lloj mbiemri!!
    E KEQJA QË KA PLLAKOSUR SHQIPËRINË,dhe që nuk po i gjejmë dot ilaçin!
    të dhjefsha në shkrim e postulat!!
    je bërë si alban kalbësira që bënte propagandë për sal çmëndurinë në 2009ën!

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 August 4, 19:32

      flm për botimin
      por a do të kishte mundësi që të botoni dhe tek shkrimi i xhot mallakastrës me titull “Fillimgushti i mosmarrëveshjeve, provokacioneve dhe arratisjeve”komentin që ka 30 herë që e postoj por nuk ngjit fare??

      nuk di si ta quaj këtë “artikull” të xhotës!?
      putpuri kujtimesh apo lathitje moshe??
      sidoqoftë më humbi kohë me këto copëza!!
      e dreqi e hëngërt sa shpejt paska rrejdhur xhota i shkretë!!
      ndoshta e ka fajin kërcënimi që i bëri aliu i madh ballisti, me “plumb ballit”!!

      Reply to this comment
  19. mirel August 4, 18:53

    Sot doli qe nusen e Ndroqit e paska emeruar Ditmir Bushati si konsulle nderi te Kosoves ne Vlore. Ne fillim kisha pershtypjen se e kishte emeruar ministria e jashtme e Kosoves, por paska qene ky ylli i keputur i Kotciut qe e paska emeruar nusken e Ylli Pasmaciut. Ky ylli i ri i PSse..
    Ky i “paperlyeri”. Le te thone pastaj qe Veliaj nuk ka patur mardhenie te mira me kriminelin Pasmaciu. Keta jane te gjithe kriminele, qe nga Ramuti, Bushati, Veliuy dhe deri te Pasmaciu. Le qe mendoj se pa aprovimin e Ramutit Bushatit nuk do ja mbante bytha ta bente Pasamaciun Konsulle te Kosoves ne Vlore.
    Jane urdherat e Ramut kriminelit te gjitha keto. Dhe lojerat e atij. Tani e gjeti nje shenjester per votime, dhe po i jep para..Plere komplet Aleate te Berishes te gjithe. Aleate ne biznes dhe ne krim. Aleate te Ulajt, dhe te Ndroqit.

    Reply to this comment
  20. spata August 4, 19:00

    Politika e cudirave shqiptare i pranon te gjitha versjonet, qe jepen sot. Se kush do ta drejtoje vendin ne 2021 eshte shpejt te dilet ne nje perfundim .Por ajo, qe po perflitet dhe dominon ne qarqet me te larta te Aleatve eshte nevoja e rrotacjonit .Rrotacjoni eshte ilaci me i mire qe qetson perplasjet dhe ekstremizmat pamvarsishte se kush e meriton .
    Perball popullit vihen dy alternativa qe kane qene tradicjonalishte karakteristike te ardhjes ne pushtet. Kush gabon rende dhe shkakton mega skandale nuk fiton zgjedhjet.E dyta kur ai qe ka pushtetin ngopet dhe fillon te gaboje duke mos e pritur nje mandat te dyte e jo me te tret .Tegjitha mandatet e dyta kane qene allishverishe nga vete kryetaret e partive .Mandati i dyte i Berishes ne 2009 qe si rezultat i levizjes se Metes me rekomandimet e Aleatve .Mandati i dyte i Rames ne 2017 qe larje duarsh e Metes edhe pse Pd gaboje rende perball situates qe e vuri aleanca Ps-Lsi.Pd shkoje ne ekstremin e paparashikuar bojkotin e parlamentit .Kjo qe goditja me e madhe qe pesoj Pd duke bere aoutgol ne dem te saj .Pak e cuditshme por jam i bindur se Pd nuk kishte shance te ndalonte mandatin e dyte te Ps.Shpresa e saj eshte perqendruar tek rrotacjoni qe duam apo nuk duam duhet te ndodhi si nje ilac per demokracine .
    Po te ndiqni Bashen ai cfaqet me i qete pa isterizem qe shquhej me pare dhe i bindur per ato qe i rekomandojne Aleatet .Rrotacjoni e gezon me shume sesa ndryshimet qe duhet te beje Pd ne strukturat e saj.Per Bashen listat e hapura, qe po perfliten si e re, ku populli do te jap pelqimin e tij ,ska rendesi .Listat e hapura per mua nuk shoqerohen me levizje te plota per te plotesuar 100% vullnetin e votuesve .Edhe koalicjonet parazgjedhore nuk luajne rolin qe mendohet.
    Ajo, qe le vend per tu diskutuar ,se kush do te vendosi fatine zgjedhjeve ne 2021, eshte sa ka rene kredibiliteti i Rames jo i Ps .Rama nuk ka gabuar si perbindshi Berisha por si Nanua nga dehja e te paturit te gjitha pushtetet e ka demtuar rende Ps .Une personalishte shprehem se Rama,jo se i kabere me qellim,por e shikon se duhet te pushoje. Me shume i pelqen ideja e rrotacjonit sa nje perballje. Eshte metode e shume politikanve sot ne bote .
    Ps po plakete dhe pse ne radhet e saj ajo perfaqsohet me shume figura te reja .Ana tjeter e Ps eshte se ku do ti gjeje figurat e reja ndryshe nga keta te sotcmit qe kane ne kurrize afere kooruptive .Te gjithe jane perfolur qe veshtire se do ta justifikojne edhe nese kandidojne perseri .
    Ne kete situate kandari anon nga Opozita.Faktori kryesor nuk do jete Pd por te vegjlit e bashkuar. Nuk jam me mendimin e Bedriut qe mandatin e tret e fiton Rama . Ps do ta kishte te siguruar ne se pas zgjedhjeve vendore do te ndryshonte ne mase 70% te qeverise dhe te vete kreut .Rama duhej lene si lider i partis e jo K/M.
    Nje faktor tjeter ne dobi te Opozites do te jete dhe mos pjesmarje e mjaftueshme e popullit ne zgjedhjet e 2021.kjo favorizon te uriturite Opozites qe nuk durojne me.Opozita do ti ruaj kuotat e saj Mazhorances do ti firojne .

    Reply to this comment
  21. Detari August 4, 19:20

    Me ata kundërshtarë injorantë që ka Rama përballë, deri në vitin 2040 nuk i zbret kalit të kryeministrit. Janë ata, pa është Rama. Ata që e duanë, le të gëzohen. Ata që nuk e duanë, si puna e Intelektualit, që ka 30 vjet që vetëm shpif dhe gënjen. le të shtërngojnë dhembët.

    Reply to this comment
    • 555 August 4, 21:25

      Bravo Detari,qe gjykon si femijte e vegjel se, “Dashnori i mamit tim eshte me i mire se dashnori i mamit tend”!

      Reply to this comment
  22. socialisti August 4, 20:13

    Ohuuuu, ne pritem 50 vjet per te vajtur ne Socializem dhe mos presim nja 3–40 vjet Ramen per te na derguar te Rilindja!

    Reply to this comment
  23. Lili August 5, 08:23

    Pse?!
    Sepse halla shkaterimi deri ne pallçe nuk eshte arrit!
    Pra duhet edhe ate pak qe ka mbetur nga shqiptaria aty me shkull me rrenje! Prandaj kane nevoje per gogoli Rama armiqte e Shqiperise qe po e keshillojne ne 4 anet! Arsimin mbeses se udbashit, punet e shqiperise po ashtu djallit te udbashit , etj etj
    Halla ate pak here shteti qe ka mbetur s’edhte shkzteruar prandaj Rama fiton edhe nje mandat! Ka nje detyre me krye ai! Ka ba bese do e kryen!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim