Pothuajse tri dekada në kërkim të pronës, 65-vjeçari i zhgënjyer me ligjin e kompensimit

September 1, 2018 18:01

Pothuajse tri dekada në kërkim të pronës, 65-vjeçari i zhgënjyer me ligjin e kompensimit

Një 65-vjeçari po i mohohet prej 28 vitesh një sipërfaqe e madhe toke bujqësore, të cilën e ka trashëguar nga familja e tij.

Shtetasi Fiqireti nuk përfitoi tokë me ligjin 7501, ndërsa me atë të kompesimit të pronave, mbeti akoma dhe më i zhgënjyer.

“Unë zotëroj 26.100 metër katrorë tokë bujqësore. Sot e 28 vjet, mua kjo pronë nuk më është njohur. Në trashëgiminë time e kam njohur tokën me ligj. Ligji 7501 mua nuk ma njohu fare pronën. Më ka ardhur përgjigja nga kthimi dhe kompesimi i pronave, kushton vetëm 4 milionë lekë të vjetra”, shprehet për Top Channel Fiqireti.

Ndonëse Fiqireti dhe dy vëllezërit e tij zotërojnë certifikatën e trashëgimisë nga gjyshi i tyre, shteti shqiptar ua ka njohur pronën vetëm pas një sërë kërkesash të depozituar në zyrat e kthimit të pronave.

“Me 4 milionë lekë të vjetra unë nuk mund të bëj asgjë. I kërkoj shtetit ose të më kthehet prona ime siç ma ka lënë nëna e babai, ndryshe le të vazhdojë ligji 7501 dhe ne do vimë të vritemi me bashkëbanorët. Unë me 4 milionë nuk e lëshoj pronën”, thotë më tutje ai.

Zyrat e kthimit dhe kompesimit të pronave nuk e kanë marrë parasysh kërkesën për të refuzuar vlerën e ofruar nga shteti, por i kanë lënë 65-vjeçarit si zgjidhje vetëm pranimin e shumës së 4 milionë lekëve të vjetra në këmbim të 26.100 metra katror toke bujqësore.

s.a/dita

September 1, 2018 18:01
Komento

4 Komente

  1. ZULLUMI September 1, 18:25

    PO AI TA KA MARE O QYQ SE JANE SHUME PAK ATA QE E KANE TE TRASHEGUAR SI TY DHE JANE ME SHUME E ME TE FUQISHEM HAJDUTET E SOTEM MAJTAS E DJATHTAS …PRANDAJ U BE CORBE VENDI E NDRYSHOI SISTEMI QE TE PERFITONIN HAJDUTET E POLITIKANET E HUAJ E TE VENDIT………………

    Reply to this comment
  2. Arben September 1, 20:52

    Te rrethojme kuvendin tI djegim te gjalle.

    Reply to this comment
  3. h September 2, 09:55

    Zoti paste mirësinë të mallkojë berishën me gjithë
    pasardhësit e tij të degjeneruar për 1000 vjet
    dhe të marri hakun e popullit fukara që kafsha
    solli kafshet me i prish qetësinë popullit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*