Lista: Pozicione të lira për kategorinë e ulët drejtuese në administratë

March 30, 2018 18:47

Lista: Pozicione të lira për kategorinë e ulët drejtuese në administratë

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin që përcakton që për vitin 2018, procedura e plotësimit të pozicioneve të lira të kategorisë së ulët drejtuese, për të cilat lëvizja paralele është mbyllur pa fitues, të jetë e hapur edhe për kandidatë të tjerë nga jashtë shërbimit civil, që plotësojnë kushtet dhe kërkesat për vendet e lira.

Numri maksimal i pozicioneve, për të cilat do të përdoret procedura e mësipërme është 61 pozicione për kategorinë e ulët drejtuese.

Ndërkohë, vendimi është publikuar menjëherë në Fletoren Zyrtare dhe parashikon se “pozicionet, në të cilat mund të konkurrojnë edhe kandidatë nga jashtë shërbimit civil, për nivelin e ulët drejtues janë gjithsej 10”.

Pozicionet në të cilat mund konkurrojnë edhe kandidatë nga jashtë shërbimit civil

Niveli i ulët drejtues dhe të barasvlershëm

  1. Drejtor i Drejtorisë së Financave, në Agjencinë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural -kategoria III-a;
  2. Përgjegjës i Sektorit të Përzgjedhjes dhe Aprovimit të Projekteve IPARD, në Drejtorinë e Përzgjedhjes dhe Aprovimit të Projekteve, në Agjencinë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural -kategoria III-a/1;
  3. Përgjegjës i Sektorit të Kontrollit IPARD, në Drejtorinë e Kontrollit, në Agjencinë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural – kategoria III-a/1;
  4. Përgjegjës i Sektorit të Ekzekutimit të Pagesave IPARD, në Drejtorinë e Ekzekutimit të Pagesave, në Agjencinë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural – kategoria III-a/1;
  5. Përgjegjës i Sektorit të Monitorimit të Skemave, në Drejtorinë e Kontrollit, në Agjencinë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural – kategoria IIIa/1;
  6. Përgjegjës i Sektorit të Promocionit dhe Komunikimit, në Agjencinë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural – kategoria III-a/1;
  7. Përgjegjës i Sektorit të Kontrollit të Skemave Kombëtare, në Drejtorinë e Kontrollit, në Agjencinë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural – kategoria III-a/1;
  8. Drejtor i Drejtorisë së Autorizimit të Pagesave, në Agjencinë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural – kategoria III-a;
  9. Drejtor i Drejtorisë Juridike dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Agjencinë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural – kategoria III-a;
  10. Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë Juridike dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Agjencinë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural – kategoria III-a/1.

s.a/dita

March 30, 2018 18:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*