Pozicionet e jogas që përmirësojnë jetën seksuale

May 18, 2018 13:00

Pozicionet e jogas që përmirësojnë jetën seksuale

Nuk bëni joga? Epo, ekziston një arsye shumë e fortë se përse duhet ta provoni të paktën një herë: Joga, sipas shkencës, përmirëson jetën seksuale.

Për shkak se ndihmon të zhvilloni një ndjesi qetësie, forcë, qëndrueshmëri, ajo përmirëson performancën seksuale dhe vetëbesimin.

Gjithashtu studimet e ndryshme kanë treguar se praktikimi i jogas për të paktën një orë në ditë është i ndërlidhur me ejakulim më të vonshëm.

Ja disa nga pozicionet e jogas që ju ndihmojnë:

Zgjatja e shpinës

E njohur ndryshe si pozicioni i maces apo qenit, kjo lëvizje e rrit qarkullimin e gjakut në ijë dhe legen, si dhe i forcon muskujt që mbështesin organet gjenitale. Kjo rrjedhimisht shpie në funksion dhe performancë më të mirë seksuale.

 

Kobra

Kobra është një nga ushtrimet më të mira të shpinës dhe forcimit të barkut. Kur keni një bark të fortë, jeni më të mirë gjatë seksit dhe keni kontroll më shumë mbi legenin tuaj.

 

Pozicioni i barkës

Ky pozicion është efektiv dhe i lehtë. Ndihmon në forcimin e muskujve të legenit.

 

Pozicioni i urës

Pozicioni i urës hap gjoksin dhe pjesën e sipërme të shpinës duke rritur qarkullimin e gjakut.

o.j/dita

 

 

May 18, 2018 13:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*