Pozicioni komod i sehirxhiut…

January 29, 2016 13:41

Pozicioni komod i sehirxhiut…

Kryeministri Edi Rama ju përgjigj kritikave të Ben Blushit, duke mos i përmendur emrin. Ai thotë se të “tjerët” e kanë të lehtë të kritikojnë pasi nuk kanë asgjë në dorë dhe janë në pozicionin komod të sehirxhiut.

“Të tjerët e kanë më të lehtë të kritikojnë dhe e kanë më të lehtë sepse nuk kanë asgjë në dorë. Nuk kanë fatin e vendit në dorë.

Ne nuk e kemi aspak të lehtë sepse në kemi fatin e vendit, por jemi të vendosur që të mos tërhiqemi asnjë milimetër nga kjo rrugë reformash, që po të ishin bërë në këto 20 vjet, sot do të ishim në të tjera kushte.

Ne nuk mund të tërhiqemi nga reformat në emër të frikës së po humbasim ndonjë votë apo se po prishemi me njëri-tjetrin. Boll ka humbur kohë Shqipëria! Nuk mund të humbasim edhe 20 vite të tjera”, deklaroi Rama.

Deklaratat e tij u bënë gjatë një takimi me të rinj në Vlorë, duke theksuar se Partia Socialiste po reformon vendin.

Reforma e thellë e vetvetes në PS ka një bazë se duke qeverisur vendin PS ka mundësi t’u thotë të gjithëve se përse është partia ku duhet të përfshihen dhe duhet të gjejnë bashkë me të tjerët fuqinë për të çuar Shqipërinë përpara”, u shpreh Rama. /Dita/

January 29, 2016 13:41
Komento

11 Komente

  1. Gerti January 29, 13:49

    Ky po lodhet shume! Cdo fundjave tu bo ndonje vizite jashte shtetit. Puna kryesore qe ben ne jave eshte te merakoset per fjalimet qe mban. Po hajde mbushi mendjen keti te popullit qe kjo qe ben ky eshte pune, e ajo qe ben Blushi nuk qenka.

    Reply to this comment
    • Partizani January 29, 15:26

      Sehirxhi i pa skrupullt je bere ti,o kryeminister bukeshkale qe ndaj ish ushtarakeve nuk ke bere asgje per te na dhene te drejtat qe na takojne me Kushtetute dhe Statusin e Ushtarakut duke zbatuar Parimin e Sigurise Juridike!
      Perse vazhdon te na mbash akoma cdo muaj 20% te pensionit kur SHPALLJA JONE SI DEBITORE NGA KLIKA Berisha eshte bere me nje ligj ANTI KUSHTETUES???
      Me cfare te drejte ligjore ua ke falur kamatat e detyrimeve te pa paguara te energjise elektrike per 20 vjet hajduteve te Berishes dhe qe llogariten ne MILIARDA leke?
      Me cfare te drejte ua ke legalizuar falas te gjithe HAJDUTEVE TE TROJEVE E PRONAVE shtepite dhe shtesat pa leje?
      Me cfare te drejte ua fale MILIARDA LEKE gjobat e vena ligjerisht nga Berisha bizneseve te shumta???
      Ndersa vetem ne ish ushtarakeve vazhdon me nje URREJTJE te pa treguar te mos thuash asnje fjale,pa le te na japesh te drejten tone ligjore!
      TURPI TE MBULOFTE,o Rama!
      Te zencin hakat tona!
      Blushi ka te drejte:
      -Ti nuk e meriton te jesh kryetar i PS-se se ti e urren PS-ne dhe antaresine e saj!
      Ne gjakun dhe shpirtin tend vlon EGERSIA njelloj si tek Berisha,prandaj ti duhesh SHPORRUR NGA PS nje ore e me pare!!
      PS ka vdekur qe kur i hipe ti ne ZVERK,o i mallkuar!

      Reply to this comment
    • raimond vlonjati January 31, 19:04

      Ka te drejte Rama se lodhet shume duke shkuar ne Maiami te Smerikes per fundjave
      Se njrri esht dhe ky looool hhahaha

      Reply to this comment
  2. TJ January 29, 14:33

    Blushi eshte nje plehre qe vetem bennBlla-Blla-Blla! Shikoni Lubon,Avokatin, Andin jane i njejti brume me prejardhje nga blloku! Vetem dine te kritikojne pa bere asgje! Tani prisni Berishen kur te thote Blushi ka te drejte! Blushi ben mire ta ndaje -do koalicion me Meten apo jo?! Ndryshe le te behet me Berishen kryeminister!

    Reply to this comment
    • Gerti January 29, 15:13

      Ca te bejen mer? Te marrin pushken e te dalin malit? Pse ca bente Edi kur ishte ne opozite me shume se sa kritikonte?

      Reply to this comment
  3. feniks January 29, 15:12

    Zoti Rama!
    Pergjigjet tuaja shprehin ARROGANCEN qe transmetoni NE KOMUNIKIMIN ME KOLEGET DHE QYTETARET!
    Jam nje antar i PS-se dhe ish ushtarak!
    Kemi 23 vjet qe po trajtohemi si KULAKE nga te gjitha qeverite PD-PS perfshi edhe tuajen!
    Ju na MASHTRUAT NE FUSHATE SE U ZOTUAT TE NDREQNIT PADREJTESITE NDAJ NESH,POR JO VETEM NUK BETE asgje,POR ME arrogance e menefregizem te urryer JU AS KENI FOLUR NJE FJALE!
    PERGJIGJU RAMA:
    -Pse nuk e zbatoni vendimin nr.33/2010 TE GJYKATES KUSHTETUESE QE INTERPRETON SE SI DUHET TE ZBATOHET NENI NR.29 I LIGJIT ANTI NJEREZOR I BERISHES NR.10142/2009 QE NA SHPALL NE debitore ME NJE SHUME 2 MILION LEKESH QE EDHE SOT VAZHDONI TE NA I MBANI CDO MUAJ???
    Zbatoje kete vendim,o kryeminister vulgar qe te detyron ty dhe administraten tende ARROGANTE dhe ANTI HUMANE se,
    -“Ne asnje rast nuk lejohet qe te kryhet nje rillogaritje qe do te conte ne perkeqesimin e situates pozitive ose ne cenimin e te drejtave te fituara”!
    Pretendon se do te kryesh REFORME NE DREJTESI,por ti je i pari qe NUK ZBATON VENDIMET E GJYKATAVE DHE KUSHTETUTEN E REPUBLIKES!
    Ti nuik meriton te jesh as kryeminister e as kryetar partie!
    Ti e ke RRENUAR PS-ne se ne ate parti ne nuk gjejme asnjeri ku te ankohemi e jo te na zgjidhin hallet!
    MALLKUAR QOFSH,o Rama!!!
    HARRAM VOTAT TONA!
    Mallkuar qofte ai ushtarak qe te jep votat ty ne zgjedhjet e ardheshme!

    Reply to this comment
  4. elio January 29, 16:24

    Cuditerisht reformat po i hane ne kurriz vetem varfanjaket…ky ka bere 80 udhetime jashte shtetit me parate tona dhe i merr pushimet kurdo (pavaresisht permbytjet). Na kerkon te gjitheve te shtrengojme rripin e vete jep tenderat per ti vjedhur beqja, vilma e kokedhima..Keshtu me llafe te than, thua ti ky ben namin…me vepra eshte arrogant dhe injorant..

    Reply to this comment
  5. Opinionisti January 29, 18:53

    Z. Rama, ka te drejte, shqiptaret mbi 70% jane sehirxhinj,edhe sot kane frike te deklarojne te verteten.

    Reply to this comment
  6. Qerim Kelmendi, Peje January 29, 18:57

    Ka vite qe e perseris, se ben Blushi ka mbetur ne PS, si nje marionet e Fatos Nanos.
    Kur nuk je vetvetja por vazhdon te jesh zorrë-qorre e Fatos Nanos, edhe mund te shkretosh ne deklarime.
    PS eshte dashur te operohet dhe te hjekë nga trupi vet i shendoshë, ketë zorrë-qorre
    Ne Top-channel ishe i bezdisshem Z, Ben Blushi.
    Nuk dihej ne je vertet i interesur per tu berë i pari i PS apo nese misin ke, te shkaktosh rrëmuj ne PS, duke terhequr ndonjë Deputet tjetër, qe te jet neser ne dispozicion, per tu tregtuar, siq beri Nano kur u zgjodhë President z. Topi.

    Reply to this comment
  7. Qerim Kelmendi, Peje January 29, 18:59

    Ka vite qe e perseris, se ben Blushi ka mbetur ne PS, si nje marionet e Fatos Nano
    Ne Top-channel ishe i bezdisshem Z, Ben Blushi.
    Nuk dihej ne je vertet i interesur per tu berë i pari i PS apo nese mision ke, te shkaktosh rrëmuj ne PS, duke terhequr ndonjë Deputet tjetër, qe te jet neser ne dispozicion, per tu tregtuar, siq beri Nano kur u zgjodhë President z. Topi.

    Reply to this comment
  8. Vëzhguesi F. January 29, 19:57

    Menmdimin tim per “sehirxhinjte” e Rames e kam dhene sipas muindesise qe me ka dhene kjo gazete jo vetem njehere.
    Si qytetar, taksapagues dhe votues i ketij vendi, nuk kam qene, nuk jam dhe nuk do te jem dakort asnjehere me qendrime apo deklarime te llojit “Si kofini pas te vjelit”, apo te shprehjes shume kuptimplote “shqyqyr qe ra ky mort dhe u pame”.
    Por politika dhe politikanet shqiptar, pa asnje dallim krahu politik kane vuajtur dhe vazhdojne te vuajne nga sindromi qesharak “me provoni dhe mua”, ose beni prova ne koke te qerosit.
    Nga ky kendveshtrim por dhe nga perceptimi i bemave te ketyre “burrave te mençuar” te tipit te Jovan Bregut, qe vuajne per njeçike karrige pushteti, gjykoj se politika dhe politikanet shqiptar perveç veprimit zbythes apo terheqjes mbrapsht dhe me e pakta “ne vend numuro”, nuk dine gje tjeter dhe nuk kane mesuar gje tjeter.
    Kjo per faktin se nje menyre e tille sjellje u ka siguruar perfitime te medha ekonomike dhe acses ne politiken allashqiptare.
    Nese Edi Rama nuk ia permendi sot emrin kundershtarit te tij , apo me sakt rivalit te tij jo aq per funksionin e kryetarit te partise se sa per karriken e kryeministrit, kjo nuk ka te beje aspak me tolerancen per hir te unitetit te mazhorances politike apo te forces politike qe drejton.
    Per mendimin tim, duke njohur potencialin intelektual, apo me sakt retorik te Ben Blushit, (dikur kryeredakjtor i RD-es qe botonte shkrimet e ithtarit te PD-es Edi Rama, ne fillimet e kesaj demoleshanarshie) dhe aftesite e tij, qe intervalin e kohes se pushimit midis dy romaneve e shfrytezon per te shpalosur demagogjine e tij pupuliste gazetareske, ne justifikim te postit te deputetit, Edi Rama mundohet te sfumoje apo te zbuse me te njejten monedhe por paksa te moderuar, sulmin e rivalit te karrikes kryeministrore.
    Ne kete kundersulm i vjen ne ndihme dhe mundesia qe ka ne pozicionin qe eshte per t’i bere keto deklerata ne nje auditor shume here me te madh se sa ai i studiove mediatike.
    Veçse Rama, duke u munduar te reklamoje tej mases punen e tij, ate te kabinetit qe drejton dhe te aleances politike as mish dhe as peshk, bene nje gabim te panevojshem por jo pak parimor.
    Do ti thoja zotit Rama se qofte ndryshimin dhe qofte reformat e medha ne qeverisjen e nje vendi, per te cilat pretendon, nuk mund te realizohen pa nje force politike dhe jo vetem te mireorganizuar dhe te mirereformuar. Eshte nje batute me lapsus deklarimi se duke qene se kjo force politike por beka reforma kaq te medha, nuk eshte ndonje problem i reformimit te vetvetes.
    Reformat e medha te vendit mund t’i rtealizoje nje force politike e hapur, demokratike dhe mireformuar se pari ne gjithe qenien e saj.
    Se ndryshe pastaj to te duhej te ballafaheshim me deklariumet dhe metodat maoiste, apo salianiste, çka bie ndesh me ate qe pretendohet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*