PPE ruan ende kontaktet me Berishën, shmang Bashën

October 27, 2015 21:46

PPE ruan ende kontaktet me Berishën, shmang Bashën

Kryetari i PD-së Lulzim Basha mori pjesë javën që lamë pas në Kongresin e Partisë Popullore Europiane për të votuar për herë të parë për zgjedhjen e lidershipit të ri.

Por, duket se Basha e ka të vështirë që të fitojë besimin, sepse  të gjithë të dhënat e partive të djathta nëpër europë shkojnë vetëm në e-mailin e ish-Kryetarit të kësaj force, Sali Berisha.

Gjithashtu, PD duket se ua ka mbajtur të fshehtë Partive Popullore Europiane edhe ndryshimet në organizim.

Siç mund të shihet edhe nga faqja zyrtare e Partive Popullore Europiane, figuron ende si Sekretar i Përgjithshëm Ridvan Bode, ndërkohë që tashmë me erën “Basha” këtë detyrë e mban Arben Ristani. /DITA

October 27, 2015 21:46
Komento

3 Komente

  1. Hurma Arabie. October 28, 02:44

    PPE nuk i intereson qe Shqiperia dhe vende te tjera te dala nga ish diktaturat komuniste te kene stabilitet, kete e tregon qarte qe ata komunikojne me kriminele te tipit Berisha. Jane po keto Parti te djathta qe ne vendtet ku kane pasur dhe jane ne pushtet nxiten dhe sollen destabilizimin e rajonit te vendeve te Lindjes se Mesme me te ashtequajturen revolucione te Pranvera Arabe duke permbysur me dhune qeverite dhe duke perkrahur, armatosur e financuar grupe terroriste si Al-Kaeda, ISIS etj. Sot Europa po ja ndjen “lezetin ” corbes qe gatoi vete, po myslimanizohen duke u mbushur me refugjate siriane, irakene, afgane e lloj lloj sorollopi, ndermjet tyre kane strehuar anetare te ISIS qe jane te gatshem ne cdo kohe tu bejne gjemen me kamikaze.

    Reply to this comment
  2. fteri October 28, 06:07

    PPE-ja jo vetem qe ruan kontaktet por edhe me pjasmarrjen aktive te Berishes ne takimet dhe mbledhjat qe bene e konfirmon kete fakte .Perse te çuditemi kur Saliu eshte udheheqesi defakto i P.D-se .Pa miratim te Saliut nuk behet asgje ne P.D-, dhe Partite Popullore Europiane (PPE) e dine shume mire se aty udheheq Saliu dhe Bodja ,jo Luli dhe Ristani , Kapllani,apo Kastrjot Islami ,Strazimiri e Halimi i komisionit te rrypit e te pykes ,pra P.D-ja eshte parti personale ,kriminale ,terroriste te tije,e SALI BERISHES qe nga krijimi e deri me sot . S.Berisha dhe P.D-ja e tije i kane sjellur deme katastrofike shqiperise ,te pa riparueshme.Duhet orgjent te nxirret jashte ligjit si parti terroriste ,dhe Saliu nje terroriste.##

    Reply to this comment
  3. sopiqoti October 28, 09:34

    Hollandezin Lulzim Basha duhej patjeter ta shpinte ne mbledhjen e PPE Sali Berisha qe ta njihnin si shqiptar.Mo tamo si nenat i shpien qe i shpien femijte e vegjel ne shkolle duke i mbjtur prej dore.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*