Parlamenti miraton projektvendimin për Teatrin e ri Kombëtar

June 28, 2018 17:48

Parlamenti miraton projektvendimin për Teatrin e ri Kombëtar

Projektvendimi për futjen në kalendar për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar është votuar në Parlament me 74 votat e mazhorancës. Me 46 vota kundër, opozita kundërshtoi futjen me procedurë të përshpejtuar të këtij pr/vendimi.

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi akuzoi qeverinë dhe Kryeministrin Edi Rama se do të vjedhë 205 milionë Euro përmes ndërtimit të teatrit nga një kompani private, dhe u bëri thirrje deputetëve socialistë që mos ta votojnë.

Opozita e konsideron të paligjshme futjen me procedurë të përshpejtuar të ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar, duke kërkuar që ky pr/ligj të sillej në Parlament javën e ardhshme. Por kryeparlamentari Gramoz Ruçi iu drejtua opozitës duke i thënë se ky pr/vendim ka qenë që në fillim në rend të ditës dhe nuk e kundërshtuan

o.j/dita

June 28, 2018 17:48
Komento

7 Komente

  1. Arben June 28, 17:59

    Edhen nja 4-5 Toyota Yaris just gjet vendi

    Reply to this comment
  2. Aliu nga Selenic June 28, 19:33

    Kjo eshte nje fitor pasi Tirana do te ket nje teter te ri dhe do te zbukuroj ate vend ku kalbesirat kishin zen vende aty.!

    Reply to this comment
    • Albi_I June 29, 02:06

      Eshte aq fitore sa megjithese e drejtoi vete mbledhjen e qeverise, firmen ne projektligj ja la zv. Kryeministres qe te mos e ndiqte perhere historia e teatrit.

      Fiks fitore si ajo e hapjes se negociatave.

      Reply to this comment
  3. Fidel Kastro June 28, 20:48

    Bukur fort, te vjedhesh te shkaterrosh historine kombetare me marifete ligjore dhe te mbeshtetur nga kllounet deputete. Kjo eshte rruga drejt Europes , e meritojme me te vertete, por armiqte e jashtem e te brendshem na pengojme. DURO O POPULL DURO SIÇ DURON MALI DEBORE!!!!

    Reply to this comment
  4. info analitike June 28, 21:06

    Cfare turpi! Kriepsikkoja nuk patì guximin qe ta firmose vete kee maskarallek!

    Reply to this comment
  5. thanas mustaqi June 29, 02:02

    Paradoksale / Në vend që Teatrin Popullor të Enverit ta mbështesin komunistët, këtë e bën PD-ja

    Ja ç’ka thënë lideri komunist shqiptar për Teatrin Popullor:

    1. “Duke u mbështetur në eksperiencën e teatrit sovjetik u krijua dhe u zhvillua në vendin tonë Teatri popullor shtetëror. Krahas tij lindi nevoja e ngritjes së nivelit kulturor-arsimor, ideo-politik dhe profesional i aktorëve.
    Teatri është bërë mjaft popullor në vendin tonë”.
    Raport në Kongresin I të PKSH, 4 tetor 1948.

    2. TEATRI DUHET TË JETË SHKOLLA E MASAVE, KURSE ARTISTI — FRYMEZUESI I TYRE I DASHUR
    Përshëndetje drejtuar punonjësve të teatrit me rastin e 20-vjetorit të krijimit të Teatrit Popullor
    30 maj 1964
    Të dashur shokë e shoqe,
    Sot së bashku me ju, punonjësit e Teatrit Popullor, që festoni 20-vjetorin e krijimit të teatrit tuaj, janë të gëzuar dhe qindra e mijëra pjesëtarë të teatrove të tjerë profesionistë e amatorë, dramaturgët, kritikët në teatrit e spektatorët e panumërt të artit skenik. Të gjithë këta, nën udhëheqjen e Partisë sonë të Punës dhe duke vënë me besnikëri në jetë porositë e saj të çmuara, i kanë dhënë atdheut një nga tribunat më të vyera për edukimin e njeriut të epokës së socializmit e të komunizmit, teatrin tonë të ri. Prandaj më lejoni që, me këtë rast, t’u dërgoj të gjithëve përshëndetjet më të ngrohta të Partisë dhe të miat personalisht.
    Populli ynë ka vuajtur shumë për të ruajtur ekzistencën e tij, për një jetë të lirë e të denjë njerëzore. Ai ka luftuar për të ruajtur traditat fisnike dhe kulturën e tij të lashtë. Dallgët e pamëshirshme të jetës s’në thyen dot kurrë as vullnetin e tij të hekurt dhe optimizmin revolucionar, as humorin e tij të hollë e ndjenjën e së bukurës. Pushkën, këngën, vallen si dhe pasqyrimin skenik të fenomeneve të jetës shoqërore politike, qoftë dhe në format më të thjeshta, ai i ka gërshetuar me njëra-tjetrën, i ka bërë pjesë të pandara të jetës.
    Në kohën e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare këto karakteristika dhe armë të tij morën një zhvillim të paparë deri atëherë. Kujtoni se si, pas betejave të përgjakshme me armiqtë, partizanët çlodheshin, këndonin e jepnin shfaqje të shkurtra pranë zjarrit; se si në burgje, ku shokët tanë i torturonin, i vrisnin apo i varnin fashistët, zemrat e bijve të popullit rimerrnin zjarr akoma më me furi nga këngët dhe shfaqjet revolucionare të grupeve artistike amatore; se si ngrihej peshë populli i robëruar i lagjeve të qyteteve apo i fshatrave nga shfaqjet ilegale ku kumbonte zëri i Partisë! Atje, në luftë, Partia zbuloi në sytë e të gjithëve dhe futi thellë në ndërgjegjen e masave forcën e madhe transformuese të artit në përgjithësi, të artit teatral në veçanti.
    Njëzet vjet po mbushen që kur Shqipëria e re nisi ekzistencën e vet me një flamur të madh të shpalosur – me flamurin e Partisë; që atëherë ajo qëndron kështjellë graniti me të vërtetë e lirë, qëndron me kazmën në një dorë e pushkën në tjetrën; që atëherë ajo nisi marshimin e revolucionit të ri ekonomiko-shoqëror, duke ndërtuar bazën ekonomike të socializmit dhe, krenare dhe e patundur, vazhdon luftën për ndërtimin e bazës materialo-teknike të socializmit; ajo nisi dhe vazhdon me sukses të plotë revolucionin e madh ideologjik e kulturor; ajo po thotë gjithnjë e më me forcë fjalën e saj, mendimin e saj në fushat më të ndryshme.
    Teatri ynë, pjesë e pandarë e jetës së popullit, eci në një hap më të, duke i ngjitur një nga një, me luftë në përpjekje, shkallët e jetës së re socialiste. Dhe kjo ngjau sepse njerëzit e teatrit profesionist e amator, dramaturgët etj., të lidhur ngushtë me të, luftuan, nën udhëheqjen e Partisë, me shpirt e zemër, të ndërgjegjshëm për misionin e tyre të lartë.
    Pra, lufta e Partisë, lufta e popullit, lufta e njerëzve të artit skenik e dramatik, kjo luftë e madhe, ka vënë vulën e saj në teatrin tonë dhe po kristalizon në një formë gjithnjë e më të plotë teatrin tonë kombëtar, socialist.
    Shqiptari s’ka qenë kurrë soditës i thjeshtë i jetës, imitues i verbër, skllav i kulturës së të tjerëve. Përkundrazi, ai, duke mësuar nga eksperienca e tij dhe e të tjerëve, gjithmonë ka qenë dhe, aq më tepër sot, është aktiv ndaj saj, është përpjekur dhe përpiqet të japë kontributin e tij sado modest në kulturën botërore. Kështu është puna dhe në teatrin tonë. Ne sot kemi aktorë të talentuar, kemi regjisorë e piktorë skene të zotë, kemi një dramaturgji tonën që e ushqen gjithnjë e më shumë këtë teatër. Forcat e tyre janë përqendruar me sukses dhe do të përqendrohen akoma me shumë në të ardhmen, drejt një objektivi të përbashkët, drejt pasqyrimit të jetës sonë socialiste në zhvillimin e saj revolucionar.
    Në të njëjtën kohë të bëhet zemra mal kur shikon se skena e teatrit shqiptar nuk është pronë vetëm e disa njerëzve, se në të hyjnë bijtë e talentuar të popullit, se aty është ngjitur punëtori e fshatari ynë i ri, që mishëron e pasqyron në artin skenik veçoritë e epokës së re historike!
    Kështu, teatri ynë përshkohet nga fryma e një patriotizmi të thellë socialist. Por, veç kësaj, ai, duke qenë i lidhur ngushtë me popullin e Partinë, përshkohet po aq dhe nga fryma e internacionalizmit proletar. Në skenat e Teatrit Popullor e të teatrove të tjerë profesionistë e amatorë janë vënë me talent edhe mjaft vepra të huaja përparimtare, klasike e të sotme. Duke bërë një punë serioze në këtë drejtim, artistët dhe regjisorët tanë njëkohësisht i kanë prere rrugën penetrimit të pjesëve dekadente, borgjeze e kundërrevolucionare të Perëndimit, që sot me aq zell përvetësohen dhe imitohen nga revizionistët modernë. Në këtë mënyrë, artistët dhe punonjësit e tjerë të artit skenik marrin pjesë aktive në luftën e madhe politike e ideologjike që zhvillojnë Partia dhe populli ynë kundër imperializmit, me atë të SHBA-së në krye, dhe kundër revizionizmit modern, me tradhtarët Hrushov e Tito në krye, për triumfin në çështjes fisnike të paqes, lirisë, demokracisë e socializmit në botë. Artistët tanë, ashtu siç i mëson Partia, ushqejnë veten dhe masat me idetë e pavdekshme të marksizëm-leninizmit.
    Por, natyrisht, të dashur shokë, neve të gjithëve na mbetet akoma shumë për të bërë në të gjitha fushat, pra dhe juve ju mbetet të bëni akoma më shumë për zhvillimin e mëtejshëm të teatrit tonë, që është pjesë në rëndësishme e kulturës sonë kombëtare. Prandaj kurrë të mos deheni nga sukseset, por me kurajën që na mëson Partia të shihni dhe të metat e boshllëqet, si në çështjet e realizimit skenik të veprave ashtu dhe në pasqyrimin e saktë e të drejtë, në frymë kurdoherë revolucionare, të realitetit në dramaturgji. Sepse çështja e artit është nga çështjet më të vështira e të komplikuara. Edhe kërkesat e masave ndaj tij janë rritur e rriten vazhdimisht në përputhje me ngritjen e nivelit të tyre të gjithanshëm.
    Teatri, në përgjithësi, është kultivues i ndërgjegjes së masave. Teatri ynë, në veçanti, është kultivues i ndërgjegjes revolucionare të tyre; ai ka për mision të ndihmojë në formimin e forcimin e saj, në brumosjen e njerëzve me vetitë e moralit komunist. Ai duhet të pasqyrojë jetën në zhvillim, ndryshimet që ndodhin në shoqëri, aspiratat dhe luftën e popullit. Teatri, si çdo art tjetër yni i realizmit socialist, duhet të marrë pjesë në këtë luftë, duke i ushqyer masat me vijën e Partisë, me idetë e marksizëm-leninizmit, të edukojë patriotë të vërtetë e internacionalistë, njerëz me shpirt të madh, luftëtarë të patrembur për kauzën e popullit. Pra, teatri duhet të jetë shkollë e masave, kurse artisti frymëzues i tyre i dashur.
    Por për të qenë kështu është e nevojshme që në radhë të parë artistët, regjisorët, dramaturgët të vënë në jetë, me forcë gjithnjë e më të madhe, vijën e Partisë, të njohin sa më mirë realitetin dhe estetikën marksiste, të pajisen me dituri të gjera. Dhe burimi i kësaj diturie janë populli, jeta dhe librat. Të gjithë artistët e mëdhenj
    i kanë pasur rrënjët te populli, kanë qenë të lidhur ngushtë me të dhe kanë mësuar nga gjenia e tij në pashtershme, nga kritikat e vërejtjet e tij; të gjithë ata kanë pasur miq të tyre më të ngushtë popullin dhe librin. Modestia, shkrirja me popullin dhe etja për dituri e kulturë janë, ashtu si për çdo punonjës tjetër, nga vetitë më të çmuara të një artisti të vërtetë.
    Në të njëjtën kohë artistët, aktori apo regjisori, janë njerëz krijues. Ata duhet të fusin në rolet apo shfaqjet “të tyren”, ta ngrenë realitetin në art me forcë krijuese dhe sa më emocionuese, se vetëm kështu heronjtë dhe rrethanat tipike do të paraqiten në zhvillimin e vet sa më të plota, dinamike, revolucionare. Por kjo arrihet duke bërë përpjekje për t’u ngritur sa më shumë në vazhdimisht nga ana profesionale. Nuk mjafton të jesh i talentuar për një çështje; talenti mund të shpërthejë me vrull vetëm po të mbështetet nga studimi e puna këmbëngulëse, ndryshe venitet e fishket.
    Aktorët, regjisorët, piktorët e skenës, dramaturgët, kritikët etj., përbëjnë një detashment monolit. Ata janë të lidhur midis tyre në mënyrë të tillë që pa njëri-tjetrin s’bëjnë dot. Interesi i artit teatral, interesi i popullit, kërkon që në këtë detashment të sundojë sa më shumë motoja: “Një për të gjithë, të gjithë për një”. Lavdia e atdheut, lavdia e artit, lavdia e kolektivit dhe ajo e individit janë një dhe të pandara. Prandaj është e nevojshme që midis aktorëve, regjisorëve, dramaturgëve etj., të sundojë kurdoherë ndjenja e harmonisë, e ndihmës reciproke dhe e kritikës parimore shoqërore.
    Kjo do të ndihmojë që arti ynë teatral të përparojë me shpejtësi.
    Të dashur shokë e shoqe,
    Teatri Popullor në këtë jubile sheh rrugën e tij të lavdishme 20-vjeçare, sheh dhe detyrat e mëdha që i dalin përpara. Ai është pionier i teatrit tonë të ri, ai ka mësuar të tjerët dhe ka mësuar nga të tjerët, ai i ka dhënë shumë popullit, por akoma më shumë duhet në do t’i japë në të ardhmen.
    Le të bëhet teatri ynë gjithnjë më i afërt dhe i kuptueshëm për popullin, le të jetë për të kurdoherë një armë e fuqishme, për të çarë përpara drejt një të ardhmeje gjithnjë e më të lumtur! Le të mbushen radhët e teatrove profesionistë me gjak të ri nga Shkolla e Lartë e Aktorëve, nga teatrot amatorë, nga bijtë e talentuar të popullit!
    Le të udhëhiqeni në punën tuaj nga motivi: sa kënaqësi i jepni popullit, sa zjarr i jepni rinisë, sa bëni për edukimin e njeriut të ri. Si kurdoherë do të gjeni shpërblimin e madh të punës suaj te dashuria e pakufishme e popullit tonë heroik dhe e Partisë sonë të lavdishme për ju.
    Dalçi kurdoherë faqebardhë në misionin tuaj aq të bukur dhe fisnik!
    Enver Hoxha
    Botuar për herë të parë në gazetën “Zëri i popullit”, Nr. 130 (4912), 31 maj 1964.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*