Prag lufte mes SHBA dhe Rusisë?

September 26, 2015 21:19

Prag lufte mes SHBA dhe Rusisë?

Shtetet e Bashkuara po bëhen gati për një luftë të mundshme me Rusinë me fushëbeteje, vendet Baltike. Siç shkruan gazeta gjermane Deutsche Wirtschafts Nachrichten “stërvitjet ushtarake të NATO-s në rajon  kishin si qëllim përgatitjen e disa skenareve kundërpërgjigjës  ushtarakë”.

Ajo që po planifikon SHBA është një luftë hibride, një kombinim i dergimit të trupave të posacme, e protestave masive dhe sulmeve kibernetike ndaj pikave më të rëndësishme të infrastrukturës. Konflikti në Ukrainë është përdorur nga amerikanët si katalizator për më shumë përgatitje. Moska është akuzuar si nga Kievi ashtu dhe Perendimi se ka përkrahur rebelet në rajonet Donjeck dhe Lugansk. Prej krizës së Ukrainës, të gjitha stërvitjet ushtarake të NATO-s u përqendruan në kundërpërgjigjen ndaj Rusisë, nëse ajo pushton rajonin baltik.

Sipas gazetës Gjermane, “rreziku rus” është përdorur si një justifikim për shtimin e shpenzimeve ushtarake në vendet lindore, anëtare të NATO-s dhe si arsye e zhvendosjes se trupave amerikane në Europë. Deutsche Wirtschafts Nachrichten shkruan se  janë 40 mijë ushtarë amerikanë vetëm në Gjermani, si dhe janë nisur tanke dhe artileri drejt vendeve Baltike.

Në fillim të këtij muaji Shtetet e Bashkuara dërguan dy dronë Mq1 Predator dhe 70 trupa në Letoni për një stërvitje ushtarake. Në maj, Lituania, Letonia dhe Estonia së bashku kërkuan vendosjen e bazave të përhershme ushtarake, duke pretenduar se Rusia është në gjendje t’i pushtojë brenda katër orësh nga dhënia e urdhërit për sulm. Moska u kundërpërgjigj duke thënë se një lëvizje e tillë do të binte ndesh me Aktin Themelues të vitit 1997 mes NATO-s dhe Rusisë.

September 26, 2015 21:19
Komento

1 Koment

  1. hajdari September 26, 23:47

    Si shume po i kruhet b…tha ketyre vendeve “demokratike”! Me sa duket e kane harruar parashikimin e Einstein qe tha se lufta e katert boterore do te behet me gure e shkopinj…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*