Pragmatizmi, ky vrasës real i çdo ideje intelektuale!

May 16, 2017 10:43

Pragmatizmi, ky vrasës real i çdo ideje intelektuale!

Nga Ilir Paja


Citimi profetik i mëposhtëm se ç’është shteti dhe administrata e tij e jep qartë fatin dhe vlerën reale të botës intelektuale sot tek ne. Pra, kemi: “ Sikur një ditë të vetme insitucionet të mos punojnë, cilido vend do shkonte të nesërmen në revolucion.” Sipas E.Fromm. Për detaj, sot administrata e shtetit numëron njëqind e dhjetë mijë nëpunës.Mbi këtë kontekst duke marrë shkas dhe nga vetë ngjarjet para zgjedhore, të cilat lindën shumë interpretime mes tyre , dhe roli i jetës, dhe botës intelektuale do përpiqemi të japim tablonë e fatit të këtij njeriu sot. I gjendur mes tyre, pra intelektualëve, ku pjesa më e madhe e administratës së shtetit përbëhet nga mësimdhënia, vij si mijëra kolegë të mi të dijedhënies, jo pak të artit dhe vetë të jetuarit me ide.

Në këtë realitet kemi përtej librit i cili sot preket vetëm si të jetë një “kronikë” më e zgjeruar se një lajm, gjithçka tjetër është heshtje…kemi zë, zhurmë, ulërimë, opinione, debate, këmbime fjalësh të çdo regjistri gjuhësor. Por kurrsesi atë që na mungon. Jetën e ideve. Kur cituam më lart mendimin filozofik të Frommit shpjegojmë dhe pamundësinë e opozitës për të prekur dy botë, si republikën ashtu dhe përfundimisht humbur egon politike për të ngritur një karakter njerëzor në atë revolucionar. Për të qenë historikë revolucionar kupton qëllim të dyfishtë. E para të përmbysësh një formë qeverisje me dhunë, e cila shoqërohet me përmbysjen dhe të sistemit që e mbajti.

Në rastin tonë Rilindjen s’po e mban ende asgjë në pushtet përveç një rotacioni politik. Kur jemi ende pa reformën më jetike për të gjitha të drejtat e pushtetit, drejtësinë. Nëse ka vend për frymë “revolucionare” tek ne ky mbetet vetëm realizimi Vettingut. Këtu nis dhe mbaron çdo lloj republike pas saj!

Duke iu rikthyer temës mbi jetën intelektuale tani të shohim gjendjen e saj sot. Po japim sipas filozofit francez R.Aron tri modelet e intelektualit në tri shtete. Në Angli çdo mendim politik është bashkëkohës me realitetin. Në Francë intelektualët përjetojnë deri keqardhje revolucionare për çdo padrejtësi kudo, por e shoqërojnë shpëtimin me ngacmimin e ndjesive artistike. Ku virtytin e ngrenë në madhështi. Ndërsa në Amerikë intelektuali respekton thellësisht kushtetutën. Vlerëson çdo prirje për shkencën dhe aftësitë njerëzore. Dhe nuk pyet shumë për kundërshtitë e ideve.

Po t’i shohim të tria kategoritë do kuptojmë se më i lidhur në fatin e kombit është ai francez. Sepse gjithçka ia kërkon shtetit ta zgjidhë. Nga kjo pikëpamje duket se shoqëria jonë duket e gjitha “intelektuale”…Sepse çdo gjë ia kërkon po shtetit dhe ai ka detyrimin nëse gjithçka shkon mirë, ndreqet ose prishet. Kështu ai nis kur përjeton “vetmi” idesh debatin e madh me shtetin. Bëhet kritizer. Akuzon. Intervistohet me prirjen për të përcjellë tek publiku njeriun që mungon, shenjtorin e kryqëzuar, por që s’merr përsipër heroizmin e shpëtimtarit. Arsyeja është e thjeshtë. Duke ia kërkuar gjithçka shtetit vetë ai pret disa “zgjidhje”. Të cilat nga një realitet kaq i varfër shërbehen me të mira materiale.

Kështu pas këtij çasti intelektuali ynë nis “revolucionin” e tij të vogël duke e realizuar këtë proces nga një jetë komode, që ka kohë t’i lejojë të ndjejë për botën dhembje deri Prometeu. Dhe kështu ai bëhet optimist. Por shoqëria s’fle…Kur ai mendon se po ndryshon diçka me idetë e tij nis gabimi tij. gabim që na shpjegon: “ Ata mendojnë për njeriun, por s’kanë ligjshmërinë e të bekuarit të qëllimit të tyre. Sepse gjithçka i mbetet zemëratës gojore dhe jo një veprimtarie të vërtetë.” Ndaj të gjithëve ne na tërheqin debatet. Shkrimet. Ngacmimet mes njëri-tjetrit. Jo rrallë deri vetë përplasjet e tyre. Nga kjo gjendje popullit i krijohet ideja e një shprese se kjo përballje do trondisë rezidencat e pushtetit duke i dhënë zgjidhje pak nga pak. E cila merr trajta morali. Por që idetë dhe pragmatizmi jetojnë në kohësi të largëta dramatikisht.

Shpesh dëgjojmë se askush sot s’ka kohë për shumë gjëra. Jemi dëshmitarë të fjalorit të jetës së përditshme. Pragamatizmi e shuan cigaren në tavllën e intelektualit kur aty brenda ndoshta sapo një ide u vetë dogj dhe hiri mbetur nuk e ngriti këtë njeri si një mrekulli lirie…Sepse në shoqëritë me liri duhet bashkësi njerëzore për të krijuar  diçka të jashtëzakonshme.

   Po të lexojmë dhe rilexojmë letrën e Kadaresë e cila ishte e thjeshtë, por e rëndë sikur të ishte marrë nga “mali” ku sot gurë të tillë ngrenë lodhshëm Sizifët tanë intelektualë, guri Kadaresë mund të jetë po nga ai mal, por mban peshën e të gjithë gurëve të historisë sizifiane post diktaturë dhe nuk e ngre. As e ul. Sepse ai nuk lëviz nga lartësia e një drejtësie të rrallë. Dhe ky është talenti dhe në mendim. I pa ndryshuar kurrë për vetëdijen e fatit tonë europian.

Përtej çdo kundërshtie tipike e jona plot nihilizëm duke zhvarrosur debate dhe pa krijuar të reja, intelektualit tonë i mbetet bashkëkohësia e një mendimi unik. Do mjaftonte një “kushtetutë” e të një ideje të vetme siç pritet integrimi dhe çdo cifël kundërshtish do tretej qoftë si kripë ose sheqer…

Duke parë se konflikti politik i opozitës i afroi intelektualët deri diku, ata duhet të krijojnë realitete idesh jo utopike para ngjarjeve të tilla. Mjafton pjesëmarrja dhe pse partiake e figurave të spikatura nga jeta publike do ta nderonte Kuvendin e Shqipërisë. Të gjithë jemi dëshmitarë se jeta parlamentare e këtij 10 vjeçari nuk afron shumë liri intelektuale. Nga ky boshllëk sipas Aron kemi: “ Gjithkush që futet në lojëra të tilla dhe lakmon përfitime është i prirur ta turbullojë republikën vetëm në kënaqje të ambicies së tij dhe të hakmerret ndaj kundërshtarëve sado pak dhe fatlumë.” Shpjegimi është i qartë. Ne s’po themi se Rilindja është ri ideal, as ideali i vetëm. Madje vetë ky koncept përjeton jo pak dhe pas utopizmin. Siç ka brenda pragamatizmin. Ndaj mendojmë se tani jemi të qartë se; një shtet partiak krijoi një administratë nën mesataren e një shkollimi. Ku dija ishte mundimi më i madh për t’u kapërcyer. Duke gjetur zgjidhjen në egërsinë e pragmatizmit. Këtu nis dhe mbaron jeta dhe bota intelektuale e së paku një pjese të administratës. E cila u krijua në vite si trofe pushteti nga para dhe pas zgjedhor.

Nëse njeriu shqiptar sot do kishte kohë dhe për veten ai do kuptonte se të punësuarit në administratë nuk është shteti që duam, por pafuqia e tij e qëllimtë, mendojeni vetë një ditë shqiptare pa mjekë, mësues, policë, ushtarak, qoftë deri dhe një roje ose pasrtuese insitucionesh…!

Por ( si sintezë)  dhe pse përpjekjet nuk po mungojnë pragmatizmi ynë është si kolonizator. E vlerëson idenë dhe intelektualin si të ishte blerës skllevërish…sa larg është vetëdija revolucionare…Sepse niveli primitiv i ekzistencës njerëzore mbetet ai i varfërisë. Sipas Frommit. Ndaj njeriu intelektual sot është shumë në vetëdije, por një dobësi nga lodhja dhe shfrytëzimi i papaguar i pragamatizmit!.. ( Vijon…)

May 16, 2017 10:43
Komento

3 Komente

  1. o May 16, 17:32

    Kaq të dëshpëruar jeni për analiza, sa publikoni të tilla mediokritete? Çfarë e shtyn njeriun të shkruajë të tilla gomarllëqe? Dijedhënës?? Zot ki mëshirë!

    Reply to this comment
  2. autori. June 4, 12:44

    Së pari: leximi nuk është mediokritet. Së dyti: Me shumë vite në shtyp s’besoj s’e shkruaj keq. Ai ose ajo që nuk pranon një shkrim ka një zgjedhje. Mos ta lexojë. Gjithçka përtej një shpjegimi të tillë mbetet etike.

    Reply to this comment
  3. autori. June 4, 12:48

    Së pari: leximi dhe mbi të gjitha qëllimi për të shprehur mendim nuk është mediokritet. Së dyti: Me shumë vite në shtyp s’besoj s’e shkruaj keq. Ai ose ajo që nuk pranon një shkrim ka një zgjedhje. Mos ta lexojë. Gjithçka përtej një shpjegimi të tillë mbetet etike.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*