Pragndeshja Skënderbeu-Kukësi, fitorja për objetivat e sezonit

February 6, 2016 14:33

Pragndeshja Skënderbeu-Kukësi, fitorja për objetivat e sezonit

Skënderbeu nuk ka asnjë fitore për këtë vit dhe të dielën në orën 13:00 do të luajë me Kukësin në takimin e javës së 20 të Superligës.

Përballja do të luhet në Korçë pa praninë e shikuesve, pasi tifozët janë përjashtuar për këtë takim nga Komisioni i Disiplinës.

Trajneri Mirel Josa, pas barazimit dhe humbjes me Vllazninë në kupë dhe kampionat kërkon reagim ndaj Kukësit.

Mirel Josa (Trajner i Skënderbeut): “Fitorja do të ishte e rëndësishme edhe pavarësisht rezultateve të arritura në Shkodër”.

Pritet që nga minuta e parë të jetë edhe përforcimi i fundit, nigeriani James. Kukësi i nisi me fitore kampionatin.

Afrimet e merkatos së Janarit dhanë rezultatat. Trajneri i Kukësit, Klodian Duro lajmëron se do të rivalizojë me kundërshtarët deri në fund.

Klodian Duro (Trajner i Kukësit): “Skënderbeu është kampion absolut i kampionatit shqiptar, por edhe Kukësi është gjithmonë rival deri në javën e fundit.”

Kukësi nuk fiton në Korçë me Skënderbeun prej 2 vitesh e gjysmë.

February 6, 2016 14:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*