Praktikat 1-vjeçare për mësuesit e rinj, si ndahen 1500 kuotat e 2018-s

March 6, 2018 17:28

Praktikat 1-vjeçare për mësuesit e rinj, si ndahen 1500 kuotat e 2018-s

Rreth 1500 mësues të diplomuar gjatë viteve të fundit do të ndjekin përgjatë 2018-ës praktikën profesionale 1-vjeçare pranë shkollave të arsimit parauniversitar. Sipas planit të përcaktuar, mësuesit do të ndjekin praktikën profesionale në sistemin arsimor parauniversitar për periudhën 1 janar-15 qershor, si dhe për periudhën 15 shtator-31 dhjetor 2018.

Numri i praktikantëve për kryerjen e praktikës profesionale me kontratë të përkohshme është i specifikuar sipas njësive arsimore vendore, së bashku me afatin kohor se kur duhet të paraqiten për të ndjekur praktikën. Në vijim të shkrimit gjeni të detajuar ndarjen e plotë të kuotave të praktikës të aprovuar për secilën drejtori arsimore në vend.

“Praktikantët gjatë periudhës së kryerjes së praktikës profesionale përfitojnë çdo muaj nga punëdhënësi (njësitë arsimore vendore) pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, në emër të punëdhënësit dhe të punëmarrësit në masën 27.9 për qind. Njësitë arsimore vendore (drejtoritë arsimore rajonale dhe zyrat arsimore) gjatë periudhës për kryerjen e praktikës profesionale duhet të realizojnë çdo muaj pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në emër të punëdhënësit në masën 16.7 për qind, si dhe në emër të punëmarrësit në masën 11.2 për qind të përllogaritur”, saktësohet në vendim.

Masa mujore e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore përllogaritet mbi pagën minimale mujore 24 000 lekë.

Ndarja e plotë e kuotave për të gjitha drejtoritë arsimore të vendit  

p.k/dita 

March 6, 2018 17:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*