Pranë strofkës së ariut Rus (Pjesa II)

Elton Xhanari * March 11, 2014 19:52

Pranë strofkës së ariut Rus (Pjesa II)

Krimea_UshtarKriza ukrainase është zhvendosur tashmë në një teatër tjetër. Jo më në “Sheshin Pavarësia” të Kievit por në gadishullin e Krimesë, në jug-perëndim të vendit. Forca të armatosura, të paidentifikuara zyrtarisht, pa grada apo shenja të tjera qëndisura në uniformë, morën kontrollin e territorit që prej 27 shkurtit të shkuar. Flamuj rus u valëvitën mbi të gjitha institucionet e “Republikës Autonome të Krimesë”, e cila udhëhiqet befas nga një farë Sergey Valeryevich Aksyonov, 43 vjeçar me një të kaluar në forcat ushtarake ruse dhe në biznesin e trafikut të cigareve, i vetë-emëruar Kryeministër i Krimesë pasi zaptoi Parlamentin lokal me Kallashnikov ndër duar.

Të dielën e ardhshme do zhvillohet një referendum për t’iu bashkuar Rusisë, ndërkohë që sot Parlamenti votoi pro pavarësisë së rajonit. Por do ishte pothuajse naive të diskutohej ana juridike e kronikës politike në Krime. Gadishulli është nën kontrollin ushtarak rus, të gjithë e dinë që burrat me kapuç të zi, me fytyra të maskuara dhe të armatosur rëndë janë komando rus edhe për thjesht faktin se janë tepër të disiplinuar për të qënë një forcë “vetëmbrojtjeje”. Me një hipokrizi tallëse post-sovjetike, ministri i jashtëm rus Lavrov deklaroi se nuk i njihte ata ushtarë pa uniformë, se “ndoshta ishin filorusë” kushedi se si të grupuar (dhe armatosur) në mbrojtje nga sulmet e “fashistëve” që pale nga vijnë. Pra një ushtri e askujt e grumbulluar për të shpëtuar etninë ruse nga një armik fantazmë.

E vërteta është më brutale. Vladimir Putin përfitoi nga vakumi i pushtetit në Ukrainë për të pushtuar gadishullin e Krimesë pa shtënë asnjë plumb. Rasti ishte tepër i volitshëm. Shumica e popullatës është ruse (60%), dhe pothuajse të gjithë banorët janë rusofonë (90%). Askujt nuk i interesonte gjakderdhja: as Ukrainës në mes të një grushti shteti dhe as Bashkimit Europian në mes të një krize identiteti. Referendumi i 16 marsit do jetë një gjethe fiku mbi një vendim të programuar deri në detaje në Moskë dhe të zbatuar me mjeshtëri në territorin më strategjik të Detit të Zi.

Në thelb Rusia është një perandori, gjithmonë ka qënë e tillë, edhe pse në krye ka patur Zar, diktatorë komunistë apo presidentë pseudo-demokratikë. Nëse biem dakort mbi këtë aspekt atëherë zhvillimet në Krime fillojnë dhe qartësohen sepse historia nuk ka njohur ndonjë perandori të lirojë territore. Tendenca ka qënë gjithmonë zgjerimi i kufijve, pushtimi, rritja e influencës.

Shumë shpejt Krimeja do jetë pjesë e Federatës Ruse. Ky është një fakt dhe askush nuk e ndalon dot më rrjedhën e ngjarjeve në gadishull. Një copë toke të një Shteti do kalojë poshtë sundimit të një tjetri. Lajmi i mirë është se nuk është derdhur asnjë pikë gjak. Lajmi i keq është se ligjet, procedurat, dhe institucionet e së drejtës ndërkombëtare degradohen dhe heshtin përpara armëve. Për ata që ëndërronin se pas rënies së Murit të Berlinit kishte “shpërthyer paqja” erdhi koha që të zgjohen.

* PhD – E Drejta Kushtetuese Italiane dhe Europiane – Verona.

Shkruajini autorit në [email protected]

Elton Xhanari * March 11, 2014 19:52
Komento

9 Komente

  1. loni March 11, 23:08

    keshtu eshte kur hapesh [DELETED] apo do qe te mbrohesh me [DELETED] e te tjereve sic eshte pershembull ukrahina qe priste mbas grushtit te shtetit ta mbrohnte amerika,qe tani po rri poshte tavolines se mos gjen ndonje zgjidhje diplomatike,keshtu beri edhe me shqiperine duke na thene shkaterroni armet sovjetike dhe kineze nuk keni ce doni ushtrine etj budalliqe dhe na lane vetem me pushka druri qe po te vij ndonje pushtues ne jemi si ata jetimet pa nene dhe babe,ti lejne [DELETED] ca qe thojne na mbrone natoja se jane fllucka sapuni keto idjotsira,edhe me ukrahinen keshtu beri amerika,ti derozoje armet berthamore tek rusi se garant per kufirin e saj dalin kombet e bashkuara bashke me ameriken dhe britanine,po ku jane sote!perse nuk i mbrojne kufinjte e premtuar?sepse dashnorja nuk mbahet me [DELETED] e tjetrit por me [DELETED] e tua,ishalla nuk e kemi rrisk se e hengrem sa krahu,se amerika do rri duke e denuar pushtuesin me fraksjone ekonomike qe nuk fuksionon.ukrahina tani te rri e te paguaj budalliqet e amerikes,un besoj se amerika ka per te humbur edhe alasken qe ruset ja kan dhene me qera qe ne kohen e carit dhe kontrata mbaron se shpejti,as atehere nuk ka per te folur amerika si lepra qe jane kur behet fjale per nje shtet rival ushtarak berthamor sic jane kafshet ruse.

    Reply to this comment
  2. Ilir March 12, 13:51

    RUSIA NUK KA TE DREJTE TE ANEKSOJE GADISHULLIN E KRIMESE, SE NDRYSHE TE NDAHET EDHE AI ME DYSH E LE TE MARRE GJYSMEN UKRAHINA E GJYSMEN RUSIA.

    NE KRIME VETEM 55% E POPULLSISE ESHTE RUSE, PJESA TJETER JANE UKRAHINAS E TURQ (TARTAR), TE CILET NUK DUAN TE SHKOJNE ME MUZHIKET E RUSISE.

    Reply to this comment
    • adrian March 14, 15:54

      Ajo pune ka mbaruar Rusia po i merr te gjitha pjeset rusfoles dhe do te krijoje nje federat Ruse me shtetet e varfera te azise.do te behet superfuqi.evropa dhe bota nuk kane fuqi ta ndalojne. Keshtu bene dhe me luften e pare boteroare ndane Shqiperine e zhduken Maqedonine ne 1913 me qellim te kenaqim te interesuarit mos shkojme ne lufte boteroare dhe ajo erdhi mbas 2 vitesh 1914.Historia perseritet nuk e di kush do te kete fatin te behet viktime kete radhe . ariu eshte mbarsur dhe i erdhi koha te linde situata boterore eshte e tille.

      Reply to this comment
  3. Sinani March 17, 22:03

    Artikulli i kopjuar mire, por ne shqiptaret Carit i themi Car dhe jo Zar! Ndryshe do ta quajme autorin [DELETED]!

    Reply to this comment
  4. libre albedrio March 18, 00:05

    Te lutem, Sinan, na sill edhe linkun nga eshte kopjuar se s’na ze gjumi. Qenke lodh shume ta gjesh dhe na e posto edhe ne injoranteve, shkoji deri ne fund tashti se s’ka lezet. Ndryshe mos keput brockulla ne hava pas kompjuterit.

    Reply to this comment
  5. nastradinhoxha March 18, 14:47

    PUSHTIMI I KRIMESE ESHTE NJESOJ SI UZURPIMI I HUNGARISE NE 1956 DHE I CEKOSLLOVAKISE NE 1968.

    Vetem se Putini dhe Rusia e tij e sotme nuk eshte si ARIU Rus i Brezhnjevit vite me pare, sepse i kane rene dhembet nga degjenerimi total i sistemit ekonomik komunist ne te gjithe republikat ish komuniste satelite te BRSS.

    Prandaj ne kete sens edhe llafet demagogjike te Llavrovit per krahasime te Krimese me Kosoven dhe Bosnjen jane tejet mashtruese dhe te liga sepse:

    NE KOSOVE DHE BOSNJE PATI GENOCID TOTAL KUNDER POPULLSISE VENDASE.

    Si mund te krahasohet Kosova me Krimene, kur dihet se vandalinjte, tartaret e Krimese u deportuan me force ne Siberi dhe u masakruan dhe dhune te papare nga Stalini dhe xhelatet e tij bplshevike komuniste ne vitin 1944 para se te mbaronte Lufta e Dyte Boterore? Nga ana tjeter ruset ne Krime jane kollovare ne Krime dhe kryesisht paraqesin specialiste te marines ushtarake dhe familjet e tyre te bazave ruse ne Detin e Zi, si edhe plot agjente te KGB-se Famekeqe, prandaj si mund t’i besohet votes se tyre, akoma me shume kur REFERENDUMI komunist si ato te Sali Berishes ne Shqypni u zhvillua ne pranine e Ushtrise se Putinit?
    Ne kete sens krahasimi i Kosoves, por edhe i Bosnjes me Krimene eshte ne rastin me te lehte nje LAJTHITJE komunistesh qe duan te mbulojne grabitjet e tyre gjakatare me propagande bolshevile, sic vepruan ne Hungari ne vitin 1956, sic vepruan ne Cekosllovaki ne vitin 1968, sic vepruan ne Poloni dhe Gjermanine Lindore ne vitin 1989 deri sa e pane qe e kishin davane te humbur me Perendimin.
    Tani per kete grabitje te re alla Putin do te duhet pak kohe perseri qe te kuptojne te VERTETEN.

    Reply to this comment
  6. P.A.B March 19, 20:52

    Ariu Rus duket se po e merr Krimene, te presim sa te qetsohen dallget dhe te shohim c’vjen me pas.

    Reply to this comment
  7. ardjan March 23, 21:39

    si nuk i kuptoni Gjerat si funksionojne ne Occidente dhe ne SHBA.
    Europa dhe America jane “Pleçte te menqur”, e dine kur eshte koha per Pace ashtu edhe per Lufte; Gjeja me veshtire per njeriun (ne ket raste edhe per shtetet) eshte dallimi i kohes, njohja e koherave. Ketyne te dyve nuk ju mungon ditunia e njohjes se kohes.
    pastaj ne Rusi vendoset gjerat perpara nga diktatori Putin e pastaj behet pranimi i tyre, d.m.th e pranojne te gjithe dhe e bertasin te gjithe; kurse me Sh.B.A dhe Europen, do e vendosin te gjithe dhe do ta bertasin te gjithe, pastaj e njofton vetem njeri.
    pastaj ka Metode per me marre vendime: Politica vendos, kurse forzat e armatosura veprojne, e kthejne vendimin ne veper.
    Tjeter eshte parlamenti Europian, e tjeter eshte Natoja.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*