Pranga 23 vjeçarit, kërcënoi me armë zjarri një femër

November 17, 2017 09:44

Pranga 23 vjeçarit, kërcënoi me armë zjarri një femër

Një person ka rënë në prangat e policisë, pasi ka kërcënuar një femër me armë zjarri.

I arrestuari është Ladjon Bruçi, 23 vjeç, banues në Burrel.

Bruçi ishte shpallur në kërkim pasi me datë 13.07.2017  në bashkëpunim me Xh.B, në vendin e quajtur “Kthesa e Sanës”, Burrel, kanë kërcënuar me armë zjarri një femër me inicialet  F.T.

Mësohet se me datë 17.07.2017, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur ndalimin e menjëhershëm të tij për veprat penale “Kanosje” kryer në bashkëpunim, “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 84, 25, 278/1 të Kodit Penal.

November 17, 2017 09:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*