Pranga 32-vjecarit, goditi me mjete të forta xhaxhain e kushëririn

Redaksia Online July 3, 2013 10:31

Pranga 32-vjecarit, goditi me mjete të forta xhaxhain e kushëririn

Konflikti për pronën ka sjellë një tjetër ngjarje të rëndë në rrethin e Elbasan, me pasojë plagosjen e dy personave. Ngjarja u shënua në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Deshiran në komunën Grekan. Sipas policisë, babë e bir janë goditur disa herë me sende të forta nga i afërmi i tyre Ilir Zdrava 32-vjec.

Mësohet se ky i fundit është konfliktuar me xhaxhain e tij 71-vjecar E.Zdrava dhe me kushëririn B.Zdrava 33-vjec, një konflikt që vijonte prej disa kohësh dhe ka kulmuar sot me plagosjen e babë e bir nga 32- vjecari. P

Policia dhe dëshmitarë në vendngjarje kanë bërë të ditur se sherri mes dy palëve, të të njëjtit fis vijonte prej disa kohësh për një sipërfaqe toke, për shkak të ligjit 7501. Policia ka vënë në pranga 32-vjecarin Ilir Zdrava.

Redaksia Online July 3, 2013 10:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*