Pranga 34-vjeçarit shqiptar, shpërndarësi i kokainës me cilësi tepër të lartë

May 9, 2016 10:09

Pranga 34-vjeçarit shqiptar, shpërndarësi i kokainës me cilësi tepër të lartë

Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në rajonin Trebaseleghe, afër Treviso. Në pranga ka rënë Redian Denizi, i njohur si një nga shpërndarësit më të mëdhenj të kokainës në këtë zonë.

Ai kishte modifikuar makinën e tij për të fshehur lëndën narkotike. Malli që ai shiste ishte i cilësisë më të lartë. Kanë qenë vetë banorët e zonës që kanë raportuar në polici për lëvizjet e dyshimta të 34-vjeçarit shqiptar.

Kështu policët italianë u veshën civilë dhe kërkuan të merrnin kokainë tek shqiptari. Rediani iu doli policëve me 300 gr kokainë. Autoritetet janë të habitur se si shqiptari kishte shpëtuar nga “syri” i tyre, ndërsa dyshohet se është një nga shpërndarësit më të mëdhenj. Policia tani ka nisur kontrollin e telefonit të tij, për të parë të gjitha thirrjet hyrëse dhe dalëse si dhe për të zbuluar grupin.

May 9, 2016 10:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*