Pranga shoferit që shkaktoi aksidentin me 7 të plagosur në Elbasan

November 17, 2017 09:58

Pranga shoferit që shkaktoi aksidentin me 7 të plagosur në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar shoferin e furgonit që shkaktoi aksident me pasojë plagosjen e 7 personave.

Të lënduarit fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa u përfshinë në një aksident në aksin rrugor Elbasan – Peqin në fshatin Bishqem, ku një furgon përplasi një kamioçinë .

Në pranga ra Françesko Beqiri, 37 vjeç banues në Peqin.

Arrestimi i tij, u bë pasi, në aksin rrugor Elbasan – Peqin në fshatin Bishqem duke drejtuar mjetin tip furgon taksi me targa AB 656 T, është përplasur me mjetin tip kamioçinë  me targa AA 991 IH që drejtohej nga D.M., 38 vjeç banues në fshatin Pajovë Peqin

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

November 17, 2017 09:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*