Pranga vajzës e të arratisuri nga burgjet shqiptare, masakruan çiftin grek

May 9, 2014 08:35

Pranga vajzës e të arratisuri nga burgjet shqiptare, masakruan çiftin grek

Një shqiptare 25 vjeçe u arrestua në Greqi sepse kishte marrë pjesë në një vrasje të dyfishtë në zonën e Pireut. Vajza ishte pjesë e një rrjeti prej 3 shqiptarësh që kishin shkuar te menaxherët e shtëpive që lëshoheshin me qera, për të kërkuar apartament dhe pasi hynë me forcë brenda, i grabitën dhe i vranë. Më konkretisht shqiptarja 25 vjeçe, emri i së cilës nuk bëhet ende i ditur nga mediet greke, u arrestua për vrasjen e një burri 63 vjeç dhe të shoqes 60-vjeçare, ngjarje kjo e ndodhur në Pire më 13 gusht të vitit 2012. Bashkë me vajzën në pranga ra edhe 2 shqiptarë, ku njëri rezulton i arratisur nga burgu në Shqipëri, ku ishte dënuar për drogë.  Vrasja e çiftit ka ndodhur mesditës e 13 gushtit të 2 viteve më parë, ku mendohet se fillimisht shqiptarët kishin vrarë një person tjetër dhe më pas shkuan në apartamentin ku jetonin të moshuarit. Departamenti i Krimeve kundër Jetës në Atika tha se 60-vjeçarja u gjet në një apartament në katin e 3-të të shtëpisë së banimit, ku jetonte me burrin e saj, ndërsa 63-vjeçari u gjet pa jetë në një apartament, në katin e 2-të, i cili ishte me qira. Viktimat kishin dëmtime me thikë, ndërsa banesa ku kishin jetuar ishte rrëmujë, çka tregonte sipas ekspertëve se para vrasjeve shqiptarët kanë kontrolluat për para dhe sende me vlerë. Siç u bë e ditur nga Policia Greke, viktimat administonin ndërtesën, ku mblidhnin qeratë. Tri shqiptarët kishin vizituar viktimat e tyre përpara vrasjes, ndërsa truri i bandës që besohet se është 35-vjeçari i arratisur nga burgu, kishte falsifikuar disa firma dhe kontrata, për të devijuar hetimet e policisë. Ndërkaq, autoritetet greke po plotësojnë procedurat për ekstradimin e shqiptarit, pasi kërkohet nga Interpoli për arratisje nga burgu.

May 9, 2014 08:35
Komento

1 Koment

  1. Dardan Lekdushi August 4, 20:09

    Dënimi duhet të jetë maximal për të gjithë kriminelët,vrasësit,vjedhësit dhe cilindo që kryen vepër penale…Sidomos dënim kapital ose burgim i përjetshëm për ata që,ndërsa vjedhin,kryejnë edhe vrasje…marrin jetë njerzish të pafajshëm…Ligji mbi të gjitha dhe gjithçka…Përndryshe do kemi më shumë hajdutë,dhe kriminelë në këtë vend se sa njerëz të ndershëm…Dhe,nuk do vonojë klur të përmbysin kushtetutën,rendin dhe ligjin…!Nuk jam i pari që e them këtë,e di,por dikur shteti ligjor duhet të funksionojë…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*