Prangoset në zyrë drejtori i Hipotekës së Shkodrës

September 25, 2018 17:20

Prangoset në zyrë drejtori i Hipotekës së Shkodrës

Policia ka arrestuar ditën e sotme drejtorin e Hipotekës së Shkodrës, Zamir Leka teksa ndodhej në zyrat e Hipotekës.

Arrestimi i tij vjen me urdhër të Prokurorisë, pasi Leka akuzohet për çështje korruptive gjatë kohës që drejtonte Hipotekën e Shkodrës.

Zamir Leka u emërua me 18 janar të këtij viti si drejtor i Hipotekës dhe pas 8 muajsh në atë pozicion, policia dhe prokuroria e arrestojnë.

Bashkë me të sipas burimeve është arrestuar edhe shtetasja Frida Mirashi, punonjëse e hipotekës së Shkodrës.

l.h/ dita

September 25, 2018 17:20
Komento

4 Komente

  1. Plaku Xhuxhumaku September 25, 18:38

    Ky qeka ai derr-peshku i madh qe po prisnim te arrestohej? Haha…

    Reply to this comment
  2. Thanasi qe ta plasi September 25, 18:48

    Ore kur do kaloni andej nga Agjencia e Pronave. Nuk ke shans te marresh kompensimin po nuk u dhe atyre 20%. Ta kerkoje duke te pare ne kakerdhok te syrit dhe nuk u dridhet qerpiku fare.

    Reply to this comment
  3. Adih September 25, 19:53

    Turpi i botes . Perpara ketij drejtori duhet te harrestohen te gjithe keta kryeminstra ,te ketij tranzicioni post komunist ,qe shkelin kushtetuten dhe vjedhin , si pronat e privateve ,po ashtu trojet shteterore .Mos harrojme edhe deri tek deputeti me i ri ne pardhamentin e leshit shqiptar,qe shefat e tyre ,i kane vene ne rresht per nje , e i bejne rreshtore edhe ne gjume ,po te duan ,.Turp e sarkazem bashke .
    Ai qe do me kundershtoje ,,ta mari miresine, e te dali nje here nga bregdeti e te beje nje xhuro ,e te shikoje ????. Me ate sebeb , mer dhe ajer te paster ,jodi.

    Reply to this comment
  4. Perkthyesi September 25, 21:46

    Mos arrestimi i ish kryekomunareve te fshatrave afer Tiranes, ngelet paradoksi me i madh! Vini re, ai i Petreles, Ylli Kupi, i Berzhites Genc Drita, i Kasharit Besnik Fucia dhe ai i Farkes kane bere namin, dhe tani i gezohen “mundit dhe djerses” qe kane derdhur per te “miren” e komuniteteve perkatese! Turp e faqe e zeze, c’te thuash tjeter?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim