Universitetet, Dhori Kule: Maturantët të mos nxitohen, fazat 48 orëshe, problematike

September 3, 2018 18:58

Universitetet, Dhori Kule: Maturantët të mos nxitohen, fazat 48 orëshe, problematike

Në fazën e tretë të raundit të parë studentët vijojnë regjistrimin në degët e dala fitues. Deri me tani në fakultetin e Ekonomisë janë regjistruar 400 veta. Nga 1200 kuota që janë në total, duke lenë kështu 800 vende bosh për maturantët që duan të ndjekin studimet në këtë fakultet.

Dekani i fakultetit ekonomik, Dhori Kule në njw intervistë për Report Tv thotë se procedura me faza 48 orëshe për regjistrimin e degëve, sjell panik te maturantët. “Duke qenë se procedurat janë në faza 48-orëshe, një procedurë problematike që në themel krijon panik, studentëve u hiqet e drejta të regjistrohen pas 48 orëve, u fshihet emri nga lista. Heqja është e padrejtë dhe nuk ndodh e njëjta gjë me universitete jopublike, kurse këta të shtetit ikin. Ky është një problem i udhëzimit“, thotë Dekani i Fakultetit Ekonomik Dhori Kule.

Dekani Kule këshillon maturantët që të mos nxitohen në regjistrimin e degëve.

“Unë dua t’i siguroj studentëve se në degën e biznesit nëse kanë 840 pikë, të rrinë pa merak se do t’u vijë radha, të presin”, vijoi Kule.

Dekani Kule shtoi se fakulteti i Ekonomisë do të shtojë kuotat nëse studentet do të jenë më tepër në numër. Ndërkohë, studentët  kanë vijuar regjistrimet në degët fituese. Raundi i parë i fazave 48 orëshe përfundon më 12 shtator.

o.j/dita

September 3, 2018 18:58
Komento

2 Komente

  1. Agim September 3, 19:49

    Ne intervisten Live ne Report Tv, Dekani Kule nenvizoi se edhe ne deget e tjera Ekonomiks, Finance, Informatike Ekonomike ka vende te lira dhe se ne degen e Ekonomiksit niveli i pranimeve shkon deri ne 840 pike. Pra dhe maturantet qe synojne keto dege duhet te jene te duruar se do tju vije radha dhe te mos nxitohen duke u rregjistruar ne dege qe ata nuk i kane ne preferencat e para te tyre.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*