Pranimi i 20 emigrantëve eritreas, zv/ministrja: Kur priten të vijnë dhe ku do të qëndrojnë

September 3, 2018 14:46

Pranimi i 20 emigrantëve eritreas, zv/ministrja: Kur priten të vijnë dhe ku do të qëndrojnë

Zv/ ministrja e Brendshme, Rovena Voda ka sqaruar në studion e lajmeve në News 24 mënyrën se si do të bëhet procesi i marrjes së 20 emigrantëve nga Eritrea, që momentalisht janë të bllokuar në Itali.

E pyetur për datën se kur do të vijnë në Shqipëri, Voda ka thënë se ende nuk ka një datë zyrtare.

“Ka pasur një diskutim edhe brenda Unionit dhe Italisë, ende nuk ka një ditë zyrtare, por ka një procedurë të caktuar. Ne jemi gati t’i presim ata. Për shkak të ligjeve në Itali e rregullores së Dublinit, emigrantët do t’i nënshtrohen një procedure, pyetësori. Shpresoj që shpejt t’i marrim”, është shprehur ajo.

Voda ka bërë të ditur se akoma nuk dihet nëse emigrantët eritreas e kanë përfunduar intervistimin, por ajo cilësoi se Ministria e Brendshme është në pritje.

E pyetur rreth vendit se ku do të qëndrojnë emigrantët pasi të vijnë, ajo ka thënë:

“Ne kemi qendrën kombëtare pritëse të azilkërkuesve, që ka një numër të madh shtretërish, por kemi dhe qendra të tjera. Në jug, Kakavijë, Shkodër, Gjirokastër, afër Tiranës, pra për asistencë jemi munduar dhe falë organizatave ndërkombëtare të përballojmë flukset migratore. Për këta 20, në planin e masave kjo situatë na gjen të përgatitur shumë mirë. Kemi vendosur të ruajmë një standard të Konventës, si asistencë në procesin e transferimit, intervistimit, apo dhe asistencës sanitare.”

s.a/dita

September 3, 2018 14:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*