Pranimi i emigrantëve, Bushati sqaron vendimin

August 27, 2018 11:13

Pranimi i emigrantëve, Bushati sqaron vendimin

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati në një intervistë për BBC në emisionin Neëshour flet për vendimin e qeverisë shqiptare për të marrë emigrantët nga Eritrea të cilët ndodhen në brigjet italiane.

Ministri Bushati sqaron se “Shqipëria për asnjë moment nuk e sheh krizën e refugjatëve si mënyrë për të përparuar me procesin e integrimit në BE. Procesi ynë – vijon ai, bazohet në rregulla dhe parime të tjera.

Duke iu referuar rastit, Bushati sqaron se kemi të bëjmë me jetë njerëzish, qofshin këto eritreas apo evropianë. Kjo është një krizë masive dhe asnjë vend evropian nuk e përballon dot vetëm”.

Intervista e plotë e Ministrit Bushati:

BBC: Pse pranoi Shqipëria të marrë disa nga emigrantët nga Eritrea? Nuk është anëtare e BE-së, por aspiron të bëhet e tillë

Bushati: Është një vendim që e kemi bërë tashmë publik, pas diskutimeve të gjata me autoritetet italiane, të cilat na kërkuan mbështetje në këto përpjekje. Gjithashtu, përputhet me qëndrimin e Shqipërisë katër vite më parë, kur nisi kriza e refugjatëve, sipas të cilit të gjitha vendet e Europës, pavarësisht nëse janë pjesë e BE-së apo jo, duhet të kontribuojnë disi në tejkalimin e krizës, sepse kriza e emigrimit është një krizë evropiane, ndaj kërkon përgjigje evropiane.

BBC: Kuptova gjithashtu se kjo që po ndodh sot ju kujton atë që ka ndodhur me shqiptarët më shumë se 20 vite më parë.

Bushati: Është e vërtetë. Kur regjimi komunist ishte duke rënë, shumë shqiptarë u larguan nga vendi, për shkak të arsyeve politike, por kryesisht ekonomike. Nuk duhet ta harrojmë historinë tonë të 2-3 dekadave më parë. Ky ishte një tjetër faktor motivues.

BBC: Dhe kjo histori përfshinte Italinë që pranoi shqiptarët që donin të largoheshin nga vendi.

Bushati: Po, Italia po na shpëtonte. Shumë shqiptarë u pranuan prej saj gjatë atyre kohëve dramatike. Tani është radha jonë që të kontribuojmë në këtë proces. E di shumë mirë, sepse ka pasur njerëz që na kanë kritikuar. Na kanë thënë që refugjatët që po ndihmojmë nuk janë nga Italia, por nga Eritrea. Por këtu po flasim për njerëz, në radhë të parë. Ndonjëherë harrojmë që janë qenie njerëzore, dhe së dyti, kjo është një krizë masive. Asnjë vend evropian nuk e përballon dot vetëm.

BBC: A po i dërgoni kështu një mesazh edhe disa vendeve të Evropës së Veriut, të cilat kanë qenë më pak mikpritëse?

Bushati: Fatkeqësisht, e kemi parë Evropën të përçarë. Kemi parë vende jo vetëm në veri të Europës, por edhe në lindje, të cilat e kanë harruar historinë e tyre. Unë mund të kujtoj çastet e rënies së Murit të Berlinit, por edhe gjatë komunizmit ka pasur shumë njerëz nga ana lindore që i largoheshin komunizmit dhe shkonin në perëndim. Mendoj se është një mesazh edhe për BE-në, që na duhet një pikëpamje më koherente, një përgjigje më koherente për çështje kaq të rëndësishme. Edhe nga perspektiva e vendeve kandidate, siç është Shqipëria.

BBC: Shpresoni që kjo t’i bëjë vendet e BE-së ta shohin kandidaturën tuaj me sy më pozitiv?

Bushati: Nuk e shohim krizën e refugjatëve si mënyrë për të përparuar me procesin e integrimit në BE. Procesi ynë bazohet në rregulla dhe parime të tjera. Sigurisht që do të donim ta shihnim BE-në më të angazhuar me çështjet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë vendin tim. Kemi dëgjuar në të shkuarën debate për ndërtimin e kampeve të refugjatëve jashtë BE-së. Kjo do të ishte e papranueshme, sepse ne e shohim këtë si një përpjekje të përbashkët me vende të tjera të BE-së.

l.h/ dita

August 27, 2018 11:13
Komento

9 Komente

  1. info analitike August 27, 12:29

    Shoke a ju rezulton juve ndonje kerkese zyrtare per ndihme nga ana e qeverise italiane drejtuar qeverise shqiptare? A ben vaki qe cuni i Sules te genjeje, si e ka zakon, per vendime qe i merr vete kriepsikoja pa pyetur kend?
    keta duan te bejne qyfyre jo shtet!

    Reply to this comment
    • info kufoma August 27, 20:44

      Kerkesa duhej te ishte drejtuar ty o putane e perjashtuar nga bordellot. Ik more plehu blogut se nuk lexohen komentet sa shikon anusin analitik, ndonje sorre e zeze alias black swan apo ndonje Skypion te zbritut nga ultesirat e Anadollit.

      Reply to this comment
  2. Shota August 27, 14:47

    Idiot minister nuk jam kundra qe te presesh refugjat po’ kur shqiperia tè kete nje standard ekonomik sì Europa dhe kur shqiptaret te mos kerkojne me azil ne vendet e e europes o kokqepe klyshi komunisti

    Reply to this comment
  3. Xha Braho August 27, 20:47

    Bushati nje Minister dinjitoz qe Shqiperia se ka pasur kurre. Me nje gjest simbolik Shqiperia i tregon Europes se ka humbur ndjenja e humanizmit dhe se racizmi nuk eshte nje opsion per tu perballur me krizen e refugjateve. Respekt per Qeverine e Shqiperise.

    Reply to this comment
    • Dn August 29, 18:46

      Xha braho ,a nuk te duket ty pak e tepruar kjo puna e shqperise e do me u ba moral shteteve tvevropes duke marr refugjate kur vete eshte furnizuesja n1 e refugjateve ne France Duhet edhe me pasur fytyren paq kur do te tjereve me iu dhane leksion,cka nuk e kemi o xha braho.
      Ketu tregojme vetem se sa kemi qeff me u shitur se te mire jemi kur ne fakt mut jemi ne tana anet…

      Reply to this comment
  4. Dash Pacja August 27, 21:22

    Ene majtes protokollesh presidence!!!!!!!!!!!
    Hajde info analikake…..kike…….tike more tike se me shkau goja.

    Reply to this comment
  5. Lani August 27, 21:25

    Po mo xha Braho po e rrun fort Evropa nga gjesti humanist i ca e ka emrin ky…Ne Evrope shtetet e kane me tja fut njani-tjetrit kush po e nenshtron tjetrin e po preken nga gjesti human i qeverise shqiptare.Keta derra qe kane zene karriget ne Shqiperi nuk jane human me popullin e tyre po tallin bythen dhe majmen me mizerjen e shtetit tone.

    Reply to this comment
  6. Eagle August 27, 23:14

    Zagar idiot Sorrosian Masonik.Ne po na ikin djemte tane ti ben kosh plehrash Shqiperine.Asnje nuk i pranon keta afrikane sidomos te Eritreas sepse atje NUK KA LUFTE.Keta nuk duan te shkojne ushtar jane dezertor

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim