Pranohet nga Gjykata kërkesa e Prokurorisë, Aqif Rakipi i pafajshëm

March 1, 2018 12:48

Pranohet nga Gjykata kërkesa e Prokurorisë, Aqif Rakipi i pafajshëm

Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e prokurorisë për të pushuar hetimet ndaj ish-deputetit të PDIU-së, Aqif Rakipi, i cili u përfshi në një aksident me pasojë vdekjen e një shtetasi, në gusht të vitit të kaluar.

Sipas prokurorisë, e cila u bazua në dy akte ekspertimi, ish-deputeti Rakipi rezultoi i pafajshëm në atë aksident fatal për jetën e një kalimtari. Sipas ekspertëve, ndërprerja e menjëhershme e rrugës nga viktima si dhe fakti që Rakipi ka pasur një fushëpamje të kufizuar për shkak se anës rrugës kishte ndaluar furgoni nga ku zbriti viktima, e zhveshin nga përgjegjësia ish-deputetin Rakipi.

Ndërsa, sa i takon faktit që ai u largua nga vendngjarja për t’u dorëzuar në Komisariatin e Policisë nr. 2 në Tiranë, argumentohet me gjendjen e rënduar psikologjike për shkak të aksidentit. Mësohet se edhe familjarë të viktimës kanë dhënë pëlqimin e tyre, duke deklaruar se nuk kishin asnjë rezervë për hetimet si dhe ndaj ish-deputetit Rakipi.

Në këto kushte, Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e prokurorisë, duke vendosur pushimin e hetimeve ndaj Aqif Rakipit.

l.h/ dita

March 1, 2018 12:48
Komento

6 Komente

  1. ??? March 1, 13:04

    Shoferi i furgonit duhet te shkoje ne burg per kete rast, sepse nuk mund te ndalosh ne ane te rruges per te zbritur njerezit kur nuk ka sinjalistike. Te pakten keshtu te mesojne kur merr patenten.

    Reply to this comment
  2. albi March 1, 14:16

    Qifja duhet ta paraklonte furgonin e ndaluar me 5km/ore. keshtu thote kodi rrugor, dhe e thote pikerisht per keto raste! Po ta parakalonte me 5km/ore, edhe po te perplasej me kembesorin, nuk kishte shanse as ti thyente kemben.
    E bukura eshte qe 95% e shofereve as nuk e dine se ekziston ky rregull, e jo me ta zbatojne!
    Po ta besh punen si duhet, i gjen te metat qe kane te gjithe ne kete aksident.

    Reply to this comment
  3. Edi March 1, 14:22

    …dhe Qifja ja mbathi nga vend-ngjarja se ishte i pa fajshem? Ahahahaha, ja pra c’do me thene nje K\prokurore “e perkohshme”, te nxjerr te pa fajshem kur je mik me Ed Ramen…

    Reply to this comment
  4. info analitike March 1, 17:14

    vettingu vettingu. U gajasem me kete estraden e fundit te rilindjoteve.

    Reply to this comment
  5. Drejtesia do te behet,don apo nuke don prokurori i korruptuar apo gjykatesi,keta mije kenetash e mizakali. March 1, 23:45

    Prokurori qe pushoje kete aksident me pasoja humbje jete duhet te vendoset ne bangen e akuzes si abuzues me detyren qe do te thote bashkefajesi.Kryeprokuroja Marku nuke duhet ta perdhosr kete aksident,ndryshe behet sikurse Llalla bashkepuntore me krimin.Moszbatimi i rregullores se trafikut si dhe largimi nga vendi i krimit,nuke ka justifikim,pervecse perdhosje ligjesh nga fuqia e superkorruptuar e pushteteve.Mjaft eshte MJAFT.

    Reply to this comment
  6. Avni Muldaka March 2, 00:08

    Qifja nu ndaloi ne vendengjarje sepse kishte ngarkese ne makine,kishte droge safi,jo se u tremb nga nje fakir fukarai qe perpalsi.Policia vetem figuron si emer,mallkuar qofshit te gjithe qe beni poshtersiara,nje dite do pergjigjeni para zotit.(iku legeni nga vendi i ngjarjes,sistemoi ngarkesen dhe u kthye si visitor,a qife qife,ordineri).

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*