Pranoi revanshin me Klitschkon, Fury humbet titullin e IBF

December 9, 2015 17:12

Pranoi revanshin me Klitschkon, Fury humbet titullin e IBF

Boksieri britanik Tyson Fury ka humbur sot kurorën e kampionit të botës në peshat e rënda në kategorinë IBF. Drejtuesit e kësaj Federate kanë vendosur t’i heqin kurorën Fury, pasi nuk pranoi vendimin e IBF-së për të dueluar me ukrainasin Vyacheslav Glazkov, por zgjodhi të bëjë ndeshjen e revanshit me Wladimir Klitschko. Për këtë arsye, drejtuesit e IBF-së vendosën sot t’i heqin titullin kampion bote Fury në këtë kategori. Për këtë kategori, do të zhvillohet së shpejti një duel midis ukrainasit Glazkov dhe Charles Martin.

Për pasojë, nga dita e sotme Fury do të mbajë vetëm 3 nga 4 kurorat e kampionit të botës që kishte fituar në duelin me Klitschko: Ato WBO, WBA dhe IBO, ndërkohë që kurorën e kategorisë WBC e mban boksieri amerikan Deontay Wilber. Ndërsa kurora IBF tashmë është vakante dhe për këtë do të zhvillohet dueli midis Glazkov dhe Martin. Promotori i Fury, Mick Hennessy, u shpreh i zhgënjyer nga ky vendim i IBF-së, ndërkohë që Fury duhej të kishte vendosur brenda 11 dhjetorit nëse do të duelonte me Glazkov apo jo.
“Për mendimin tim, IBF-ja duhet të ketë turp nga vetja. Fillimisht na ftuan për bisedime private, të cilat i anuluan po vetë. Më pas vendosën t’i heqin titullin kampion Tyson, ndërkohë që jo çdo gjë varej prej tij, pasi kishte nje klauzole me Klitschko për një duel të dytë. Ne zhvilluam një ndeshje të madhe me Klitschko”, tha menaxheri i Fury. Ndërkohë, një tjetër boksier që mund të kërkojë titullin tashmë vakand të IBF është britaniku Anthony Joshua, brenda 12 muajve të ardhshëm. Joshua do të përballet ditën e shtunë me Dillian Whyte, ndërkohë që renditet i teti në botë në peshat e rënda.

December 9, 2015 17:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*