Pranvera që u bë dimër

Lorenzo Cremonesi February 15, 2016 23:49

Pranvera që u bë dimër

Në fillim u duk gjithçka shumë e lehtë, e lehtë për tu kuptuar, edhe për tu treguar. Një revolucion në bardh e zi, pa shumë zona gri. Madje më tepër se në Tunizi, ose në Egjipt, në Libi dalloheshin ekzaktësisht të mirët dhe të këqinjtë.

“Duam liri, barazi, fundin e diktaturës, luftë ndaj korrupsionit në rrethin e fuqishëm të miqve të Gedafit, zhdukjen e policisë sekrete, e cila persekuton deri ëndrrat tona dhe duam mundësi pune, mundësi për të udhëtuar kur dhe ku të duam ne. Me pak fjalë duam të jemi si ju, të jetojmë si ju në Europë”, – shpjegonte në 19 shkurt 2011, e gëzuar, e ekzaltuar nga idea që më në fund mund të ishte kompetente për veten e vet, Salwa Bughaighis, eksponentja karizmatike e “komitetit të avokatëve”, e cila prej dy ditësh përpiqej ti jepte një prirje politike revoltave që kishin përflakur Bengazin.

Nje personazh tërheqës dhe tragjik Salwa. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Essam al-Ghariani, ishin të palodhur. Intelektualë kurajozë dhe bujarë në shërbim të asaj që ata e quanin të drejtë, të arsyeshëm dhe të nevojshëm. Përpilonin listat e të rinjve të zhdukur në burgje, të rrëmbyer në rrugë nga skuadrat e Gedafit, përpiqeshin të krijonin një projekt me ligje provizorë për të menaxhuar boshllëkun e fuqisë së gjeneruar nga kaosi, kërkonin marrëdhënie dhe ndihmë ndërkombëtare. Në po të njëjtën kohë prisnin gazetarët e huaj, i mikprisnin në shtëpi. “Ndërtojmë Libinë e re”, thoshin duke qeshur, pavarësisht ditëve dhe netëve të pafundme me punë dhe lodhje.

Salwa Bugaighis

Salwa Bugaighis

Në 25 qershor 2014 një celulë ekstremistësh islamikë e vranë Salwan para shtëpisë së saj, me një mori plumbash të gjuajtur të gjithë në kokë. Nuk ju pëlqenin bindjet e saj laike, kontaktet me jashtë, lufta kundër velit (perçes) që duhet të vininn gratë dhe impenjimi i saj për rikthimin e shpirtit revolucionar. Ndërsa Essam-i u rrëmbye. Në Bengazi janë të gjithë të bindur që ai është torturuar dhe më pas është vrarë.

Ja vlen të kujtojmë Salwan dhe Essamin. Sakrifica e tyre mishëron më shumë se gjithçka tjetër trishtimin e revolucionit libian, për të cilin sot shumë nga vetë ish-aktivistët deklarojnë që “ishin më mirë në kohën e Gedafit”.

Por me një pyetje: Vërtet kështu duhet të mbaronte patjetër?! Përgjigjet mund të jenë të shumëfishta në një situatë që përfshin erën e re të shiitizmit të  përhapur në përballje me vlerat demokratike dhe bindja që në Lindjen e Mesme duhen “burrat e fortë” për të mbajtur nën frerë Isis, kjo deri tek optimistët e pashërueshëm që besojnë se “sidoqoftë në histori ka gjithnjë kundër-revolucione dhe duhet kohë që ndryshimet të stabilizohen dhe pranohen”.

Ajo që mund të themi tani që zhvillimet në sheshe kanë mbaruar është që shumë shpejt, – qysh në javët e para euforike dhe konfuze pas arratisjes së autoriteteve të Bengazit – “të mirët” dhe “të këqinjtë” në skenën libiane nisën të ngatërrohen dhe të përzihen. Dhe argumentet për këtë janë shumë. Të citojmë disa.

Mbi të gjitha dhuna e përhapur, paaftësia për të krijuar një strukturë ushtarake, influenca, armatimi I çuar dëm duke qëlluar në qiell kot më kot për të festuar, apo thjesht për të bërë zhurmë dhe pastaj në momentin kur ju duheshin për të luftuar armikun, nuk i kishin më. Të rinj të llastuar të gatshëm për t’i kërkuar ndihmë NATO-s kur gjendeshin në vështirësi, por nga ana tjetër po aq të gatshëm të kërcënonin dhe të përfshinin hakmarrjet e Allahut, nëse ndihma konsiderohej joefiçente dhe Gedafi rifitonte terren.

Protestat në Libi

Protestat në Libi

Kështu kërcënonin me armë gazetarët perëndimorë në mes të Marsit, kur Gedafi më në fund kishte rimbledhur ushtarët e tij (shumë prej të cilëve ishin mercenarë të paguar), që nga Sirte marshonin drejt Lindjes.

Në 19 mars avionët francezë dhe britanikë sulmuan Bengazin duke shkaktuar dhjetëra e mijëra të vdekur. Nëse nuk do të ishte Nato, revolucioni do të kishte mbaruar atë ditë. Drejtuesit e tij ishin duke ia mbathur drejt Egjiptit. Ishte e habitshme sjellja e milicisë rebele, në vend që të ndiqnin armiqtë drejt Ajdabia dhe terminalet e naftës në Brega dhe Ras Lanuf (ku sot qeveris Isis), ndalonin njerëz për djegie të mjeteve publike. Ishte përsëri e nevojshme ndërhyrja e avionëve të NATO-s për të eleminuar dhe mbetjet e grupeve të mbështetjes së regjimit, të cilët punonin për kthim mbrapa, në kundërshtim me interesat perëndimore.

E njëjta gjë ndodhi dhe gjatë pushtimit të Misuratas, përfshi dhe atë të Tripolit në gusht. Frontet e mbështetësve të Gadafit po shpërbëheshin, por rebelët nuk ishin ende në gjendje të merrnin situatën në dorë. Në Sirte, pjesa më e madhe e tyre ishte e zënë duke bastisur shtëpi private. Mjetet vinin të ngarkuara me armë dhe ktheheshin me elektroshtëpiake, mobilje dhe veshje. Linçimi i Gadafit nuk ish gjë tjetër veçse përsëritja e egër e këtyre sjelljeve. Dhe përsëri në këtë rast nëse avionët francezë nuk do të tërhiqnin raketat e destinuara për të ndaluar eskortën e njerëzve të Gadafit, me shumë gjasa rebelëve do tu kish kaluar nën hundë. Në po të njëjtën ditë disa nga rebelët mësynë në fshatin e lindjes së Gadafit dhe zhvarrosën eshtrat e nënës dhe të afërmve të tij të varrosur në një varrezë lokale.

Pas marsit ishte evidente dhe rënia e argumentave thelbësorë të propagandës revolucionare. Ju pëlqente, apo, jo Gedafi nuk ishte nga ai lloj diktatori alien, i izoluar dhe ilegjitim që përpiqeshin ta prezantonin. Krejt ndryshe. Në katër dekada qeverisje kishte ndërtuar një sistem të komplikuar paqeje mes tribuve,  grupeve të fuqisë urbane dhe aparateve administrative të Shtetit.

Masakrimi i Gedafit

Masakrimi i Gedafit

Kishte qytetarë në Libi që ende besonin tek ai dhe i frikësoheshin faktit që zhdukja e tij mund t’i varfëronte, kështu kur grupet rebele nisën ti afroheshin Sirtes, Tripolit, Bani Walidit, dhe zonave të tjera tribale të tipit, lufta nuk ishte më për lirimin e vendit, por një luftë e mirëfilltë civile. Pati pushkatime,  rrëmbime, dhunë  të çdo lloji kundër armiqve civilë.

Doli në pah në këtë kohë një tjetër karakteristikë e Libisë moderne: ndasitë e thella mes Cirenaicas arabo-islame, Tripolitanisë së përzier mes elitës laike dhe identitetit fetar dhe rrënjëve afrikane të tribuve Tuareg në jug. Rebelët ndiheshin të mbrojtur nga superioriteti në luftë i NATO-s dhe nuk hezituan të kapnin me shkelma këto identitete të ndara. Pasi çliruan Mizuratën,  sulmuan qendrat urbane të banuara nga afrikanë, nuk hezituan të aplikonin spastrimin etnik, mes të cilëve 100 mijë rezidentë të Tawargha, duke i vrarë, i vunë zjarrin shtëpive të tyre, i detyruan t’ia mbathnin në masë drejt Saharasë.

Në klimën arrogante të fitoreve, të paguara të gjitha me një çmim të ulët, rebelët patën mirësinë të mos shkatërronin puset dhe impiantet energjitike. Si filo-Gedafët, po ashtu dhe luftëtarët e revolucionit ishin të vetëdijshëm që e ardhmja ekonomike qëndronte në ato burime. Por ishte vetëm një nga të paktat pika në favor të tyre. Në vazhdim nuk ditën të përpunonin kompromiset dhe paktin social të nevojshme për të ndarë të mirat ekonomike. Po ta mendosh mirë, arsyet në fund të fundit janë të njëjtat me ato që minuan procedurat e brendshme të rënies së Gedafit: ishte një revolucion i asistuar nga lart, garantuar nga ombrella NATO. Mungoi procesi i përzgjedhjes natyrale të drejtuesve të tij, që shoqëron lëvizjet sociale të këtij lloji. Fakti që praktikisht të gjitha frontet dhe brigadat tribale dhe rajonale nuk u mundën lehtësoi lulëzimin e një morie interesash lokale, shpesh divergjente dhe deri tek të papërputhshme me njëri- tjetrin.

Në kohët e Gedafit fuqia ishte vetëm në duart e tij. Fuqia ishte totale, pavarësisht propagandës që thoshte të kundërtën. Sot fragmentarizimi i fuqisë politike dhe ushtrisë është dëshpërues. Dhe nga kjo “rënie e Shtetit”, përfiton Isis.

 

******

Corriere della Sera – Përktheu DITA

 

 

 

 

 

 

Lorenzo Cremonesi February 15, 2016 23:49
Komento

3 Komente

  1. Mollosi February 15, 21:57

    Demokracia nuk eshte per arabet. Ata jane te pashkolluar dhe te prapambetur, prandaj per ta eshte me e mire diktatura. Perendimi gabon kur mendon se ai popull mund te demokratizohet.

    Reply to this comment
    • gani USA February 15, 22:47

      Demokracia o Mollos eshte vetem kopertura per pazaret e amerikaneve.
      Babezia e tyre per dollare ka shkaktuar tragjedite e sotme qe po trondisin globin

      Reply to this comment
  2. Arben February 16, 08:56

    NAFTEN E KETYRE VENDEVE QE DERI ME PARE E “HANIN” EDHE QYTETARET E THJESHTE, TANI E HA BABA AMERIKANI TE GJITHE PER VETE.

    KY ESHTE THELBI I KETYRE POEZIVE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*