Pranverë në tetor, meterologia: Termometri mbetet në vlera të larta

October 13, 2018 19:10

Pranverë në tetor, meterologia: Termometri mbetet në vlera të larta

Tetorit po i vjen fundi, por termometri vijon të shënojë vlera të ngjashme me ato të stinës së pranverës. E njëjta situatë do të vijojë, ndërsa meterologët e shërbimit “Meteoalb” parashikojnë se vjeshta do mbyllet me temperatura me të larta se normalja.

Mot pranveror pritet të përjetojmë edhe javën që vjen. Ndonëse shërbimi “Meteoalb” parashikon një rënie të lehtë të temperaturave duke filluar nga dita e diele, meterologia Lajda Porja thotë se vlerat e termometrit do të vijojnë të mbeten të larta.

“Sjell një rënie 1-2 gradë dhe në zona të veçanta 3 gradë. Kjo rënie do jetë më e thkesuar në fakt në vlerat maksimale. Nga maksimalja që është shënuar 2-9-30, pritet që të zbresim në vlerën 25-26 gradë.”, tha për ABC News Lajda Porja r shërbimit “Meteoalb

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të dominojnë territorin e vendit tonë ndryshe nga sa pritet të ndodhë në vendet fqinje.

“Në fakt pritet që nga dita e hënë të kemi zhvillimin e një minstuhie tropikale në Siçili, pra duke përfshirë të gjithë jugun e Italisë, e cila do të sjellë erë të fuqishme hërë pas here dhe rebeshe apo shira të konsiderueshëm, por sërish Shqipëria mbetet në periferi të saj. Nuk është se do të kemi një ndikim shumë të madh. Ditët e fundit të tetorit pritet që të na dsjellin edhe reshje ne territor.”

Vjeshta, parashikon meterologia Lajda Porja, do të mbyllet me temperatuara më të larta se normalja.

 

v.l/Dita

October 13, 2018 19:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*