Prapa patetikës së zotit president

March 21, 2019 23:33

Prapa patetikës së zotit president

 

Nga Çapajev Gjokutaj

Presidenti i Republikës, z Ilir Meta, ka bërë dje një deklaratë emergjence. Ka thenë se, për të zgjidhur krizën aktuale, është gati të dorëhiqet nga posti i lartë.

Si të mos mjaftonte kjo, ne vazhdim e ka rritur temperaturën e ligjërimit dhe ka hyrë në zonat e patetikës kur ka deklaruar se, për të shmangur instalimin e juntës ushtarake është gati të vetësakrifikohet si Salavtor Alende.

Është e vështirë të gjesh se përse zoti president  folur për juntë ushtarake. Mos vallë shërbimet inteligjente e kanë njoftuar për përgatitje klandestine të një puçi nga ndonjë grup ushtarakësh të lartë?

Apo junta ushtarake ka hyrë në kumtim si një bashkëshoqërim automatik. Me një fjalë, me që përmendi Salvador Alenden, mekanikisht i ka ardhur në gjuhë sintagma ‘juntë ushtarake’.

Gjithsesi deklarata e presidentit ia arriti  të tërhiqte vëmendjen e mediave prestigjioze botërore. S’do mend që u bë fokus i rëndësishëm  edhe në mediat tona, madje nxiti edhe një varg leximesh, njeri më i ndryshëm se tjetri.

Deklarata ishte në tone emergjence, interpretonte një palë, nga që synonte të tërhiqte vëmendjen e ndërkombëtarëve, aq të interesuar për stabilitetin në rajonin tonë të trazuar.

Përmendja e Alendes dhe e juntës ushtarake, thoshte një interpretim tjetër, nuk është e rastit. Do lexuar si një pakënaqësi ndaj ShBA-ve që deri tani s’e aprovojnë që s’e aprovojnë lënien e mandateve nga opzita dhe ngjan se janë në anën e qeverisë.

Nuk e ka as me postin e as me ndërkombëtarët, thoshte një lexim i tretë. Doli e deklaroi se deputetë legjitim në parlament janë vetëm 82 vetë. Kjo e bën parlamentin të pamjaftueshëm për të vazhduar procedurat e reformës në drejtësi. Nuk u ofrua të negocionte dorëheqjen a, larg qoftë, vetësakrifikimin, shtonte ky lexim. Thjesht, përdor krizën e mandateve për të negociuar dhe vonuar reformën në drejtësi.

Tha se vetëm 82 deputetë janë të ligjshëm, shtonte një palë tjetër, në mënyrë që të ofrojë një bazë për një  kompromis të ardhshëm  mes maxhorancës dhe opozitës së vetpërjashtuar. Me që deputetët e rinj janë shtuar në mënyrë të paligjshme, mund të synohet ndonjë marrëveshje e tipit: qeveria lëshon, opozita kthehet në parlament se vendet s’janë zënë.

Pati edhe lexime të tjera, por unë e kam vështirë të gjej se cili është më pranë të vërtetës.  Gjithsesi tonet patetike të deklaratës, me ndeshje dhemb për dhemb kundër juntës dhe me vetësakrifikim sublim, më kujtuan  parimin se liderët politikë nuk para bëhen patetikë nga malli, por nga halli.

Gjithashtu më kujtuan se diku kam lexuar që liderët në Ballkan bëjnë çmos që të ngjajnë me heronj legjendarë. Harrojnë se legjendat dhe përrallat fillojnë me frazën ‘na ish njëherë’.

March 21, 2019 23:33
Komento

4 Komente

  1. Arben hoxha March 22, 17:56

    Meqe riformatimit te sistemit gjyqesor po i afrohet fundi politikanet me halle po behen gati tja mbathin me pretekst per motive politike jashte Shtetit

    Reply to this comment
  2. s.g. March 23, 17:10

    Reforma në drejtësi po bënë efekt të madh në mos tjetër psiqik te ata që kanë mizën mbas veshit u ka futë ethet në barkë po nëse vepron konkretisht ka për tu rritur numri i kërkesave për azyle politike

    Reply to this comment
  3. Adih March 25, 15:05

    Eshte dhene urdher nga Amerika ,qe keta duhet te investigohen me regorizitet kur te kalojne kufirin shqiptar . Nuk eshte e lehte per te gjithe kata anti shqiptare hajdute e anti zhvillim.
    Per ju te dy o komentues te mesiperm . Rrini te qete ,jane mare masat.

    Reply to this comment
  4. PIRDHSESHFRYHESH March 25, 17:03

    like ..nxirr nje here parate e vjedhura ketij populli e pastaj shko per lesh me soj e sorrollop

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*