Pse erdhi Patriarku Kirill në Tiranë?

May 1, 2018 07:25

Pse erdhi Patriarku Kirill në Tiranë?

 

Bardhyl Hazizaj

Pas vizitës së bujshme të kreut të Kishës ruse në Tiranë ditët e fundit, nuk janë të paktë ata që mendojnë se në Ballkan filloi Kryqëzata nga njerëzit e fesë në mbështetje të politikës! Në këtë aspekt vizita e klerikut të lartë rus ka ngjallur diskutime dhe pse jo edhe dyshime.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe.

Në Ballkan përplasen interesa të shumta të Perëndimit e të Lindjes. Këtë e dinë mirë si ballkanasit që jetojnë në trojet e tyre ashtu edhe të huajt të cilët përpiqen të përfitojnë nga situata. Politikanë dhe diplomatë europianë e shohin me frikë rritjen e prezencës turke në Ballkan dhe i ruhen ndikimit turko-mysliman, duke argumentuar se Turqia ka synime perandorake! Fakti që Kosova dhe Bosnje-Hercegovina fituan pavarësinë i frikëson shumë ideologët ortodoksë. Ndërsa  shqiptarët janë të ndarë në disa shtete në Ballkan, por edhe të përçarë mestyre, forcohet lidhja e serbëve  me sllavët si ajo Rusi-Rumani-Serbi-Mal i Zi-Bosnje Hercegovine-Adriatik. Po forcohet çdo ditë e më shumë lidhja Serbi-Greqi. Funksionon fuqishëm trekëndshi  Beograd – Moskë – Paris.

Vizitat e krerëve të Vatikanit janë vlerësuar nga ortodoksët si rritje e ekspansionit katolik në Shqipëri, po kështu shihet me xhelozi përpjekja për të rritur ndikimin e Turqisë . Pas vizitave të Papa Gjon Palit më 25 Prill 1993 dhe vizitës së Papa Françeskut më 19 shtator 2014, duket se u rrit xhelozia e ortodoksëve të cilët erdhën t’u kujtojnë shqiptarëve orgjinën ortodokse !

Në këtë kontekst shihet edhe vizita tre ditore në Shqipëri (28-30 prill 2018) e Patriarkut të kishës Ortodokse Ruse, Kirill, për të na kujtuar orgjinën ortodokse. Të mos harrojmë se nga të gjithë personalitetet ruse që kanë qëndruar më gjatë në Shqipëri, pas Nikita Hrushovit rreth gjashtëdhjetë vjet më parë në Tiranë, kjo vjen e dyta. Patriarku rus u prit me nderimet më të larta jo vetëm nga kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Hirësia e tij Janullatos, por edhe nga krerët më të partë të shtetit, nga Presidenti dhe Kryeministri, ndërsa Tirana “u blindua”, sikurse raportuan mediat.

***

Dihet se feja qeverisi popujt në shekuj me sekretin e Zotit, “çdo gjë që bën njeriu në tokë e sheh Zoti në qiell” etj. Zoti u identifikua me frikën dhe u përdor si kërbaç! Por ndërhyrja e feve në politikë, sa herë ndodh, ka pasur si synim t’i hedhë benzinë zjarrit në vend që të qetësojë situatën.

Akoma edhe pas 100 e ca vjetësh nga themelimi i shtetit shqiptar ka ideologë perëndimorë që e trajtojnë Shqipërinë si vend mysliman! Vizitat e shpeshta të përfaqësuesëve të lartë të shteteve europiane në Tiranë, sipas disa analistëve tregon se ideologët europianë janë me mendimin se : “Nuk duhet të lejohet të ekzistojë një vend islamik në zemër të Europës”. Të jetë kjo arsyeja thelbësore pse vonohet integrimi i Shqipërisë në BE?

Në vijën e parë të kësaj ideologjie janë: Rusia, Franca, Anglia që thuhet apo lihet të nënkuptohet se mbeshtesin hapur hegjemonizmin serb me qëllim që të pengojnë influencen gjermane dhe turke në Ballkan. Sikur nuk e dinë këto fuqi se çfarë luftërash, gjakderdhjesh dhe fatkeqësish ka sjellë Serbia në Ballkan, për Europën e më gjerë.

Më 1999 kur shpërtheu konflikti në Kosovë  vetëm SHBA-ja ishte e para që e mori seriozisht këtë  aksion për çlirimin e Kosovës, pasi një pjesë e madhe e vendeve, madje  dhe anëtare të NATO-s, mbështesnin hapur dhe fshehur Serbinë për të ruajtur interesat e tyre ekonomike. Në vijën e parë kundër ishte Greqia, Italia, Rusia etj.

Le t’u referohemi disa fakteve të njohura ose pak të njohura.

Rusia ka armatosur ushtrinë serbe me sistem raketash S-300 dhe me avion gjuajtës e bombardues Mig-29.Serbia mbështet të gjitha nismat e Rusisë në të gjitha aktivitetet ndërkombëtare. Ushtria e Serbisë ka blerë material dhe teknikë ushtarake me qëllim  modernizimin ushtarak e 14 llojeve të armëve, sidomos të tankeve T-72, automjete , shtrete për raketën “Sumadija” me rreze veprimi 300 kilometra, sistemi raketor “Aleksandar”, pushkë modulare 6,50 milimetra, platforma tokësore pa ekuipazh “Miloš”, automjete të blinduar “miloš”, sistemi raketor vetëlëvizës “Paksars”, sistemi shumëgrykësh “Oganj 2”, automjeti komandues për sistemin raketor “Alas” të cilët në fushën e luftës quhen përbindsha .Më këtë armatim Serbia bëhet fuqi më e fortë ushtarake në rajon: Ushtria serbe ka më shumë tanke se Franca! Armatosja e Serbisë mundet të çojë deri në një luftë në Ballkan, ndoshta një luftë evropiane! Ky ishte përfundimi i një raport për qëllimet e Departamentit të Shtetit dhe SHBA  nga analistët të CIA-s në mars 2017.

Rusia ishte dhe është kundër pranimit në NATO të Serbisë e Malit të Zi. Ekspertë të ndryshëm rusë theksojnë se nafta ruse do të luajë një rol të pazëvendësueshëm që të mbajë larg Serbinë nga diktati europian e amerikan dhe të konsolidohej më tej lidhja  e vjetër ortodokse Moskë-Beograd-Athinë. Po kërkohen forma të reja të bashkimit sllav. Duke shfrytëzuar marrëdhëniet jo të mira mes Turqisë dhe Greqisë, Turqisë dhe BE, Turqisë e Rusisë, Greqisë e Shqipërisë lind nevoja e një boshti ortodoks.

Lëvizjet e tanishme në Europë e në botë rusët i konsiderojnë si dëshmi të forcimit të aspiratave të njerëzve për bashkim mbi një bazë etnike ose fetare dhe ky proces nuk do t’iu shpëtojë sllavëve. Zytarë e diplomatë dhe kleri rus mendojnë se e ardhmja e  popujve sllavë qëndron tek bashkimi i tyre. Aktivitetet e ardhshme do të kenë organizatorë jo vetëm kishën ortodokse ruse, por edhe disa organe shtetërore ruse. Boshti kryesor si deri më tani do të jetë Moskë-Beograd-Athinë.

***

Politikanë dhe ideologë serbë, si dhe strategët serbomëdhenj po bëjnë zhurmë të madhe në botë për idenë e “rrezikut të krijimit të një shteti islamik i cili do të shtrihet nga Sarajeva deri në Stamboll ku do të përfshihet Bosnje Hercegovina, Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Traka e deri në Egje.

Kjo “alibi banale” lindi në rrethanat kur Turqia ka pushtuar tregjet dhe bankat në Ballkan. Sipas disa politikanëve: “Ballkani është një kënetë ku mundet të ndërhyjë kushdo”. Nga Historia dihet se përleshjet mes islamikëve dhe ortodoksëve kanë më shumë se 500 ose 1000 vjet. Sllobodan Millosheviqi në 600 vjetorin e Betejës së Fushë Kosovës hodhi parrullën “Svi srbiu jednoj drzavi (të gjithë serbët në një shtet)”. Inteligjenca serbe është e përfshirë nga shovinizmi. Për serbët civilizimi botëror është i huaj, pasi ata duan të groposin mendimin filozofik të Platonit, Arisotelit, Agustinit e ato të kohëve moderrne.

A ekziston rreziku i Fondamentalizmit, (islamik apo sllav) në Ballkan? Le t’i referohemi Europës. Në shekullin e 18-19 në Poloni u forcua tmerrësisht katolicizmi dhe pse ishte nën presionin rus. Po kështu katolicizmi në Irlandën e Veriut me protestantët në Angli. Po kështu ortodoksia në Serbi, Bullgari, Greqi, edhe pse ishin nën sundimin Osman, kur u largua Turqia nuk pati ndonjë ortodoksi të madhe. Prandaj kjo tregon se në Ballkan mbretëronë patriotizmi nacional territorial dhe jo fondamentalizmi mysliman. Gjakderdhjen dhe luftën e radikalizuan njerëzit e indoktrinuar dhe politikat, ku klerikët herë hapur dhe herë fshehur kanë qenë në ballë.

Në fund të Luftës së Dytë Botërore shtete të ndryshme përqafuan komunizmin, por nuk u bënë të gjithë ortodoksë. Edhe vetë Serbia nuk është e gjitha ortodokse edhe pse popullohet nga disa popullsi ortodokse, po kështu edhe Franca nuk është e gjitha katolike, as Anglia nuk është e gjitha protestante. Përkatësia fetare është çështje private e qytetarëve. Pavarësisht këtyre nacionalizmave, në Ballkan mendohet dhe po punohet me vendosmëri që të zbatohet plani perëndimor dhe ai amerikan.

Lobi serb vepron si një grusht i vetëm duke patur mbështetjen dhe përkrahjen e hapur të Rusisë e të disa shteteve të tjera, ndërsa lobi shqiptar nuk e ka këtë unitet. Jo vetëm në SHBA por edhe shfaqja në Bruksel ku para disa ditësh anuluan veprimtarinë për Skënderbeun!

***

Sot jemi në një situatë që duhet të na verë në mendime. Po të flasim me termat ushtarakë, komandantit të mirë, të aftë, inteligjent i duhet të bëjë kalimin e vijës së frontit e grupeve ose njerëzve në prapavijë të armikut! Gjatë organizimit të mbrojtjes, komandantit i lind (nevoja) domosdoshëria të hedhë (të kalojë) në prapavijë të armikut një pjesë të forcave dhe në këtë mënyrë ia ul presionin armikut në frontin e rregullt.

A thua që vizitat e hierarkëve të lartë të kishave kanë ardhur me këtë mision?

Nga arti ushtarak dihet se forcat që do të kalojnë në prpavijë të armikut, nuk duhet të jenë më të mëdha se ato që do të zhvillojnë luftime në front. Kjo varet nga situatat dhe mundësia. Megjithatë çdo komandant duhet të llogarisë se edhe kundërshtari, armiku, mundet të veprojë në të njëjtën mënyrë dhe të hedhë në prapavijë të mbrojtjes reparte ose grupe njerëzish me të njëjtin qëllim!

Nuk është më sekret se shtete e shërbime të fshehta të shteteve të ndryshme të Ballkanit ose jo të Ballkanit  bashkëpunojnë në kurriz të të tjerëve  e sidomos të shqiptarëve.

May 1, 2018 07:25
Komento

25 Komente

  1. Syri i Shkodres May 1, 12:33

    Ne ndihme te tyre Ruseve dhe serbeve eshte edhe PD-ja e Saliut dhe Lulit e Nokes dhe te tjereve! Ish spiune te serbeve edhe sot jane ne mbeshtetje te Saliut! Tradhetare te interesave shqiptare! Si eshte e mundur qe shqiptaret e ndershem nuk e dine se kush eshte Salehu dhe PD! PD duhet te shkrihet dhe jo te shuhet dalngadale sic po ndodh aktualisht! Te shkrihet kjo parti serbe berishiane biberziane!

    Reply to this comment
    • Fidel Kastro May 1, 14:33

      Pershendetje syri i Shkodres, une jam syri i Tepelenes , per hir te te vertetave historike lidhjet me serbet i ka pasur partia e punes me xhaxhin Enver, Dihet boterisht qe Enveri u vu ne krye te Partise komuniste te Shqiperise me bekimin e Dushan Mugoshes e Miladin Popoviçit . Kjo lidhje vazhdoi edhe gjate diktatures por ne menyre te kamufluar. Ja vlen te theksohet fakti se te gjithe te arratisuri qe kalonin ne Jugosllavi Tito i kthente mbrapsht, te njenjten gje bente dhe xhaxhi Enver.. Qe te jemi te besueshem duhet te jemi te drejte dhe serioz per at qe themi, Tashti ne pushtet jane bijte e diktatures dhe kuptohet qe lidhjet me serbet i kane per zemer, megjithate une pa fakte nuk mund te shpreh. asgje,

      Reply to this comment
  2. BAKJA May 1, 12:51

    E ke qare o Bardhi kete analize te çuditeshme e te pazgjidhur deri me sot nga vendet anetare te Ballkanit!Uroj te os jete shkrimi i pare i Juaji si analist ushtarak ku pas detajeve te dhena ne analizen e detajuar s’ka me armik qe na mund e qe te jete i pa zbuluar ne qellimet e verteta!Shkruaje edhe ne gjuhe te tjera se ndoshta NATO ka nevoje per te tille analiza!Nje gje nuk kuptova qe Ne ç’hyjme ne kete mesele kur dihet qe ne qiellin na e rruan Italia,vendin e popullin Ameriqia e detin Turqia!S’ka vrime nga te hyje Serbia o Bardh mavria edhe sikur te doje Rusia!Ke harruar ndoshta pa dashje nje gje tejet te rendesishme qe ne aderojme ne aleancen ushtarake qe quhet NATO e per rrjedhoje n.q.se sulmohet ndonje anetar i saj per nje ore jane ne teritorin tone te gjithe trupat e saj nga ajri,uji e toka!Uroj qe mos te jesh frikacak dhe nese je i tille fli i qete se si Serbia dhe Rasia na rruajne menderen deri sa kemi e na ka daje Sami ne patronazh!Me siguri zoterote do te disponosh ndonje kopje nga “Arti Ushtarak Popullor”!

    Reply to this comment
  3. ateist May 1, 14:16

    Kirilli erdhi te uroje Janullatosin qe i ka ngulur me mire kthetrat e Greqise ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  4. intelektuali May 1, 14:24

    Pse erdhi Patriarku i Rusise?

    Nuk ka nevoje ta psgoje me dacibao te gjate enveristi Bardhyl Hazizaj,

    sepse:

    Kete e dine edhe kalamajte e rruges qe Patriarku Kirill:

    ERDHI NE SHQYPNI QE TE TREMBE PERENDIMIN SI “GOGOL” I PUTINIT

    Reply to this comment
  5. Kapedani May 1, 14:36

    Ik or trap analize koti nuk ndodh asgje nuk ka asnje rrezik rreziku me madh eshte turqia qe do te kthej perandorin osmane ne ballkan i pjerdhur nga trute

    Reply to this comment
  6. MIR May 1, 14:39

    Patriarku i nderuar Kirill eshte nje perfaqesues i nderuar i ortodoksise boterore. Ai ne Shqiperi erdhi i ftuar nga Anastas Janullatos, foli per fene e dha mesazhe paqeje.
    Ato qe perpiqen te mashtrojne se kjo vizite behej per arsye politike jane armiq te paqes dhe sherbetore te nje politike aspak dinjitoze.
    Shqiperia njihet per zakonin e bukur te mikpritjes, pra kjo pyetje “Pse erdhi Patriarku Kirill ne Tirane” edhe pse ne shqip, nuk eshte pyetje e shqiptareve.
    Shqiptaret mikprites nuk e pyesin mikun pse erdhi, ai vjen si mik e iken si mik.

    Reply to this comment
    • intelektuali May 1, 16:15

      Si “MIK” erdhi edhe MURTAJA bolshevike ne vitin e zi 1944 kur Enveri i hapi portat e Shqypnise gjere e gjate per agjentet e KGB-se se Stalinit sic jane te gjithe prifterinjte e tij qe i veshi me raso pasi kishte vrare dhe asgjesuar te gjithe kleriket ne Rusine Cariste,

      prandaj:

      PAQJA O “MIR” NUK VJEN ME RASO KGB-JE

      Reply to this comment
      • MIR May 1, 17:28

        KGB ka 27 vjet qe eshte shperbere, nga viti 1991 me dekret te presidentit BorisYeltsin. Sot Rusia ka sherbimin e vet inteligjent (FSB) ashtu si shtete tjera.

        Reply to this comment
        • intelektuali May 1, 18:39

          Ore ti cuni i Berjes po me ke tallesh ti more karagjoz, apo je nga ambasada ruse ne Tirane? Ja lexoje ketu me poshte se cfare shkruan Wikipedia qe ta mbyllesh squpin e sovjetikut ne Shqypni:

          “…Shërbimet e fshehta sovjetike janë përgjegjëse për vdekjen e mijëra njerëzve te pafajshem në Bashkimin Sovjetik që konsideroheshin anëtarë të opozitës ose ishin etiketuar me pare si “Armiq të Popullit”.

          KGB -ja u komprometua, kur shefi, gjenerali Vladimir Kryuchkov , përdori informacion sekret nga KGB-ja për të ndihmuar puçin në Moskë, në gusht 1991 në përpjekje te spiuneve dhe komunisteve fanatike për të rrëzuar Presidentin legjitim Mikhail Gorbachov . Më 22 gusht 1991, gjenerali Kruchkov u arrestua dhe u zevendesua nga gjenerali Vadim Bakatin ishte në krye të KGB-së deri ne shpërbërjen e kesaj Organizate Famekeqe. Por KGB-ja pushoi së ekzistuari zyrtarisht më 4 dhjetor 1991 dhe faktikisht shpërndahet në sektorë të ndryshem: Byroja e Sigurimit të Brendshëm të Bashkimit Sovjetik qe u quajt FSB, Shërbimi Qendror i Inteligjencës qe u quajt BKP, dhe Shërbimi Policor Kufitar etj. Agjencitë tjera te spiunazhit dolen në dritë në vitin 1992 të tilla si Zyra për kodet dhe deshifrimin (FAPSI) dhe Zyra e njësive elite ushtarake etj ne varesi te plote te FSB. Në vitin 1995, FSB i ktheu te gjitha kompetencat mbi pjesët speciale. Në vitin 2002, edhe policia kufitare dhe FACSI kaloi nën drejtimin e FSB-së.

          Shumë ish-oficerë te KGB-se Famekeqe gjetën një tjetër profesion në ekonominë e re të tregut ose u futen thelle në politikë, siç Vladimir Putini, përshembull.

          Në Bjellorusi , shërbimet sekrete ruajnë emrin e tyre të vjetër – KGB.

          Me pak fjale: “ujku qimen e nderron, por zakonin s’e harron”

          Besoj se isha i dobeshem per kete sqarim thelbesor.

          Reply to this comment
          • MIR May 1, 20:50

            Te mungoka plotesisht sensi i realitetit, zgjohu nga enderra me KGB, po ta perseris prap : KGB nuk ka me prej 27 vitesh ne Rusi.
            Keqardhje qe komente te tilla mbajne emrin INTELEKTUALI se vetem intelekt nuk kane.

  7. Paul Tedeschini May 1, 16:31

    Pse te mos vinte ne Shqipni per vizite kryetari kishes kristjano-ortodokse te gjithe rusive KIRILL?!?!
    Sepse turkut HAZIZAJ nuk i pelqeka. Ha,ha,ha.

    KIRILLI KRISTJAN VJEN NE NJI TOKE TE KRISTJANIZUEME 1000 VJET PARA SLLAVEVE NGA APOSTULLI SHEN PALI/PAVLLI.

    Shkrim paçavure, intrigant dhe qellimkeq ALA TURKA.

    Sidoqofte puna, shqiptart tash 2000 vjet jane kristjan, te cilet gjate kohes u ndane ne dy Kisha, ortodokse dhe katolike. Keto jane SHQIPTAR AUTENTIK.
    Nji pjese e ketyne orodoksve dhe katolikve u dhunuen nga aziatiket turqit-osman dhe u bane musliman, te cilet per 500 vjet rresht e quejshin vehten TURQ dhe bashkepunuen me pushtuesin turk-osman tue i dhane nja dyqind e sa pashallar etj.
    Pose kesaj, gjate ketyne 500 vjetve u sollen ne trojet shqiptare nga turqit shume funksionar dhe zejtar nga Turqia, Egjypti, Arabia, Dardanelet, Maroku, Tunizia, Algjeria, Siria, Dagistani, Sudani etj. nji pjese e te cilve mbeti ketu. Lexo Hamdi Bushati:
    https://albemigrant2011.wordpress.com/2016/10/02/hamdi-bushati-familjet-shkodrane-me-prejardhje-te-huej-3/

    Per te thjeshtue problemin, se pari shqiptart duhet shkepusin lidhjet shpirtnore me Arabine Saudite dhe Turqine Erdogane.
    Persa i perket shqiptarve ortodoks dhe katolik, keto i zgjidhin vete problemet e tyne dhe s’ka nevoje te merakosen HAZIZAT TURQ per keto probleme.

    Ti EFENDI Hazizi mos u perzi me punet e shqiptarve pa zgjidhe ma pare ti vete problemet qe ke me shqiptart. Mandej shofim e bajme.

    Reply to this comment
    • intelektuali May 1, 17:14

      Degjo o Paulo Djali, degjo dhe meso se duket qe nuk e njeh fare historine e fese ne Shqypni, por edhe ne Bote:

      Feja ortodokse erdhi ne Shqypni me Mbreterine Bullgare te Car Simeonit qe shtrihet ne shek. e 10-te ne tre dete: Ne Lindje Deti i Zi, ne Jug Deti Egje dhe ne Perendim Deti Adriatik deri ne Durres. Nga ajo kohe kane mbetur te gjitha emerat Novosele, Corrovode, Zagori dhe Korab etj, por edhe jane ndertuar Kishat orthodokese ne vendin tone, kryesisht ne Berat qe ka qene e orthodoksise ate kohe me sundimtarin bullgar Elemag qe respektohej dhe nderohej shume nga shqyptaret sipas arkivave te kohes qe kane mbetur deri me sot ne Kishat e Kalase ne kete qytet. Perandoria bullgare qendroi deri ne shek. e 14 dhe u shperbe me dyndjen e Perandorise Osmane, por osmanllinjte respektonin fene tjeter dhe ata qe nuk deshen te beheshin myslime nuk i detyruan me force, por i tatuan me takse 10 % si “raja”. shumica e shqyptareve per t’i shpetuar kesaj takse nderruan fene, sic ka bere edhe babai i Skenderbeut 7 here me radhe dhe sic shkruan i Madhi Fan Noli:

      NGA KJO KUPTOHET QE KA QENE NJE SHQYPTAR I KULLUAR

      Qe te dalim ne teme:

      Kisha Orthodokse Bullgare nuk pranon varesine nga Kisha Ruse dhe as nga Kisha Greke dhe ka Patriarkun e saj dhe aq me shume se Patriarku Kirill ka shume te dhena se ka qene agjent i KGB-se sovjetike per vite me radhe dhe kur shkoi ne Sofje nuk e priten me shume dashmiresi si ketu ne Tirane, mgjithese Bullgaria e Zhivkovit ka qene satelit me i afert me BRSS se Shqypnia e Enverit.

      Pikerisht keto konstatime:

      E BEJNE MJAFT TE DYSHIMTE QELLIMIN E VIZITES SE PATRIARKUT RUS TE PUTINIT NE SHQYPNI, PIKERISHT PASI EDI RAMA U KTHYE ME BISHT NE SHALLE NGA GJERMANIA E MERKELIT.

      Reply to this comment
      • KATHARSIS May 1, 17:51

        je komplet i pjerdhur o intelkmangut. ti je nje cope mbetje osmane nga te gjithe ata qe sjane turk si puna jote, jane armiq dhe kundershtare. TE VETMIT SHQIPTARE TE PASTER NE SHQIPERI JANE TE KRISHTERET ORTODOKSE E KATOLIKE QE NE TE KALUAREN KANE QENE NJE. DHE KY PALO ANALIST TURK NUK KA ASNJE TE DREJTE TE MERET ME KISHAT SEPSE KA KONFLIKT BESIMI.

        Reply to this comment
        • Tom May 2, 02:13

          Unë jam Katholik.
          Por llogjika më thotë, që ky ka ardhur me Mission Politik.
          Ka ardhur ti përcjelli fjalët e Putinkes për Ramën e Salehun.
          Kurse Rahmani ynë e perdor si presion ndaj EU.
          Mbajeni mënd, po e pan punën keq këta bira kurve me vetingun dhe EU, javën tjetër ke në Tiranë Putin.

          Reply to this comment
  8. plisi May 1, 16:48

    Analize perfekte.Rusi ,francezi.e fqinjet rastin presin per te na kullufitur.Ky qirilli eshte nje ushtar i putinit.E liga jone gjithmone ka marre bekimin e rusit.Te harrosh apo te mohosh armiqesine shekullore te rusit e Europes ndaj nesh eshte krim dhe idioci. Enveri kurre se harroi kete rrezik ndaj i hengren m… per 50 vjet.

    Reply to this comment
  9. intelektuali May 1, 18:43

    Ore ti po c’a katharsisi dallkauk je ti more mavri?

    sepse:

    NUK KE MESUAR QE PUTINI ME ERGOGANIN JANE BERE SI VELLEZER SIAMEZE QE NUK NDAHEM ME KURRE?

    Njashtu sic ishte Enveri Hoxha myslymi me priftin orthodiks Josif Stalin do kohe me pare.

    Reply to this comment
  10. Gjeneral Telini May 1, 19:07

    E ke qendisur, shkrimin, Z Bardhyl Hazizaj, e sakte analiza jote.koloneli asfalise, janullatosi, i fronezuar, me ndihmen sali berishovksit, ne krye kishes autoqefale te Shqiptare, dhe qe morì shtetesine me ndihmen kryekusarit, president, like defter floririt, qe zgjodhi president edvin pardesybardhi , kirilli erdhi per tè interesat, e athines, beogradit, moskes aksit ortodoks, qe punon kunder shqiperise, dhe Shqiptarve, me agjentet e tyre lulush hollandezin , like defter floririn, mul noken, dhe kapon e bacen vicidolit.

    Reply to this comment
  11. Kadriu May 1, 19:27

    Ky eshte idiot dhe turkoman po’ ne shqiperi katoliket dhe orthodoksit Kane 2000 vjet qe jetojn pastaj historikisht ca demi ka bere rusia shqiprise apo pse e mbrojti nga Tito or anadollak muti mos harro se ne shqiperi ekziston te tre fete rendesi ka kombi te mbrojm interesat e kombit

    Reply to this comment
  12. lalai May 1, 21:44

    Sa të ketë budallenj do vinë dhe prifterrinj dhe hoxhallarë……

    Ose zoti do ta ndalojë të keqen , por nuk mundet ; Ose mundet , por nuk do ; Ose as nuk mundet dhe as nuk do . N.q .s . do , por nuk mundet , atëherë është i pazot . N.q .s . mundet , por nuk do , atëherë është dashakeq . Por n .q . s . zoti edhe mundet edhe do ta ndalojë të keqen , atëherë nga vjen e keqja në këtë botë?
    — Epikuri

    Reply to this comment
  13. enter"" May 1, 22:50

    Shume mire beri qe erdhi.
    Erdhi per te takuar ortodoksine shqiptare te perfaqesuar nga I nderuari Janullatos.

    Nese ketij tipit nuk I pelqen, mund te veshi shapkat dhe te shkoje ne Meke.

    Reply to this comment
  14. enter"" May 1, 22:52

    Shqiperia eshte Kristiane

    Reply to this comment
    • lalai May 2, 01:02

      Shqipëria/Iliria ka qene PAGANE!!!!!
      Larg Budallepsjet Fetare me Zotëra Mashtrues që kanë 2.000 vjet që kërkohen po nuk dihet ku janë …?

      Reply to this comment
  15. demo May 2, 04:19

    Kisha orthodhokse ruse ka qene ne udheheqje te shovinizmit sllav dhe zhdukjes nga faqja e dheut te popullit shqiptar,.Prandaj autoritetet e popullit te torollepsur nuk duhet te lejonin ardhjen e Armikut me te vjeter te pavaresise se Shqiperise.Ate e ftoi kollona e peste e Greqise ne Shqiperi Janullatos,qe presidenti skraparlli e pajisi me nenshshtetesi.Hidhni valle armiqt te Shqiperise,se Tropoja pjell nje qen serb dhe Skrapari nje derr grek.

    Reply to this comment
  16. vasili May 2, 10:33

    Haziz ziu,si nga emri dhe nga surrati,dukesh si nje qenie katundare bajate e mesjetes se pushtimit oriental.nakatosur me koopertivizmin komunist.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*