PRAPASKENAT / Samiti, qeveria u lutet diasporasve që deri në prill të sjellin gjithë remitancat e vitit

March 4, 2019 22:31

PRAPASKENAT / Samiti, qeveria u lutet diasporasve që deri në prill të sjellin gjithë remitancat e vitit

 

TIRANË – Përtej organizimit perfekt, aureolës prej babagjyshi që Pandi Majko e ka që kur ishte 23 vjeç, sallës së zbukuruar, vargjeve të Naim Pashko Çaypit që ministri Cakaj i recitoi plot pathos para pasqyrës në shtëpi dhe i bëri lëmsh në skenë; përtej mallëngjimit të gjithë mërgimtarëve dhe përlotjes masive duke mallkuar veten në heshtje se ç’dreqin deshën që erdhën; përtej çmimeve dhe medaljeve të bakrit që u ndanë me shumicë dhe premtimit solemn se do të mblidheshin sërish bashkë, kismet nga dekada e ardhshme; arsyeja e vërtetë e organizimit të Samitit të Dytë të Diasporës ishte një dhe vetëm një. Mbase dy.

Si e tillë, ajo ishte sekrete dhe ja vlente investimin e 500 mijë eurove për të organizuar pritjen e mysafirëve. Por Gojët e Liga arritën ta mësojnë.

Ngjarja kulminante ndodhi pak para mbylljes së punimeve, kur kryeministri Edi Rama mori mikrofonin dhe foli me zërin e vet të kadifenjtë:

-Dhe tani, ftojmë mediat dhe gazetarët të dalin jashtë se do vazhdojmë me dyer të mbyllura.

Pandi u çudit dhe ndërhyri:

-Zoti Kryeministër, dyert edhe tani të mbyllura janë, njësoj është…

Me një shprehje të pagabueshme në fytyrë që thoshte, “o zot, po durova dhe një javë në këtë provincë, shpëtova për gjithë jetën”, Rama e mbajti veten dhe vazhdoi:

-S’ka gjë Pandi, s’ka gjë. Le të ikin gazetarët se i mbyllim prapë.

Duke qenë se shumica ishin njerëz të medias, salla u zbraz përgjysmë. Dyert u mbyllën sërish. Ndriçimi u pakësua. Diasporasit që mbetën brenda, nisën të shqetësohen dhe të shikojnë njëri-tjetrin. U dëgjuan pëshpërimat e para.

-Po na numërojnë… Do na ndajnë veç burrat e veç gratë… Nuk do na lënë të kthehemi të hamë bukën e hidhur të kurbetit… O Zot, do kalbemi këtu!

Por Rama kapi sërish mikrofonin dhe i qetësoi të gjithë.

-Relaksohuni miq! Doja vetëm t’ju kërkoja dy ndere pa na dëgjuar ata të kazanit. E para, brenda mundësive, a ndikoni dot që të gjitha lekat që do sillnit në Shqipëri për vitin 2019, t’i dërgoni brenda prillit? Se na duhen, jo për gjë. Për ju është njësoj, e hiqni si bela dhe flini mendjen për gjithë vitin.

Të lehtësuar, diasporasit buzëqeshën dhe nisën të bërtasin nga qejfi se ja hodhën edhe kësaj rradhe:

-Po po, patjetër! Ja, sa të shkojmë andej nga kemi ardhur, pa merak, jua sjellim ne të gjitha!

 Rama ngriti dorën për t’i qetësuar dhe shtoi:

-Dhe e dyta, që është akoma më e rëndësishme: Edhe nëse nuk vijnë shumë remitanca, unë do ju lutesha të kalonit nga salla ngjitur, ku kam hapur ekspozitën time të fundit, me shkarravinat e bëra gjatë këtij samiti. Besoj se nuk do ngelet pikturë pa shitur!

 

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike e fiksuar pas samiteve 

March 4, 2019 22:31
Komento

5 Komente

  1. Jepi rini jepi March 5, 01:00

    Ju po e bani si me qesh, po nuk pati shume ndryshim mes kesaj tuajes dhe asaj reales. Samit i thencin se e dhjene me nje mut. Nje tufe barkderrash ishin, pa 5 lek ne xhep ishin, me parate e qeverise erdhen, hengren e hapnin syte ku te kapnin ndonje gje qyl. E iken po ashtu si erdhen

    Reply to this comment
  2. hasan Terkuza March 5, 11:52

    po po patjeter qe do ti sjellim qe pastaj ti japi me koncesion remitancat

    Reply to this comment
  3. mohikani March 5, 16:40

    Rruj edi rruj
    Mos rruj vez
    Skan lesh……

    Reply to this comment
  4. Hamshori March 5, 18:42

    Spektakle te tilla mashtruese e tallese kemi pare plot keto vite nga karagjozi Rama!
    Nje kryeminister i tille ishte i denje per personazhin kryesoir te nje filmi tjeter si ai “Koncert ne vitin 1936” ,qe me siguri do te konkuronte me filmin “Don Kishoti i Mances”!
    Do thoni ju po Dylqinja e Tabozes kush do luante?
    Eh sa bukurane te tillka ka patur ne dore,nen bark e mbi bark ky Doni yne aq te mira qofshin!
    Femrat bukurane i ka patur qejf qe ne bashki,ndaj 90 % e punonjesve kudo ku ka qene i ka patur femra,doemos bukurane!
    Jo per gje,por kur demostruan berishistet palloshin e tij ne plazhet e Marjeses,mijra gra uronin te zgjidhej ky palle kryebashkiak se u jepte orgazem falas!
    Por ne fakt nuk perfituan vetem ato,por nje popull i tere jeton me bresheri orgazmash sa here u kujtohet se kane uri per te ngrene!

    Reply to this comment
  5. VYYZ March 15, 09:35

    Po lexoj komentat e mesiperme dhe shoh si po vidhni helm per njeri tjetrin dhe kjo ndodh vetem me shqiptaret. Edhe une pjese e Samitit isha, sme bleu ministria as kryeministria bileten as dhe me urdheroj te isha pjestare dhe as mora hekur apo leter si medalje.
    Perpara se te cirremi dhe poshterojme ne media duhet te dilni me mendime, platforme ose agjende me me ndryshe se vete qeveria, atehere ju vlersoj ate qe shkruani.
    Mlidhni trute e kokes dhe mendoni pozitive.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*