Prapë me “ne dhe ata”

November 23, 2015 09:46

Prapë me “ne dhe ata”

Ne nuk jemi në ditët më të mira. Varfëria na rri mbi kokë si shpata e Demokleut. Mund të ishim më aktiv në rajon dhe të kishim më tepër strategji për zhvillimin ekonomik. Në duart e politikanëve shohim të dalin strategji që ashtu si fishekzjarret ndriçojnë veç një minutë. E shkuara përdoret për ti rritur vlerat e së sotmes. Ky proces vazhdoi dhe në vitet e pluralizmit.

Në regjimin totalitar të Hoxhës hiqeshin paralele me periudhën e sundimit të Zogut. Nga protestat e studentëve të vitit 90-të doli një parti e re dhe një lider i ri. Por gjuha e nihilizmit vazhdoi, “ne dhe ata komunistët” vazhdoi për dekada. Po të njëjtin ligjërim e gjejmë dhe sot. Liderin Rama e dëgjojmë shpeshherë të pohojë: Ne shtetin e morëm në një gjendje të tmerrshme, një Shqipëri të zhytur në borxhe… Dhe prapë dëgjojmë dikotominë “ne dhe ata”.

Ka ardhur koha që Shqipëria politike t’i qaset Europës me një ligjërim të lartësuar. Ka ardhur koha që Shqiperia të bëj një qasje tërsore të vlerave të saj më të mira dhe të mos ngelet tek dikotomia ne dhe ata.

Letër e nënshkruar,

Sokol Hysenaj

November 23, 2015 09:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*