PRAPE ME “STALININ” KUNDER “HITLERIT”

Andrea Stefani August 13, 2015 10:26

PRAPE ME “STALININ” KUNDER “HITLERIT”

Përse aleanca PS-LSI nuk ishte e gabuar dhe përse është e rëndësishme që ajo të vazhdojë. Tentativat e dëshpëruara të Berishës për të përçarë Metën dhe Ramën me qëllim që të pengojë reformën në drejtësi. Përse rotacioni me ose pa revolucion i pushtetit nuk sjell asgjë në luftën kundër korrupsionit. Paradoksi i domosdoshmërisë historike për kryerjen e reformës në drejtësi edhe me votat e të korruptuarve të politikës!

 

Ka një diversion të qartë dhe me intensitet të shtuar, më së shumti mediatik, të opozitës berishiste për të përçarë aleancën qeverisëse PS-LSI. Veçanërisht këto muajt e fundit. Përse? Gjakimet janë të ndryshme. Por sot, në plan të parë, ka dalë obstruktimi i reformës në drejtësi ose nëpërmjet destabilizimit politik (protesta deri edhe revolucion), ose nëpërmjet rrëzimit të qeverisë me anë të përçarjes RAMA-META. Është reagimi më i pritshëm për një opozitë që ka lënë kolltuqet e një qeverisje shumë të korruptuar. Është e natyrshme për një Berishë dhe një Bashë që kanë llogari të pambyllura me drejtësinë në superkorrupsione si ai i rrugës Durrës-Kukës, “Gërdecit” apo masakrën e 21 janarit. Është e kuptueshme të jenë më të ethshëm për pengimin me çdo kusht të reformës nga mund të dalë një pushtet drejtësie i pavarur që mund t’i thërrasë të japin llogari si të gjithë shtetasit e tjerrë që shkelin ligjin. Ky ankth shpjegon edhe sulmin e egër të Berishës mbi ambasadoren Vlahutin. Sepse, duke kërkuar që reforma në drejtësi të vazhdojë edhe pa “konsensusin” e Berishës (që në fakt ai nuk do ta japë kurrë pa e tredhur reformën) akuzohet se po sillet si guvernatore. Kjo është, për Berishën, e papranueshme. Natyrisht, cili është ai politikan i korruptuar që dëshiron të lindë një pushtet drejtësie që ai nuk e kontrollon dot dhe që, për rrjedhojë, mund ta ndëshkojë?

***

Destabilizimi politik i vendit për të penguar drejtësinë të bëjë punën e saj, ka qenë të taktikë e përhershme e berishizmit sa herë e ka parë veten në opozitë. Kujtojmë vitin 1998 kur Berisha organizonte protesta kundër arrestimit te 6 figurave të PD, që akuzoheshin për krime në operacionet ushtarake të vitit ’97. Por sot ka një veçori. Berisha nuk mund të dalë dot hapur kundër reformës në drejtësi, që e kërcënon, pa dalë hapur kundër ndërkombëtarëve dhe pa bërë atë figurë të keqe që bëri një pjesë e politikës kosovare ndërsa kundërshtonte krijimin e Gjykatës Speciale. Prandaj, obstruktimin e reformës në drejtësi, Berisha po përpiqet ta maskojë duke nxjerrë në plan të parë problemet ekonomike që kalon vendi si dhe ato të korrupsionit te qeverisjes Rama-Meta. Dhe meqenëse këto nuk faktohen të jenë të një shkalle që të justifikojnë apo përligjin një revolucion a përmbysje me dhunë (qeveria Rama-Meta nuk ka vrarë si në “21 janar” dhe as nuk ka groposur me korrupsionin e vet jetë në Gërdec si qeveria Berisha), propaganda berishiste i fryn apo i ekzagjeron me një “mjeshtëri” vulgare tipike vetëm për të.

***

Shantazhit me revolucion dhe protesta nga jashtë (koshient se ka pak shanse për sukses dhe miratim ndërkombëtar) Berisha i shton edhe përçarjen nga brenda të qeverisë. Synimi i tij është që, duke intensifikuar mosbesimin dhe rivalitetin mes Ramës dhe Metës, ta shndërrojë këtë të fundit, Metën, në një “Kalë-Troje” kundër qeverisë Rama- Meta. Usta i përçarjes dhe intrigës, Berisha kërkon të shtyjë Metën t’ia fusë vetes. Këtij qëllimi i shërbejnë edhe deklaratat e Pollos apo Mediut për një aleancë të mundshme PS-PD që do të nxirrte jashtë loje statusin prej “kingmaker”- i të LSI. Apo edhe deklaratat si “me finte” të Palokës që kinse nuk e përjashtojnë një aleancë PD-PS por kurrë me LSI. Një taktikë hipokrite që tregon se sulmet e PD ndaj dyshes Rama-Meta nuk kanë fare natyrë parimore. Sepse si mund të pretendosh aleancë me një parti si PS kur ndërkohë t’i bën thirrje se duhet përmbysur nga pushteti me revolucion?!

***

Berisha dhe berishistët po trazojnë e ngatërrojnë me kast dy probleme: atë të demokracisë me atë të drejtësisë. Demokracia ka të bëjë me mekanizmin e ndërrimit të pushtetit me votë. Ky mekanizëm, pavarësisht mangësive, edhe në sajë të monitorimit ndërkombëtar, ka ruajtur parametra normalë. Pushteti është ndërruar paqësisht për disa zgjedhje rresht si në qendër ashtu edhe në lokalitete. Por ajo që nuk ka ecur paralel me demokracinë, është drejtësia. Gjë që provon se mund ta arrish demokracinë por jo automatikisht bashkë me të edhe drejtësinë. Se rotacioni i pushtetit nuk i vlen luftës kundër korrupsionit. Aq më tepër sot, kur në opozitë janë po ata që janë larguar nga pushteti pikërisht për shkak të korrupsionit! Kjo është një asimetri që nuk mund të vazhdojë edhe për më gjatë. Sepse në një demokraci pa drejtësi, pushtetet politike kalben nga korrupsioni dhe si të tilla, nuk mund të mos tentojnë të absolutizohen për të garantuar paprekshmërinë apo pandëshkueshmërinë nga ligji. Fiks fare ajo që ka ndodhur në Shqipëri në këto vite. Bashkë me demokracinë janë zhvilluar jo vetëm pushtete por edhe opozita të korruptuara që duan të pengojnë drejtësinë dhe bashkë me të, të vrasin edhe demokracinë.

***

Afërmendsh që korrupsioni nuk është i kufizuar vetëm me qeverisjet e PD. Mungesa e veprimit të ligjit (pandëshkueshmëria) ka qenë dhe mbetet një nxitje për korrupsionin e të gjithë zyrtarëve, pa dallim feje, krahine dhe ideje. Por qeverisjet e PD, për shkak të gërshetimit me një autokratizëm më arrogant, kanë qenë, gjë që faktohet edhe nga superskandalet e Gërdecit,  Durrës-Kukësit apo “21 janarit”, shumë më të zhytura në llumin e korrupsionit. Gjithsesi, në këto 25 e kusur vite, asnjëra nga partitë shqiptare nuk mund të pretendojë virgjërinë. Të gjitha, në një masë ose në një tjetër, kanë vajtur në shtrat me korrupsionin duke prostituar me të. Është një pisllëk që duhet pastruar medoemos, ndryshe Shqipëria dhe demokracia e saj do lëngojnë gjatë. Madje kjo e fundit, demokracia, edhe mund të vdesë e asfiksuar nga diktatura e korrupsioni kronik.

***

Në vigjilje të zgjedhjeve të 24 qershorit, ndërsa jo pak njerëz në të majtë luhateshin për shkak të skrupujve moralë, kam nxitur aleancën PS-LSI. Përse? Mos kam patur iluzione për pastërtinë engjëllore të tyre? Aq më shumë për LSI që sapo kish dalë nga një bashkëqeverisje shumë të korruptuar me PD? Jo, por sepse e shihja si të vetmen mundësi për t’i prerë rrugën konsolidimit të autokratizmit në pushtet. Në ato momente, ndryshe nga sot, çështja e parë politike nuk qe drejtësia por demokracia, jo goditja e korrupsionit por e autokratizmit. Berisha, sikundër edhe deklaronte, gjakonte përtej 2020 që, praktikisht, do të thoshte përjetësim i pushtetit të tij. Prandaj edhe aleanca kundër këtij rreziku të triumfit të autokratizmit, që jo pa të drejtë Mustafa Nano e quajti “e qelbësirave” (ndonëse jo në atë kuptim qe i jep sot propaganda berishiste) ishte e keqja më e vogël kundër një rreziku shumë të madh. Kemi qenë në akord të plotë me Nanon edhe pse vetë, preferova që të bëja një përqasje tjetër, ndonëse jo të ndryshme në thelb. Aleancën e PS me LSI e vlerësova të domosdoshme si aleancën e  dikurshme të Anglo-Amerikanëve me Stalinin kundër Hitlerit.

***

Çdo krahasim çalon. Aq më tepër kur flasim flasim për krahasime me Stalinin apo Hitlerin, diktatorë të shteteve të mëdha e të fuqishme, me politikanë apo qeveritarë të një shteti të vogël si Shqipëria. Por më shumë se të përmasave, bëhet fjalë për ngjasime përmbajtësore që lidhen me etjen për pushtet, me raportet e liderit me shtetin, me partinë, masat, si dhe reagimin e këtyre të fundit ndaj liderit. Këtu ngjasimet shfaqen shumë të forta. Madje ndonjëherë, janë Stalini dhe Hitleri që i ngjasojnë liderëve shqiptarë. Për shembull Stalini, edhe pse i gjithëfuqishëm dhe me një kult absolut tek masat sovjetike, e kish të vështirë të merrte kthesa të forta politike duke neglizhuar atë që do të mendonte opinioni publik. Në kohën kur BRSS kishte nënshkruar një pakt mos-sulmimi me Gjermaninë, ministri i jashtëm i Hitlerit, Ribentrop, i propozoi Stalinit një himn mbi miqësinë mes të dy vendeve. Por Stalini e refuzoi: “A nuk mendoni se duhet t’i kushtojmë një çikë më shumë vëmendje opinionit publik në të dy vendet tona? Gjatë disa viteve vazhdonim t’i hidhnim në shpinë, njeri tjetrit, lopata muti…Tani, papritmas i bëjmë të besojnë popujt tanë se të gjithë mllefet tona reciproke, janë falur dhe harruar? Ndryshimet kanë nevojë për kohë, nuk mund të vijnë kaq me nxitim”. Ndërsa në Shqipëri, Meta nuk e pati fare problem opinionin e partisë apo elektoratit kur pasi kishte hedhur kushedi sa lopata me mut kundër Berishës, u bë me të në bashkëqeverisje. Partia e ndoqi nga pas si tufa e deleve bariun. Po kështu edhe kur la Berishën dhe u bë me Ramën. Ndërsa Ramës, disa në PS, akoma nuk ja kanë falur aleancën me Metën. Edhe pse ajo i krijoi mundësinë të vijnë në pushtet. Ky shkrim tenton të tregojë se e kanë gabim. Ndërkaq, kam përshtypjen se Meta ja kalon edhe Stalinit në këtë aspekt. Ai e zotëron LSI-në më mirë se Stalini partinë bolshevike. LSI më duket tepër disiplinuar për të qenë demokratike. PS më duket tepër e madhe për të qenë e disiplinuar. PD është edhe më keq, edhe e madhe edhe disiplinuar ndaj liderit. Prandaj Berisha më ngjason si Hitler. Dhe mos më thoni që lideri është Luli!

***

Aleanca PS-LSI, e provoi me sukses vlerën e saj për rotacionin paqësor të pushtetit. Hitleri u detyrua ta dorëzojë pushtetin, si jo pak e besonin, pa çak e pa bam. Por nuk u mposht përfundimisht. Sepse një politikan i tipit hitlerian si Berisha, nuk jeton dot pa pushtet. Prandaj, sikundër premtoi në momentet e atij rrëzimi (të hidhur për të por të lumtur për shumicën e shqiptarëve) i rrethuar nga lakej që derdhnin lot për humbjen e një pushteti që i pasuronte korruptivisht dhe nga turma fanatikësh që e brohorisnin dumbabisçe (O Sali, o hero, gjith Shqipëria ty të do! – edhe pse Shqipëria e kish rrëzuar nga “kali” me votë), po punon 24 orë në 24 orë për tu rikthyer në pushtet. Vazhdon sulmin drejt pushtetit ky i sëmurë për pushtet edhe pse drejtësia nuk është hedhur në sulm kundër korrupsionit të qeverisjes së tij 8 vjeçare. Ngaqë në ato 8 vjet, ai e trodhi pushtetin e drejtësisë. Por kjo nuk mund të vazhdojë më gjatë. Edhe ndërkombëtarët, të paktën disa nga ata, e kanë kuptuar se Shqipëria nuk mund të vazhdojë të jetë as stabile dhe as demokratike, nëse një pushtet i pavarur drejtësie nuk nis të spastrojë radhët e politikës nga të korruptuarit dhe të kriminalizuarit e më shumë se dy dekadave. Prandaj, si kurrë më parë, po presojnë për reformën në drejtësi. Dhe pikërisht në këtë moment, nuk është rastësi të shohim një Berishë që arrin majat e agresivitetit tipik për të.

***

Po a mund të ketë drejtësi me Metën në pushtet? Kjo është ajo që shqetëson jo pak socialistë. Kjo është ajo që shtrojnë, me shqetësim të shtirur, edhe ca zuzarë të Berishës që për pushtetin, nuk do ja përtonin të bënin prapë aleancë me Metën që nesër. Ka ardhur momenti t’i jepet fund kësaj hipokrizie që e paraqet korrupsionin e qeverive të majta si eksluzivitet të LSI apo Metës. Kam përshtypjen që afera e turpshme e videoskandalit (personalisht, në atë moment, bashkë me M.Bazen dhe M. Nanon, kam kërkuar me protestë publike dorëheqjen e Metës) i ka dhënë Metës vetë dhe LSI, një profil më të lartë se shumë korrupsione edhe më të mëdha, që fshihen në partitë apo lidershipet e tjera. Por kjo është punë që duhet ta gjykojë drejtësia. Prandaj, në momentet e tanishme, më të korruptuarit duhen kërkuar tek ata që përpiqen ta frenojnë reformën në drejtësi. S’ka dyshim që do i gjeni në të gjitha kampet e politikës!

***

Paradoksi i momentit historik është ky: Pas 25 vjet pandëshkueshmëri, politika detyrohet (në sajë të presionit ndërkombëtar) të çojë përpara një reformë antikorrupsion në drejtësi, edhe me votat e jo pak të korruptuarve në radhët e saj. Dhe kjo nuk ka të bëjë as vetëm me Metën dhe as vetëm me LSI. Personalisht, nuk shoh asnjë rrezik nga aleanca PS-LSI për sa kohë kjo qeveri më siguron stabilitetin politik të nevojshëm për kryerjen e reformës nga e cila lus të dalë (mbi të gjitha me kontributin e një grupi ekspertësh ndërkombëtarë) një pushtet drejtësie i pavarur nga politika, mafia dhe korrupsioni. Një pushtet që të jetë i aftë, i fortë dhe i dedikuar që të thërrasë para bangos së akuzës çdo të korruptuar dhe të kriminalizuar, qoftë në pushtet apo në opozitë, duke vendosur për herë të parë barazinë para ligjit në Shqipëri. Pra, edhe kryeministrin apo presidentin e radhës, ish-kryeministra apo ish-presidentë, deputetë e ish deputetë, pra këdo që dyshohet për korrupsion nga ajo piramidë zyrtarësh që deri më sot kanë bërë pjesë në “bllokun” e të paprekshmëve nga ligji. Sa do të jetë e mundur një gjë e tillë është temë tjetër. Por tani për tani, duhet ta shpresojmë dhe mbështesim lindjen e një pushteti të pavarur drejtësie. Prandaj, sa kohë që “Hitleri”, edhe pse i rënë nga pushteti, është ende në kërkim të pushtetit, sa kohë nuk është mposhtur madje po përpiqet me të gjitha forcat që të pengojë lindjen e një pushteti drejtësie të lirë nga pushtetet politike, aleanca me “Stalinin” kundër “Hitlerit” duhet të vazhdojë.

Andrea Stefani August 13, 2015 10:26
Komento

31 Komente

  1. katarakti August 13, 09:13

    Nuk e mora vesh se kush eshte autori i shkrimit, por nejse. Pergjithesisht jam dakort me analizen dhe konkluzionet e saj. Kam kundershtime ndaj himnizimit te rolit te te huajve ne reformen ne drejtesi. Te huajt ndjekin interesat e tyre dhe nuk e rruajne shume per te miren e Shqiperise. Ndofta e kunderta eshte e vertete. Aq me shume qe edhe ne vendet e tyre korrupsioni ben kerdine. Korrupsioni eshte pjese e sistemit qe udhehiqet nga paraja. Sidoqofte aleanca Rama – Meta do te vazhdoje deri ne fund te legjislatures. Nuk ka zgjidhje tjeter as per Meten, as per Ramen.

    Reply to this comment
  2. Albi August 13, 09:35

    Nuk shoh asnje shenje demokracie une ne PS. Vetem Andrea i shifka keto.

    Reply to this comment
    • andi August 13, 10:31

      Per Albi! Qe nuk sheh shenja demokracije tek PS!?. A shikon tek Sali Hajduti ndonje shej demokracije ti Albi? Kjo qe shkruan z. Stefani eshte nje analize e vertete e me baze shume te vertetash, urojme qe nje gje e tille te realizohet e te shikojme hajdutet e kriminelet para ligjit e jo fukarejte hallexhij ne vend te tyre.

      Reply to this comment
      • Albi August 13, 13:25

        Jo, nuk shoh as te PD as te LSI. Jane prona personale. Qe do te thote se ne gare kemi Hitlerin, Stalinin dhe Mussolinin. Zgjidheni ju kush eshte me i miri nga keta te tre.

        Reply to this comment
    • Bamir Qytetari August 13, 12:38

      Shok Stefani: ju falemnderrit nga ne veterranet e Zones I Operative! Birr besnik i Parrtise, o djale, na rruaç!

      Reply to this comment
    • reforma eshte demagogjia e radhes August 13, 20:36

      Ju thoni e dime qe po qeverisin kot por duke qene se Salushi me Lulushin eshte kot me mire keta. D.mth. me mire e keqja me e vogel. Po kjo pastaj nuk eshte demokraci se po te ishte demokraci do te kishte alternativa. Nuk e shikoni qe sistemi ne shqiperi eshte diktatorial. Klasa politike shqiptare qe ne thelb jane nje eshte shperndare ne disa banda dhe e ka kapur per fyti shoqerine shqiptare dhe po i merr frymen. E ka lene pa alternative, pa rrugdalje dhe i ben karshillek popullit duke i thene “Shko nga te shkosh prape brenda e ke”.
      Ata shtetin e perdorin si ciflig duke punesuar njerezit e tyre, kusherinjte, miqte neper ambasada, ministri dhe ne cdo nyje te shtetit. Te tjereve u thone “pse patjeter ne shtet doni te punoni ju? Shteti nuk ka vend per te gjithe. Nese jeni te zote shkoni ne privat.” Dhe njeriu i gjore shkon tek privati, por harron qe privati eshte biznes i atij pushtetarit me emer tjeter dhe e shfrytezon pa meshire. Ti ankohesh dhe i thua qe te paguan pak, te ben te punosh 6 ose 7 dite ne jave, nuk te jep 1 muaj pushime dhe ai te pergjigjet qe je naiv se nuk e njeh kapitalizmin. Ajo qe ata quajne kapitalizem eshte ne fakt skllavopronari dhe fatkeqesisht ne vendin e shqipeve ka shume skllavopronare.

      Reply to this comment
  3. arbi August 13, 09:45

    Me ne fund nje shkrim sic duhet. Bravo.

    Reply to this comment
  4. emigranti August 13, 10:01

    Anjehere nuk shkojne ne koalicion punet mire apo shume mire, ka perplasje te ndryshme, te lehta dhe te forta per arsye te ndryshme.Jam plotsisht kundra gazetarit qe vazhdon avazin Berisha Berisha, Populli duhet tani duhet te perqendrohet tek PS $ LSI se cfar kane bere ne 2 vjet cfar po bejne dhe cfare do te bejne per te ardhmen e vendit,dhe jo stalini, Hitleri, Enveri dhe Salat.

    Reply to this comment
  5. Amerikani.... August 13, 10:01

    Aleanca me LSI eshte aleance kanceroze, qe absolutisht nuk ka asnje shans te kete sukses, perveçse “sukses” ne plaçkitjen dhe varferimin e popullit….LSI ,eshte totalisht organizate e votave te blera dhe te vjedhura, eshte perfaqesuese e parave te pista dhe te grabitura, prandaj ripjellja vetem sa e ka ricikluar dhe zgjatur jeten ketij kanceri, duke zgjatur ne pafundesi agonine e “demokrcise” alla-shqiptare….Kushdo qe i ben reklame kesaj aleance te piset, eshte o pjese e saj, ose ne rastin me te lehte, nje miop i vogel ordinier….Lsi eshte nje keqe e domosdoshme per te dy krahet e politikes shqiptare, meqenese vete keta dy krahe jane te kalbur deri ne rrenje…..Vetem nje elite e re e pakompromentuar, me integritet te forte moral e politik, mund t’a nxjerre kete vend nga kjo kenete ku ndodhet…..

    Reply to this comment
  6. keq August 13, 10:04

    Krahasimet te tilla jane pa vlere ose banalizime.
    Krahason Hitlerin e Stalinin me…..ne madhesi shtrirje….me ….e aq me teper ne kushte te tjera dhe me nje vend si yni?
    Keqardhje per trajtime te tila!
    Mos doni t’u rrisni veshet ketyre picirukeve tane?
    Gabim.

    Reply to this comment
  7. koco August 13, 10:27

    Kryeministeri zoti Rama mendoj se eshte kryeministeri me i sukseseshem i ketij vendi pa diskutim ne keto 25 vjet , Reformat e kryera dhe ato qe jane ne proces e kane percaktuar dhe mundesua tashme berje realitet edhe strategjine e zhvillimit vizjonar te ekonomise . te cilat dukshem jane ne drejtimin e duhur . Shihni sa me efekasitet po nderthuret Zhvillimi e Turizmit duke e bere pjese te tij edhe pasurine kulturore , arkeologjike , antikitetin , traditat etj . + lidhjes Siameze te Turizmit me Bujqesine + Peshkimin + Blektorine . Mjedisin + Policine + Energjine, Doganat , Portet , Aeroportet . dhe Reformat madhore Teritoriale – Administrative , Aresimit , Pensjoneve etj, Evazioni e aferat e kesaj periudhe te cilat duhet te riparohen , jane te pa llogariteshme me vlera monetare me realizimin e mundesine qe do krijoje kjo reforme ne mire funksjonimin e Shtetit dhe Mire qeverisjes Qendrore dhe Vendore. Duke e vene ne binaret e duhura ekonomine , te cilen per 25 vjet Anti Shqiptari , Njeriu i Mafjes e Krye mafjozi Berishe ja doli te shkateroje e denigroje ate , duke e kethyer kete vend ne toke te djegur , ku njerzit ngelen po pune , pa mjete jetese skllever ne vendin e tyre dhe Shqiperine ne nje Koloni . Ajo qe duhet cuar me perpara , eshte ne kete faze te zhvillimit te dhenjes zgjidhje se kerkeses per punesim te ketij populli . TE NDIMOJME EDI RAMEN E RILINDJEN . Sugjeroj si qytetar nevojen e strukturimit te disa dikastereve si nevoje e kohes .1- MINISTRIA E BUJQESISE : Sektore 3 Tre . A -Bujqesia + Pyjet – Lumenjte , Ujrat . B – Blektori + Peshkim .C – Bonifikimi + S . M .T. 2- MINISTRIA E MJEDISIT : A – Pastrimin , Gjelberimin , Riciklimin , Land – Filli . B – Ujsjellesat+ Kanalizimet , Emergjencat . C – Ndotjet Mjedisore , Hidro Karburesh ,+ Kafshet Shtepijake e Qente e Rruges . 3 – MINISTRIA E INDUSTRISE LEHTE , USHQIMOR . A – Industri Lehte – Konfeksjone , Fasoneri , Porcelani, Lesh – Lekure . B – Qendra Grumbullim – Perpunim -Marketimi – Prodhime Bujqesore + Blektorale + Peshkimi . C – Inspektoriati Siguria Ushqimore ,Sandartet , Tekniologjite , Amballazhimi , Etiketimi . Mendoj se jane pjese edhe e kushteve te kerkuara nga B . Evropian .

    Reply to this comment
  8. filozof S.Katovica(ylli) August 13, 10:31

    FATKEQESIJA ESHTE INFORMACIONI DHE INJORANCA QE E PERTYP ATE!
    Hitlerin e fashizmin ne vitet ’30 e propogandoi dhe e mbajti ne kembe makina propogandistike GOBBELSIANE……
    Sistemin berishjan 25 vjet ne kete vend e mban gjalle makina propogandistike antishqipetare BIBERIANE….dhe mender gazetaruce fevzinj bushatra e kompani .
    Kur nje vend ka 25 vjet ngelur ‘shprehje gjeografike’ pa shtet,pa pushtete si legjislativ e ekzekutiv me paterica por pa gjyqesor e informacion e me nje popull te arratisur e syrgjynosur E kur dihen shkaketaret qe jane 100 banda me inicialePS.PD.LSI……. e emrat shkaketare NANO,BERISHA,META,BERISHA,BLUSHI BERISHA,gjinushi,Berisha,Milo,Berisha,Arviziu,Berisha,RAMA BERISHA BERISHA,BODE,BERISHA,BASHA BERISHA……
    NJE INFORMACION QE VAZHDON TE FLASE PAS 25 VJETESH PO PER KRRIMIN DHE KRRIMINALITETIN ME IMUNITET JO VETEM NUK ESHTE INFORMACION PER POPULLIN NE TERR INFORMATIV E I PA NGRENE POR ESHTE PO AQE I INKRIMINUAR SA VETE KRIMI ——OSE ESHTE I PA AFTE JO I LIRE E TRASPARENT E NUK ESHTE I PA VARUR!!!!!!!!
    Te vazhdojme edhe 25 vjet te tjera te flasim per KALIN E XENIT kur femijet shqipetare po vdesin urije ky eshte me teper se dizinformacion qe ndiqet vetem nga 1 perqind ‘shqipetare’ me te meta mendore,militante apo kAmentues te pa pune.
    POPULLI DUHET TE RIMARE PARLAMENTIN SI PRONE E TIJ TE VJEDHUR 25 VJET ME PARE.Ky parlament nuk e perfaqeson popullin dhe vetem injorantet dhe gazetarucet mund te mendojne se mund te bejne HAJDUTET REFORMA KUNDER HAJDUTERISE,KRRIMINELET REFORMA KUNDER KRIMIT——NE MEREMI ME ‘LIKET’….TURP E MJERIM!

    Reply to this comment
  9. tomsojeri August 13, 11:16

    Katovica ,nuk kam cfar i shtoj shkrimit tend aq te pasur me llogjiken e drejtesis e realitetit qe duket e per fat te keq jo te gjith kemi sy ta shohim ! E per ty z. Koco dua te kujtoj qe Edi Ramen e ndihmuam brenda dy vjeteve me voten ton absolute qe mendoj ska cfar tjeter ti japim !Kjo ishte ne doren ton dhe e i dham fuqin te mbaj premtimet ! Amerikani ke te drejt dhe qendrojn cka thua ! Nje vot e bler, (ku per fat te keq jan shum te tilla) esht pasiguria qe ndihmon e te mbahen ne kemb e me shpres te pandeshkuarit ,esht pjesa e turpeshme e atij elektorati qe jep shanse per tu kthyer mbrapa kto “figura”aq te ekspozuara tashme ! Nuk thot kot nje fjal e jona “dy gjela ne nje kotec”nuk mbahen e ne kte bem ,! E them kte sepse nuk mundem te spjegoj cfar fshihet pas ksaj apatie e mosndeshkushmerie te “cuditeshme”

    Reply to this comment
  10. Kryetari i kAmentuesve idjote August 13, 11:40

    Namoren me qafe ‘IDJOTET’ ,’militantet’ e ‘kAmentuesit’ me pseudonimet KOC(Ç)O ,qe nuk dine te flasin shqip e qe ‘rilindjen’ e nje vendi pa shtet e ne grremine ne shekullin e 21-te ne mes te Europes —–Epresin nga emera te perveçem Berisha.Nano,Meta ,Rama ,Velija———SIKUR TE ISHIN GJERGJ ELEZ ALIJA!!!!!

    Reply to this comment
  11. sallakja August 13, 12:54

    Ore Andrea,
    Po c’ke bere more, liber ?
    Nuk ka gazetare ne bote te beje nje artikull kaq te gjate.
    Koncentrat Andrea, koncentrate, ndryshe nuk te lexon njeri.
    Natyrishte n.q.s je ne gjendje. Perndryshe meru me ndonje
    gje tjeter. Nuk do ta ndjejme mungesen tende.

    Reply to this comment
  12. ardit August 13, 13:28

    Koncentrat do ti Sallake se je bageti prandaj, do koncentrat lopesh se te lodhen nofullat!

    Reply to this comment
    • sallakja August 13, 16:46

      Ardit !
      Nganjehere eshte me mire te lexosh, se sa te shkruash.
      Te kuptohemi, nganjehere, jo gjithmone.
      Thone se duke lexuar, meson.
      Thone Ardit, llafe njerzish. Nuk e di se sa e vertet eshte ?

      Reply to this comment
    • avdyl blakçori August 14, 21:19

      Ja dhe nje katunare pyre e dyrr ballkanik ngaterron koncentratin e bagetise me ate zhurnalistike . viva katunaria byth lepirese e qeveritareve dhe komuniste simoneve pisanjose

      Reply to this comment
  13. Lëmi Llukës August 13, 14:02

    Aleanca PS-LSI është dëshmi e degradimit deri në qelizën e fundit të politikanëve tanë prostituta . Ashtu siç qenë aleancat Berisha- Xhuveli apo Berisha- Meta.
    Po ç’janë këta stalinër e hitlerër që mbjellim kaq lehtë në Shqipëri?! Idiotizma !
    Vetëm Perëndia mund ta rregullojë Shqipërinë . Vetë ne , të gjithë jemi njëri më maskara se tjetri.

    Reply to this comment
  14. SHQIPETAR August 13, 14:29

    ardit,kafshe je ti e jo ‘sallakja’!—(per dijeni autorit te shkrimit …..)
    ——————————————————–
    -Je kafshe qe nuk komenton shkrimin por ‘sallaken’.
    -Je kafshe qe e pret te ardhmen duar kryq nga salisjane socialSSaliste like florinj e antishqipetare 25 vjet!
    JE KAFSHE BASHKE ME SHUMICEN E MENDER GAZETAREVE ‘BURRAVE TE SHTETIT’ QE NUK ARRINI PAS 25 VJETESH TE KUPTONI VETEM NJE GJE:
    ‘Si ka mundesi qe nje ‘boshnjak’ me mbiemrin ‘Malltezi’ dhenderr SERB qe i vjerri apo Sali Neroni ka 25 vjet qe ben lufte me fantazmat komunizem ne nje vend nga me te ‘zhvilluarit’ ne Bote apo Norvegji,—-i ben pushimet me Arxhiden e krimit e ‘supermbesen’ ne Greqi ku ne pushtet eshte nje KOMUNISTE QEVERRI dhe kthehet ne Bathore te ashtuquajtur ish Shqiperi dhe u thote sklleverve ‘ardi’ pse nuk ka uje dhe energji!!!!!???????
    Arrijne ‘arditet’ e ‘gazetaret’ ta kuptojne shprehjen ‘shprehje gjeografike’ dhe fshirjen nga harta e Botes e nje vendi 25 vjet pa shtet,pa mbrojtje pa kufi siguri dhe ushteri qe flasin si te semure psiqike per sali rama e like flori!?

    Reply to this comment
  15. METEH August 13, 18:56

    Analize e drejte.Kushe nuk pranon se HITLERI eshte SALIU-e ka gabim.Ky ja kalon Hitlerit,pasi Hitleri punoi per pasurimin e Gjermanise,ndersa Sala ka punuar per pasurimin e familjes se tije dhe varferimin e shqipetareve.Alenca PS+LSI ishte e keqa e domosdoshme per te rrezuar Berishen,por nuk po minimizohet Berishizmi.Perkundrazi,nga mos pasja e nje drejtesie te paaneshme,ky po behet me i rrezikshem dh,jo vetem do sabotoi refotmen ne drejtesi,por do mundohet me te gjitha mjetet te vazhdoi me REVOLICIONE “DEMOKRATIKE” per te krijuar destabilitet si te ’97.’98-tes,duke sajuar dhe viktima per te detyruar maxhorancen te heq dore nga reforma e drejtesise,nqs nuk ndehyjne nderkombetaret,ata qe kane KOCKE e jo frikamanet qe u shpeton shurra nga Saliu…!

    Reply to this comment
    • avdyl blakçori August 14, 21:31

      Sa mire qe e pranoni qe SALIU eshte trim ? Po nuk behet stan me lepura
      ku keni pare hair nga njerez qe nuk kan rrespekt per femine e vet ? Kur e quan femi e vella ? Hall ma te madh nuk ka ? Ka thene ILIR META ja kush eshte EDI RAMA Si nuk keni turp qe komentoni per piselliqe te tille ? Sa keq humbje kohe TURP DHE VETEM TURP

      Reply to this comment
  16. lato August 13, 19:35

    Per te realizuar reformat PS duhet te kete votat e mjaftueshme mandatin e ardhshem te q

    Reply to this comment
  17. lato August 13, 19:37

    Per te realizuar reformat PS duhet te kete votat e mjaftueshme mandatin e ardhshem te qeverise pa LSI.E keqja mbetet e keqe,qofte edhe e domosdoshme.

    Reply to this comment
  18. Mark uk August 13, 19:42

    koco: I ziu ti c paske hequr ne ket enderr.

    Reply to this comment
  19. Kris 1 August 13, 22:08

    Hitleri e Stalini me te keqijat e tyre ish in dhe ngelen figura historike ndersa thresh ja qe analizoj jane minj arash qe punojne per te mbledhur kallez per Zenin,Zahon dhe kokemedhenjte.
    Uroj qe deri me 2017 zoti te na zgjoje per ta fshire nga politika kete race maskarenjsh.

    Reply to this comment
  20. Xhulia August 13, 22:55

    Analize teper e qarte. Shpresoj Edi Rama te qendroje minimum dhe 20 vjet ne pushtet per mos lene te cmendurin Berisha bashke me klanin e tij super kriminal ti afrohen me posteve drejtuese te ketij vendi….ajo bande kriminelesh duhet te jape llogari per cdo krim qe kane bere dhe nje zot e di sa shume mund te jene… eshte detyre e drejtesise ti konfiskojne cdo gje materiale qe posedojne nepermjet krimit…ne dobi te qytetareve; e doja te shtoja ju lutem Berisha krejtesisht i cmendur duhet ta mbyllin pa te drejte fjale (ah harrova ai nuk flet vetem uleret, shan me fjalor skandaloz qe nuk eshte e hijshme per nje ish burre shteti sepse na ben qesharak ne syte e botes….) !!! Faleminderit per postimin.

    Reply to this comment
    • avdyl blakçori August 14, 21:42

      Ja nje bizhu e çmendurise katunareske ballkanike ? Qendrimin e nje far Edvin Rama ne qeveri per 20 vjet ha ha ha ? E moj injorance sa e peshtire qe je ? Sa turp sa keq e mjera shqiperi ku ndodhesh ti ne afrike a azi qe nuk egziston nocioni demokraci

      Reply to this comment
  21. Lleshi August 14, 07:18

    Aleanca PS+LSI+PD qe eshte duke funksionuar keto 25 vjet , eshte e drejtuar kunder Shqoperise dhe Shqiptareve !

    Pse o Andrea , Shqiperia dhe shqiptaret jane Hitleri ?

    Reply to this comment
  22. Kariz Matik August 14, 21:17

    Eshte ky autori i shkrimit, apo ndonje nga ato hienat e gazetarise se rrogozeve? Te besh njehere sikur kritikon qeverine, dhe here tjeter te behesh tellalli i saj, atehere kjo, per shkak te kontrastit, deshmon se autorit ose i mungon ekujlibri ne analizat e tij, ose ne te kunderten eshte kthyer ne sherbetor te zellshem te qehallareve te rinj.

    Polemika qe ben autori me drejtesine dhe demokracine kur shprehet tekstualisht me fjalet: “ajo që nuk ka ecur paralel me demokracinë, është drejtësia…” 😉 tregon se ai kerkon te zbehe nje te vertete. Nje menyre qeverisje nuk ka dhe nuk mund te quhet demokrate, per sa kohe asaj i mungon elementi me i rendesishem i saj, qe eshte drejtesia ligjore, qe nenkupton barazine para ligjit.

    “Prape me legenin kunder govates…”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim