Prapë në bisht!

July 31, 2020 12:41

Prapë në bisht!

Hamdi Jupe

Parlamenti Shqiptar votoi të enjten me 106 vota pro amendamenteve për ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, për zgjedhjet e reja parlamentare të vitit të ardhshëm.  Është fjala për sistemin e zgjedhjeve, pra nga proporcional rajonal  që është sot, në proporcional të gërshetuar me atë mazhoritar, ku zgjedhësit do të votojnë edhe për kandidatët, jo vetëm për listën e partive. Hollësitë e mëtejshme do të bëhet të njohura kur të pasqyrohen në Kodin Zgjedhor.

Rezultati i votimit në Kuvend ishte domethënës: Nga 106 vota gjithsej pro ndryshimeve, vetëm 76 janë të mazhorancës socialiste, ndërsa tridhjetë e dy vota të tjera janë të deputetëve të opozitës parlamentare. Të kujtojmë se duheshin vetëm 84 vota për të bërë ndryshimet.

Kjo shënon një ngjarje të madhe për demokracinë, sepse u kthen të drejtën e zgjedhjes votuesve, e drejtë që u ishte hequr që në vitin 2008, me një marrëveshje të nënshkruar nga Berisha dhe  Rama brenda një nate. Si e tillë, kjo ngjarje duhet përshëndetur dhe përgëzuar. Ky ndryshim do t’i bëjë zgjedhësit e mërzitur nga votimi i deritanishëm, të shkojnë te kutia e votimit, sepse, nëse nuk u pëlqen partia, do t’u pëlqejnë të paktën disa emra që do të jenë në listë për deputetë.

Edi Rama, si njeri nga ata të dy që kishin firmosur marrëveshjen e vitit 2008, nuk kërkoi ndjesë për atë, por të paktën pranoi se ajo mënyrë votimi që injoronte votuesit, nuk mund të vazhdonte më tej dhe kështu e angazhoi mazhorancën e tij në një aksion të rëndësishëm për shoqërinë shqiptare.

Miqtë e huaj, pasi përshëndetën vendimin për listat e hapura, e quajtën këtë hap të bërë së fundmi si një “kompetencë e parlamentit”. Ata nuk mund të ndërhynin dhe nuk ndërhynë në sovranitetin e parlamentit shqiptar. Jo vetëm se ky është parim i njohur ndërkombëtar, por edhe për faktin se shifrat nuk të linin hapësirë për të folur ndryshe. Ishte nisma e grupeve të deputetëve të opozitës parlamentare kjo që ndodhi në parlament me ndryshimet kushtetuese. Ishte pra pjesa integrale e opozitës që sot ndodhet në rrugë, në vend që të ndodhej në institucionet demokratike, ajo që propozoi ndryshimet. Jo pak, por plot 32 deputetë “rebelë” të opozitës votuan pro ndryshimeve. Ata janë bërë deputetë sepse i ka futur në listat e kandidatëve Lulzim Basha dhe Ilir Meta, si kryetarë të dy partive respektive. Të paktën për këtë gjë, që 32 “gjeneralë” të opozitës janë bashkuar me “armikun” socialist, a nuk kanë asnjë përgjegjësi Luli dhe Meta?

Opozita e rrugës, ku bën pjesë tani edhe Presidenti i Republikës, e dënuan veprimin e fundit të parlamentit dhe deklaruan se tani do të ndodhë kështu e ashtu, se do të bëhet kiameti etj, etj, ashtu siç kanë deklaruar sa e sa here të tjera në raste të ngjashme dështimi (kujto Teatrin Kombëtar etj). Sa më shumë flisnin ata për “kiametin” që do të vinte paskëtaj, aq më shumë të huajt deklaronin se nuk mund të ndërhyjnë në kompetencat e Parlamentit  Shqiptar për çështjet e Kushettutës. Të huajt janë mërzituar aq shumë me këtë fare opozite shqiptare, saqë janë gati të thonë: “Hëngshi kokën tuaj, se ne nuk mund t’ju rregullojmë ju!”

Opozita u përpoq të bindë botën (petulla me ujë) se Parlamenti Shqiptar nuk është legjitim për të bërë ndryshime kushtetuese etj. Këtij fyelli i ka rënë qysh se ka dale nga Kuvendi në rrugë të madhe dhe atij i ra me force edhe tani. Idem edhe Presidenti i Republikës. Zëra në vesh të shurdhër. Askush nuk i dëgjoi dhe nuk i përkrahu (përjashto analistin e pavarur Andi Bushati). Askush nuk e vuri në diskutim legjitimitetin e parlamentit. Domethënia: Herë tjetër mos bëni shaka me mandatet e marra nga populli për ta përfaqësuar atë në parlament, se ndryshe… ju ha dreqi!

Shkurt muhabeti, opozita shqiptare mbeti përsëri në bisht të situatës edhe me këto zhvillime politike. Ajo nuk arriti të kuptojë se çfarë kërkon populli, votuesi dhe prandaj, çfarë është e nevojshme të bëhet për t’ia plotësuar kërkesat atij, nëntë muaj para se t’i kërkojnë votat në zgjedhjet e reja. Ajo nguli këmbë si mushka në të keqen e saj. Kjo është vërtetë për të ardhur keq. Vazhdoi edhe në këtë rast seria e qëndrimeve joproduktive të opozitës, ashtu siç e kemi pare në të gjitha aksionet e dështuara të deritanishme të saj. Me këtë qëndrim opozita ia la meritën e ndryshimeve kushtetuese mazhorancës dhe Ramës.

Opozita (kupto edhe Presidenti i Republikës) vazhdojnë t’i bien legenit se ky parlament nuk është legjitim dhe prandaj nuk ka të drejtë të bëjë këtë e atë. Kjo këngë e vjetër dhe e dale boje tashme është ajo që vazhdon ta lërë opozitën në “vagonit” e fundit në trenin e politikës së vjetër shqiptare. “Mbreti (Berisha) vdiq. Rroftë mbreti (i ri)” Dhe kjo do të ketë pasojat e veta në të ardhmen e afërt të saj.

Nuk kanë bërë punë në korrigjimin e qëndrimeve refraktare të opozitës as disa afrime emrash të njohur me përvojë në politikë si Genc Ruli, Besnik Mustafaj etj. Pritej që afrimet e tyre të kishin rol së pari në moderimin e qëndrimeve politike të asaj partie dhe jo thjesht në hartimin e listtave të kandidatëve për deputetë. Por nuk po vihet re një gjë e tillë. Qëndrimet dhe praktikat e opozitës vazhdojnë edhe më tej të jenë të njëjta si më parë.

Duhet të kuptohet se të enjten është bërë vetëm amendimi në Kushtetutë, që i hap rrugën ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Kjo do të thotë se opozita ka kohë edhe më tej të ndryshojë qëndrim, duke treguar se ajo është realisht e interesuar për të bërë ndryshimet e nevojshme në Kod, ashtu siç është më e mira. Më mire vonë se kurrë. Pra ka kohë për të “kap ç’të kapim” nga ajo që ka mbetur, për të shpëtuar deri diku “nderin e humbur”: Në të kundërt, keq do të shkojnë punët për opozitën.

Tani lind problemi i vërtetë për drejtuesit e partive: zgjedhja e kandidatëve për deputetë. Tani nuk bën më punë “qesja me para” që mund të paguajë kandidati (për partinë, kuptohet) Tani duhen zgjedhur njerëzit që voton populli, ndryshe, puthu me Milon, mbetesh përsëri “në bisht”, pra në opozitë. Duhen shqyrtuar një për një emrat a atyre që do të futen në listat e kandidatëve, me kredienciale të mëdha në popull, e jo çapaçulë si deputetët e sotëm.

Këtu tani dalin disa probleme “specifike” edhe për vetë politikanët, jo vetëm të opozitës, por edhe të pozitës. Shkurt, ata mund të mbeten edhe vetë jashtë Kuvendit, sepse nuk i voton populli, po nuk  deshi. Dhe populli ka arsye reale për të mos i votuar shumicën dërmuese të tyre. Të kujtojmë se në zgjedhjet e para parlamentare të vitit 1991, presidenti i vendit i asaj kohe, Ramiz Alia, mbeti jashtë parlamentit, sepse u eliminua nga një inxhinier i panjohur, i kandiduar nga Partia Demokratike. Kështu mund të ndodhë edhe tani (larg qoftë!) Pra, ka halle të vërteta puna e zgjedhjeve tani. Nëse opozita në qëndrimet tanishme është nisur nga frika: “O lele, mandati im”, atëherë kjo është çështje tjetër, që gjithsesi, nuk ia rrit kredencialet në zgjedhje.

July 31, 2020 12:41
Komento

17 Komente

  1. EloiseGelry July 31, 13:01

    New Stage DramaMastana Mahi Trailer 2020Sheezah Butt and Vicky Kodu with Saira Mehar (NEW)

    Reply to this comment
  2. Murrizi VS Luli July 31, 13:10

    Eh more Zoti Jupe!
    Ja si ndodh kur eshte me i rende bishti se sqepari

    Juri:Ulu Luli!
    Ilir Floriri:Luli u ul…

    Reply to this comment
  3. Sali kadri hamdi asqer mahmudie e ku kane te mbaruar iliro osmanet July 31, 13:35

    Hamdi mos u merzit,vazhdo shetit qenin se jemi ne demokraci,se enveri ju privoji nga qente…
    Do kerkoj saliu falje per 2008.
    Bere kurban ndonje dash sot qe te ndihmosh varfanjaket turkoshak sumperpjet.

    Reply to this comment
  4. Bujar Kanapari July 31, 13:48

    Cdo ngjarje e re, ka mbeshtes dhe kundershtare.
    Sistemi qe sapo u miratua me ndryshimet kushtetuese, do te kete jete te shkurter.
    E vetmja gje pozitive jane listat e hapura ku qytetari zgjedh kandidatin qe deshiron.
    Ky sistem, praktikisht i ndalon koalicionet parazgjedhore sepse:
    -Koalicioni i perbashket opozitar me 140 kandidat, me lista te hapura barazohet me nje parti te vogel qe deri tani ka vetem kryetarin.
    – Koalicioni i perbashket opozitar, fshin propocionalin e partive.
    – Ata qe mendojne se dalja e opozites me nje liste te perbashket maksimizon voten e kane gabim, sepse:
    Zgjedhjet tani qe u hapen listat, per nga menyra do te ngjasojne shume me zgjedhjet vendore, qe jane vota miqsh, vota te te forteve qe kane ndikim ne terren, biznesmen etj.
    Rama ne prag te zgjedhjeve 2025, ne pushtet apo opozite do te kerkoje prape ndryshimin e sistemit, sepse ne te ardhmen, ky sistem do te demtoje edhe Partine Socialiste, sidomos kur te ndodhet ne opozite.
    Bile Rama do te kerkoje te ribeje kushtetuten nga e para, sepse eshte fakt, se kushtetuta aktuale 1998, rezultoi model qe sjell probleme dhe vakume iuridike.
    Opozita mund te maksimizoje voten vetem ne rast se Partia Demokratike del me listen e vet, LSI ben nje liste te perbashket me ndonje parti tjeter.
    Partite opozitare duhet te dalin me 3 koalicione parazgjedhore per te maksimizuar voten, ndersa PD me listen e saj.

    Reply to this comment
  5. Zgalem July 31, 14:41

    Ky shkrim analitik i veteranit te gazetarise , Hamdi Jupe , eshte ballafaqim i plote i te tera forcave politike , perballe sistemit te ri zgjedhor , qe u miratua ne Kuvend , ne 30 Korrik . Jo vetem forcat politike , por dhe c’do politikan , do te kaloi ne gjykimin objektiv te zgjedhesve , duke e bere demokracine aktuale realisht funksionale . Pretendimet e tjera te opozites se rruges , autori , Jupe i etiketon perpjekje , per te fituar dicka , nga procesi zgjedhor i ri .Te tilla pretendime i eliminon , sistemi i ri zgjedhor i miratuar nga Parlamenti legjitim , me 30 Korrik 2020 . Vendimi i Parlamentit , perben nje ngjarje historike ne zhvillimet demokratike te vendit tone .Askush nuk perfiton individualisht , vec demokracise . Zgalem

    Reply to this comment
  6. Epo kjo pune July 31, 15:30

    Prape sa mbetet sistemi spanjoll jane te gjitha vera ne une. Vetem maxhoritari me dy raunde jep dum. Kohe e humbur se tek mazhoritari do perfundojne

    Reply to this comment
    • katarakti July 31, 22:26

      Une kam nje paqartesi?! Ndryshimet e aprovuara me 30 korrik a kane nevoje per firmen e presidentit per te hyre ne fuqi?! Kjo eshte ceshtja. Se Meta firmosi sot marreveshjen e 5 qershorit ndermjet opozites se rruges dhe Kuvendit, por ka deklaruar se nuk do te firmose 30 korrikun?! Atehere si i behet?! Ndryshe ” much ado for nothing”. Ose ku ishim: asgjekundi. Apo kjo ishte loja!

      Reply to this comment
      • Katarakti 2 August 2, 11:19

        Katarakti dhe te ngjashem! Mesoni dhe lexoni. Meta nuk ben dot gje sepse eshte hajdut dhe vrases neqoftese nuk e di! Ata qe e votuan do ta votojne prape!

        Reply to this comment
  7. Ethem Lalaj July 31, 15:47

    DITA:Me pelqeu Shume-Shume analiza e Z.H.Jupe.Por sidomos fjalia: ” MBRETI VDIQ…RROFT MBRETI” Rreth Ketij mbreti te LAKURIQ duen perqendruar te gjitha “baterit e Artilerise se Rende te medjeve Shqipetare”,te cilantro 99 % i ka kapur Ky qafthyer sikurse drejtesine e kursit 6 major te plepave.
    -Ky mbret ne mendjen e PD qe desh te behej i till ne1994 e ka humbug torruan.Ai vjen verdall si urithi per te minuar proçeset demokratike ne Shqiperi.
    -Ai ka 30 vjet qe nuke pranon asnje humbje…megjithse ka fituar vetem ne 1992,kur populli nuk dinte se kush ishte PD dhe drejtuesi saj MYSYBET.
    -Dhe katraura ndodhi ne 1996 kur falangat e GAZIDEDES rrahen opoziten dhe i firmosen vet proces-verbalet e fitores 100 %.
    -Une qe shkruaj jam futur ne burg 10 ore se nuk nuk ju binda urdherave te policve te kryepolicit Agim Shehu.
    -Une po ju then shqip:Edhe sikur ne qendrat e votimit te vendosen Kancelarja Angela Merkel apo presidenti Macron i Frances dhe te fitoi Rama,Saliu perseri do te kundeshtoi humbjen.
    -Ndaj shumica e populli Shqipetar eshte i bindur se sa te Jete Sb mbi toke opozita gjithmon do te kundershtoi,do te humb,Luli do bej siç thot Ai,LikeFloriri po Ashtu..dhe populli do te veri te dy Duarte ne koke si gjithmon ne keto 30 vite.Dhe dihet pse 76 vjeçari rri si urithi carri ne politike.Ndryshe vet Ai,Lb,Zeni,Likeja do te ishin ne burg. Por edge drejtesia ka vdekur.
    -Nga MallaKASTRIOTI JO ANONIM.
    -FLM-DITA

    Reply to this comment
  8. Rroft partia July 31, 17:10

    Komunist i betuar deri në vdekje o Hamdi Jupe… Te lumtë o besnik i partise!

    Reply to this comment
  9. Gzim Kulufi July 31, 18:54

    Ja dhe demokracia u vendos! Kushtetuta ndryshon pa problem. Mjafton nje telefonate, nje propozim ne kafene, nje ender e bukur, nje ide e rastesishme, dhe ja kushtetuta jone elektronike ndryshon! Pas kesaj heqje barre popullit, duhet qe ky i fundit te lirohet edhe nga votimet, dhe ja eksperimenti i (mos)zgjedhjeve te kaluara vendor e provoi se populli nuk ka nevoje te votoje. Politikanet mund ta ndajne qeverisjen me rotacion, ose me short. Perendimi demokratik po i aprovon te gjitha keto qe po ndodhin ne Shqiperi. rrofte demokracia!

    Reply to this comment
  10. Lame Duka July 31, 22:21

    Nje shkrim i mire i zotit H. Jupe dhe nje qendrim korrekt i gazetes “Dita” qe e boton kete shkrim, ku opozita del me e dobet se c’e heq veten, perderisa s’ka as koke e as trup, por ka ne krye nje Berishe ne ditet e tij me te erreta dhe nje Meta i cili nuk ka qene asnje dite presidenti i duhur.

    Reply to this comment
  11. Sandrarah August 3, 17:31

    MORGENSHTERN ICE (feat. MORGENSHTERN)

    Reply to this comment
  12. KarenHiere August 4, 16:43

    FULL-TIME VAN LIFE BEGINSWe’re Moving In

    Reply to this comment
  13. SarahFut August 5, 16:19

    Nikita Dragun & Larray RESPOND to HATE After Getting EXPOSED by YouTuber

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim