Prapë u them shqiptarëve, të mos ligështohen

Arben Duka September 19, 2013 12:19

Prapë u them shqiptarëve, të mos ligështohen

Llumi në Gjykata,

me shumic  ësht’ shtuar,

ndaj asnjë vendim,

nuk më ka shokuar.

 

Asnjë prej këtyre,

s’më lë dot pa fjalë,

se nuk janë gjykatës,

po thjesht’ kanibalë.

 

Nuk iku Saliu,

s’u fshi ajo zgjyrë,

se kancer’ i tij,

gjendet në çdo zyrë.

 

Ajo metastazë,

ende bën kërdinë,

ende e bën llumi,

këtu drejtësinë.

 

Gjykatat janë kthyer,

në celula krimi,

që nga Presidenca,

do nisur pastrimi.

 

Të nisë me Nishanin,

fillimin e pastrimit,

se ai po shfaqet,

si kumbar i krimit.

 

Këtu asnjëherë,

s’do mbarojnë krimet,

se ende Berisha,

i bën emërimet.

 

E kam thënë përpara,

e them dhe tani,

sa të jenë Nishanët,

nuk ka drejtësi.

 

Rama hoqi foton,

po s’ka asnjë vlerë,

nëse nuk do shkulet,

me rrënjë ajo ferrë.

 

Ësht’ për Drejtësinë,

ferra kryesore,

dhe pas tij me radhë,

ferrat gjyqësore.

 

S’bëhet tak e fak,

i gjithë ky çmontim,

ndaj u them shqiptarëve,

që të kenë durim.

 

Se këtu Rilindja,

do jetë shum’ e gjatë,

do vendosur Ligji,

gjykatë më gjykatë.

 

Ende në gjykata,

të mbyt frym’ e vjetër,

ky qelb e ky llum,

do iki patjetër.

 

Sot po i thellohet,

gropa Drejtësisë,

që neve të flasim,

kundër qeverisë.

 

Dhe këtu do kemi,

shumë provokatorë,

po sot qeveria,

s’ka asgjë në dorë.

 

Vetëm një betejë,

ne kemi fituar,

po luftë e vërtetë,

ende s’ka filluar.

 

Prapë u them shqiptarëve,

të mos ligështohen,

krimet e fashizmit,

ende po gjykohen.

 

Ligji do godasë,

mbi bandën e vjetër,

se pa drejtësi,

nuk vlen asgjë tjetër!

 

 A.Duka

 

Arben Duka September 19, 2013 12:19
Komento

11 Komente

  1. Labi Vlore September 19, 12:28

    Duruam Saliun 8 vjet me krimet,vrasjet,vjedhjet dhe poshterimet e tij.Do durojme edhe me gjate,deri sa ne kete vend te vendoset normaliteti.Qytetaret Shqiptare pane me sy dhe perjetuan realisht metastazat e zeza te Berishizmit.

    Reply to this comment
  2. lisdushku September 19, 12:52

    Murtaja e Berishes pllakos menjehere,por do kohe te ike.Neqoftese Europa ben presion,vendos kushte,per te sjelle perseri partine e berishes ne pushtet sikterr,le te vije te prese plumbat e berishes,neqoftese europa mbyll syte para vrasesit,hajdudit,nuk na duhet kjo europe.RROFTE AMERIKA!

    Reply to this comment
  3. ferdinant September 19, 13:34

    mire e ke shoku arben ,ta zhdukim presidencen ,ta nxjerim jashte ligjit partine demokratike .president shpallim kryetarin e kuvendit popollor si Haxhine ne kohen e enverit dhe ne cdo zyre shteterore te vendosim fotografite e kryetarit te kuvendit dhe te kryetarit te partise ne pushtet

    Reply to this comment
    • Lleshi September 19, 14:56

      Po qe s’e ke keq ti ? Paska pase te drejte ai Enveri ! E ne mendonim se kishte “djegur” eshte shkarpa te njoma ? Po paskan qene te gjitha te “thata” !

      Reply to this comment
  4. sazan September 19, 14:37

    Sakte mjeshter

    Reply to this comment
  5. galaxy September 19, 15:21

    “Mjeshter” me ate bejten per Janullatosin e ke dhier fare muhabetin.Ke shfytyruar krejt imazhin pozitiv qe kishim per vargjet e tua.

    Reply to this comment
  6. voica September 19, 16:28

    Zoti Arben. Mos m’a quaj as vjedhje, as deformim te vepres, po me duhet te te them se te mungojne dy strofa pas ketyre vargjeve:
    “Ësht’ për Drejtësinë,

    ferra kryesore,

    dhe pas tij me radhë,

    ferrat gjyqësore.”

    [ Ndersa strofat qe mungojne, megjithese dyshoj se mos i ka hequr redaktori, jane:]

    Ferren kryesore,
    kuptohet vetiu,
    Na i la peshqesh
    Vetë shef Saliu.

    Por fisi Berisha
    na kishte dy shefa,
    Ferr’ e dyte-e Xenit
    a nuk eshte Çefa?!
    ………….

    Poet i nderuar! E gjitha humor eshte, besoj m’a ke lejuar.
    Shendet, Arben Duka!

    Reply to this comment
  7. H.Behaj September 19, 18:10

    Ti i dashur miku im Arben e kupton dhe transkripton ne mendjen tende me mire se kushdo tjeter se si do ishte furia e zellit te Sali Berishes per pastrim rrenjesor ne nje jave jo me vone ne te gjitha institucionet. Me marjen e pushtetit Saliu nuk do merej me makiazhin e godine se kryeministrise as me dreka e darka princerore ne hotele luksoze dhe as me batuta adoleshente sh ne kuvend po vetem do vepronte per te qene cdo gje nene kontrollin absolut te tije. Perse vall Edvini paraqitet ndryshe, Kush e pengon te jet aktiv dhe i prere dhe i shpejt ne cdo vendim? Te pastroje makinen shteterore dhe administraten publike nga prurjet e ndotura te lumit te turbullt Berish, dhe pastaj te filloje te lutet tek evropa per ta ndihmuar dhe mbase i mbetet kohe edhe te shkoje ne ndonje mbremje vallezimi. Ilir meta i dashur Arben, vjen nga stani i Saliut dhe eshte bashke vrases i 21 janarit. Une kame bindjen time se ai eshte kollona e peste ne kete qeverisje dhe demet do jene te paparashikuara. Me duket se kemi akoma kohe per te filluar te jemi optimist z.Duka…

    Reply to this comment
  8. katarakti September 19, 19:04

    Kete rradhe jam me shume dakort me komentuesin H. Behaj sesa me Arben Duken. Hekuri rrihet sa eshte i nxehte. Rama duhet te ruhet shume nga sindroma Nano. Duhet energji, force, guxim. Njerezit votuan jo vetem per te hequr Berishen por, me shume per te shkulur regjimin e tij. neqoftese Nishani do kohe per te çvidhosur, te tjeret si gjykatesa, shefa policie, prokurore etj etj, mund te shkarkohen brenda dites. Nuk duhet lene qe te ftohet entuziazmi i njerezve ndaj renies se Kuçedres. Por asaj i duhen shkulur edhe bishtat andej kendej, se ndryshe ringjallet. Entuziazem dhe guxim. Dhe mos na u tregoni shume xhentelmena sikur te keni lindur ne Londer. Si psh udhezimi qe shefi i opozites, pra dora vete Lulushi, te pritet nga ambasadat shqiptare ne bote me statusin e ministrit?! Po ata ju lane rrugeve juve mor te shkrete, kur verdalloseshit neper kryeqytetet e Europes.

    Reply to this comment
  9. linda September 19, 20:59

    VERTET DO SHUME PUNE DHE SHUME DURIM,NE KETO KUSHTE SI E KATANDISI SALIU,JEMI AKOMA NE VITIN ZERO.TE SHPRESOJM TE QEVERIA E RE,MEGJITHESE NUK KA NGA TA KAP PERPARA

    Reply to this comment
  10. pelivan September 20, 02:49

    “…. Krimet e fashizmit,
    ende po gjykohen! ”

    Rrenqethese,por eshte fakt. Mos o zot, sikur dhe berishizmi te zgjat keshtu…

    “… Krimet e Nazizmit,
    ende s’jane gjykuar,”
    Gjyqi berishizmit,
    ende s’ka filluar!…

    Por qe do filloj,
    aman,do filloj…
    Flakes se Gerdecit
    nuk do i shpetoje…

    S’ka me rruge tjeter,
    i vetmi nazist!,
    Kush e vjedh qoshen,
    s’gjen vend as ne bishte…

    Vur majat nga thembrat,
    dhe kerko nje vere…
    Bolli i ngule dhembet,
    o dhemb i pegere!…

    Dhe ne vere futu,
    more nepes derr!
    dhe nga vera lutu…
    Per nje vend ne Ferr.

    Edhe, para makthit
    Thith me vere te hundes,
    nga ajo e bardha…
    qe ke mbjellur udhes!.

    Neve n’a e hodhe,
    Zotit,s’ja ke hedhur,
    Te fala sateme,
    Kur t’ma pish te dredhur…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*