PRECEDENTËT / Betejat e PD-së kundër veprave publike

February 23, 2016 19:09

PRECEDENTËT / Betejat e PD-së kundër veprave publike

Të hënën, protestues të opozitës shqyen dhe morrën zvarrë elementë të rrethimit të kantierit tek Kodrat e Liqenit, aty ku bashkia ka planifikuar të ndërtojë një kënd lojrash për fëmijë.

Akti i së hënës ishte i fundit në radhën e disa veprimeve të cilat nisin që në 2007-ën. Duke u afruar zgjedhjet lokale  të atij viti, qeveria e atëhershme do shënonte të parin precedent të luftës politike me vepra publike. Shkatërrim dhe jo anulim, pasi u bë fjalë për ta rrafshuar një vepër publike siç ishte mbikalimi i Zogut të zi, siç dhe ndodhi.

Për gati një muaj gurgule, nuk u morr vesh nëse vepra në fjalë ishte nonsens urban, përfundim ky i nxjerrë nga specialistët, apo se nuk i kishte letrat në rregull, për çka mazhoranca preferonte të sakrifikonte një vepër publike vetëm e vetëm për të promovuar një cilësi burokratike në emër të një shteti serioz?!

Mbikalimi nuk u bë. Bashkia e Tiranës e çoi çështjen në Strasburg; e fitoi atë; ndërsa ende nuk dihet nëse qeveria e Berishës i ka paguar mbi 2 milion eurot e dëmit.

Po nuk u ndal me kaq. Edhe pse mazhoranca e atëhershme i humbi “Lokalet”, pasi shembja e mbikalimit  pati efekt të kundërt në votë, ky rit vijoi më tej. Radhën do e kishte Xhamia e Madhe  dhe Sheshi Skëndërbej.

Në 2010-ën, Bashkia e Tiranës hap një konkurs ndërkombëtar për Xhaminë e Madhe e cila do ndërtohej pas Pallatit të Kulturës. Por kahja përballë që ishte në pushtet, nis e nxjerr pretendime të tipit ligjor e padyshim burokratik. Muajt ecnin e në çastin kur Bashkia ndërron drejtim politik, projekti anullohet.

Po kështu ndodh dhe me projektin e Sheshit Skënderbej, i planifikuar për t’u shndërruar i gjithi në pedonal. Punimet për të rastisën të vazhdojnë dhe në kohë fushate, ku, më shumë se projektit, i mëshohej faktit se në shesh nuk mund të kalohej nga trafiku, ndërsa balta e pluhuri bënin kërdinë.

Anullimin e dy veprave, anëtarë të majtë të Këshillit Bashkiak e çuan si çështje në Prokurori. Dhe jo vetëm kaq, bashkia e bërë blu do anullonte dhe planin urbanistik të paraardhësit rozë, për të krijuar një të ri, të cilin e realizoi për një vit. Kështu pra, kundërshtari pothuajse ishte shpartalluar duke ia shkulur nga gjoksi të gjitha medialonet.

PS-ja i merr qeverisjen PD-së, duke i huazuar njëherësh dhe ritin e themeluar prej saj të “shkopit ndër rrota” në vepra publike. Bashkia e PD-së nis të hap kantierin e bulevardit të ri nga Stacioni i Trenit deri në Paskuqan, por qeveria  ia lë ruspat ngrehur. Basha nis të qahet se Rama nuk po e lë të punojë duke ia bllokuar projektet, gjë të cilën dy vjet më parë e kishte bërë vetë.

Por si në çdo rast ka dhe përjashtime. Gjatë kohës kur bashkia ishte në udhëheqjen e Bashës, i inagurua pedonalja tek rruga “Abdi Toptani”, vepër e nisur nga Rama. Ishte projekt i financuar nga Brukseli dhe me të nuk mund të bëhej shaka. Ndërsa Sheshi Skënderbej financohej nga arabët e Emirateve. / Tesheshi

February 23, 2016 19:09
Komento

2 Komente

  1. SMERLAPI I SHQUPIT February 24, 07:37

    injorantet e malave kunder shtetit turp shqupi

    Reply to this comment
  2. Arben February 24, 12:49

    NQS PASKENI ARRITUR NE NIVELIN QE TE QUANI”VEPER PUBLIKE” BUNKERIN E EDIT, MERITONI TE NJEJTIN FAT, O SHOKE GAZETERER TE DITES.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin