Prej 24 orësh e rrethuar nga policia, ç’po ndodh në Bashkinë Kavajë

July 31, 2019 10:09

Prej 24 orësh e rrethuar nga policia, ç’po ndodh në Bashkinë Kavajë

Kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali, ka nisur sot punën  në këtë institucion.

Ai është paraqitur në zyrë rreth orës 07:45, ndërsa ambientet e bashkisë vijojnë të ruhen nga policia.

Ndërkohë, në bashki janë paraqitur edhe disa punonjës, por numri i tyre ka qenë i vogël, si kundërshti për mënyrën e zgjedhjes dhe marrjes së detyrës nga kryebashkiaku Krali.

Që prej orës 16:10 të ditës së djeshme, godina e Bashkisë Kavajë vazhdon të ruhet nga efektivë të policisë, të cilët kanë qëndruar gjatë gjithë natës dhe vazhdojnë të jenë aty.

Gjatë ditës së sotme, ish-kryetari i kësaj bashkie, Isa Sakja, nuk ka zhvilluar asnjë tentativë për t’u futur në zyrë, ndërsa e djathta vazhdon të kundërshtojë zgjedhjet e 30 qershorit.

Gjatë ditës së djeshme u konstituua Këshilli Bashkiak i Kavajës, si dhe u betua kryebashkiaku i ri, ndërsa i gjithë procesi u shoqërua me protesta nga opozita, e cila i cilëson të padrejta zgjedhjet pa garë të 30 qershorit, në të cilat mori pjesë një numër i vogël i shqiptarëve.

j.l./ dita

July 31, 2019 10:09
Komento

2 Komente

  1. Plaku Xhuxhumaku July 31, 14:00

    Kush nga punonjesit e bashkise se Kavajes qe nuk pranon te vije ne pune,direkt pushim nga puna ,kjo eshte edhe deshira e tyre.
    Ka kavaja sa te duash pune dashes qe nuk i intereson gare politika

    Reply to this comment
  2. Arben July 31, 16:03

    DUAN TE HIPIN NE KAL, KRIMINELIN LAMASH

    ME 8% TE VOTUESVE SI MBESHTETES.

    DHE QE SHKON DHE BETOHET HALEVE PUBLIKE

    TE QYTETIT, SI KRYEBASHKIAK.

    QENDRONI FORT.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*