Kërcënohej nga një njeri misterioz

July 9, 2015 15:42

Kërcënohej nga një njeri misterioz

Prej 9 vitesh  një grua është përndjekur nga një i panjohur nëpërmjet e-maileve. Gruaja jetonte në ankth dhe çdo natë e mbyllte derën duke shpresuar që ai burrë nuk do të bëhej kurrë i gjallë.

Guraja nga Lindon i Utah në SHBA, është kërcënuar nga një njeri misterioz që i thoshte së do ta përdhunonte dhe do ta rrihte. Kalvari  i vuajtjeve nisi që në vitin 2006, kur zonja nënë e tre fëmijëve nisi të merrte mesazhe intime në postën elektronike. E tmerruar dhe në gjendje shoku, ajo i tregoi bashkëshortit për atë që po ndodhte, por ai u tregua indiferent.

Koha kalonte dhe e-mailet shtoheshin, deri kur një ditë e-mailet shkuan në 40 të tillë. E trembur për sigurinë e jetës, ajo iu drejtua policisë. Kjo e fundit bëri një zbulim tronditës. Personi që i dërgonte fjalët kërcënuese ishte pikërisht bashkëshorti i saj, i cili prej 9 vitesh e torturonte me e-maile intime nga adresa false.

Burri nuk mundi të bënte asgjë përveç se të rrëfehej, duke thënë se bëhej fjalë për një hakmarrje ndaj gruas, për një fakt të ndodhur 10 vite më parë. Menjëherë gruaja kërkoi divorcin dhe mori një urdhër mbrojtje për veten e fëmijët. Burri duhet të përgjigjet për veprimet e tij dhe në muajin gusht do të dalë përpara gjykatës.

July 9, 2015 15:42
Komento

1 Koment

  1. [email protected] July 9, 16:31

    ppphhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhh……..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*