“Prej mbrëmë ka shpresë, sepse dje pati guxim. Erdhi dita”

October 7, 2019 10:14

“Prej mbrëmë ka shpresë, sepse dje pati guxim. Erdhi dita”

Nga Albin Kurti

Mirëmëngjes të dashur qytetarë,

Prej mbrëmë ka shpresë. Sepse dje pati guxim. Ju votuat masivisht duke bërë që opozita e deridjeshme të korrë fitore bindëse. Ndryshimi ndodhi. Dhe, jo vetëm kaq. Populli vendosi që këtij ndryshimi i prin dhe do t’i prijë Lëvizja VETËVENDOSJE!.

Të gjithë ju që keni votuar dje u jam falenderues që keni kryer detyrën qytetare e obligimin demokratik në një kohë të vështirë siç është kjo që po kalojmë dhe në një vend të dashur siç është Kosova jonë.

Të gjithë ju që keni votuar për ndryshimin, e sidomos për VETËVENDOSJE!-n, u jam mirënjohës për vetëdijen e lartë dhe ndërgjegjen e thellë për ta shpëtuar republikën tonë nga zvetënimi i mëtutjeshëm.

Qytetarët folën me votën e tyre. Ata ndërhynë masivisht në skenën politike në mënyrë që drama kosovare e shtetit të kapur të mos ketë fund tragjik. Urtësia e popullit tonë në çastet vendimtare ishte asgjë më pak sesa fantastike.

Tash, ne duhet të punojmë. Ama sërish bashkë me qytetarët. Kurrë anash apo prapa qytetarëve. Bashkë, gjithnjë.

Punët e vështira që na presin vetëm sa ma shtojnë vullnetin. Ato nuk kanë llogari me neve, me juve, me mua.

Sepse: Erdhi dita!

Ju faleminderit të gjithëve dhe secilit.

October 7, 2019 10:14
Komento

15 Komente

  1. Arben October 7, 10:48

    PERPARA ALBIN,

    DHURO SHPRESEN PER TE CILEN TE KANE VOTUAR

    Reply to this comment
    • Shqiptari October 7, 11:42

      Albin, mos i harro keto fjale! Sepse keshtu folen edhe Sali e Edvin ne fillim por me pas i shkelen me kembe sic shkelen e shkelin edhe sot mbi popullin. Historia i jep secilit hakun, dhe qe ne te gjalle madje. Trego qe je Shqiptar i vertete dhe nuk shitesh e blihesh prej askujt e prej asgjeje, jo si keta gjakprishurit e felliqur qe kam permendur me lart. Suksese!

      Reply to this comment
  2. Politikani October 7, 10:50

    Urime! Le te shpresojme, se diçka e mire do te mund te ndodhe. Te shpresojme, sepse, sa per besimin, le te presim. Ne qofte se kjo e majte fituese ne Kosove do te lidhet me te djathen e kalbur shqiptae,… e mori lumi. Gjithessi, le te mos paragjykojme.

    Reply to this comment
  3. Adih October 7, 11:34

    Urime more djale .kam bindjen se je me kembe ne tolle. Puma e juaj do bere me shpatulla mbas murit politikanet bandite Shqiptare .

    Reply to this comment
  4. QYTETARI October 7, 11:57

    Z ALBIN URIME. MENDO PER KOSOVEN DHE JI MIRNJOHES PER AMERIKEN QE I VURI NDERIN NE VEND GJITHE SHQIPTAREVE.

    Reply to this comment
  5. FORSTER October 7, 12:36

    Per sa i perket fjalimit qe mbajti naten e fundit ‘para mijrave -kosovareve ,Albin-Kurti perdorte nji fjale qe ish e theksuar “Erdhi -Dita”,kur ky politikan I kosoves duhej te fliste me shume per ,Ekonomine,Ushtrine,Rendin ,Bujqesine ,Arsimin, Emigrimin ,Per shtetin ame SHqiperine ,per politiken e jashtme dhe te brendsme te Kosves ,ku ai nuk I preku fare ,pra kjo tregon nivelin e tij arsimor .Zoti Albin Kosova sot ka nevoje me shume se kurre per per ti rritur prestigjin ne Arenen -Kombetare per tu njohur ne Organizatat-Nderkombetare ,sepse te “Ardhi-Dita”.Urime dhe pune te mbare.

    Reply to this comment
    • mirel October 7, 15:17

      E kupton cfare komenti budalla ke bere? Per ekonomine, zhvillimin etj Albinit i duhet te dale me program qeveritar dhe jo ne mje fjalim pershendetjeje per fitoren.
      Aq me teper qe nuk eshte konfirmuar akoma.
      Apo e kishe fjalen per Arenen e Ramutit. Se me keto shprehje Ramuti realizoi “premtimet” ekonomike
      Nderto kulle tr Stadiumi Qemal Stafa. Hiq emrin e Heroit te Popullit, privatizoje..dhe ky eshte plani ekonomik shqiptar i Ramutit. Plani i PPPve
      Per shkaterrimin dhe jo ndertimin e shtetit shqiptar.
      Kete pret dhe ti nga Albini?

      Reply to this comment
  6. Vatra October 7, 12:46

    Edhe VV gjatë rrugës të saj politike ka,tregu oscilime të mëdha mjafton të shifet qeverisja,në Prishtinë ku nuk u ba kurr një denoncim apo shkakrrim ngrehinash të firmave mafioze dhe qeverisja me një organizatë politike siqë është LDK e cila hiq këto dy vitet e fundit Kosova e ka 30 vite në skenë sa për sukseset e saja të para gjatë dhe pas luftes A. Kurtit duhet përkujtu ekzodin masiv të paparë në Europë gjatë viteve 90- 95 për gjatë kohës të lufës Kosovës i ikën populli dhe qeveri kryetar bashkë edhe kjo presedan historie e pas luftes ekzodi sirian i ndodhi Kosovës nën qeverisjen e Ldk e sa për fytyten qeverisëse të Ldk mjafton të shifet masakra urbanistike në bastionet politike të saj Prishtina dhe Fushë Kosova të bashkëqeverisës pastër dhe me sukses me një parti që në fillesat e saja ishte mashtruse dhe me një përbërje të brendshme korruptive- kriminale dhe poltrone e Millosheviq-Vuqiq kjo është befasia qeverisëse e radhës në Kosovë

    Reply to this comment
  7. XXXL October 7, 12:51

    Albin Kurti shpresojmë që gjatë qeverisjes së tij nëse e ka gjatë që ma popullin mos ta torturon me propagandë Sali Berishë Ibrahim Rugovë që opozita gjegjësisht komandantët janë gjithnji pengesa për ta

    Reply to this comment
  8. Keshtu jane gjerat October 7, 13:32

    Ky e ka fjalen erdhi dita per kete islamist qe ti kthej syte nga siria dhe turqia me sumperpjete dhe ky te vjedhi per vete

    Reply to this comment
  9. dushi October 7, 13:51

    Asgje te mire nga ky specie qe done bashke me titistet ose si quhen tash ledekeistet qe e malltretua katundarine e Kosoves nje kohe shume te gjate.Asnje e mire se pret Kosoven nga kjo dysheVVnje parti e dhunes dheLDKnje parti i rrenave dhe tradhetis!

    Reply to this comment
  10. ALBAN DEGA October 7, 14:08

    ALBIN KURTI- KRYEMINISTER I RI I KOSOVES SE RE …

    Eshte zgjidhja me mire per nje Kosove demokratike me orientim properendimor e proamerikan!
    Komandaret qe e cliruan Kosoven me avionet amerikane dhe te NATO-s u shpartalluan serish edhe ne keto zgjedhje e humbjen edhe kete beteje demokratike… I shpartalloi korrupsioni qe vetem hodhi shtat edhe ne mandatin e fundit.
    Kosova dhe populli i saj korren nje fitore te re me qetesine, pjekurine dhe atdhetarine e tyre… megjithese votói me pak se gjysma e zgjedhesve te zhgenjyer deri me palce nga politika e sotme.
    Albin Kurti eshte politikani me i mencur, me i paster, me i ndershem, me luftarak e me energjik, me atdhetar e demokrat i Republikes se Kosoves.
    I vetmi garant se do te pastroje me dore te hekurt korrupsionin, nepotizimin… kalbjen totale te politikes kosovare nga keto plage vrastare te Kosoves.
    Albin Kurti ka perkrah rinine e Kosoves, jo vetem aty por edhe ne diaspore Ku 90 per qind e saj e perkrah.
    E kush ka me vete rinine, aq me teper ne nje shtet te ri demokratik e me popullsi me moshe te re si Kosova, ka te sotmen e te ardhmen e saj.
    Ai do te sjelle risi politike, vizion te ri bashkekohor jo vetem per Kosoven, por edhe per Shqiperine, ku Vetvendosja ka degen e saj ne rritje per shkak te politikes se sterkorruptuar te Tiranes se djeshme dhe te sotme ku demokracia eshte degjeneruar qe ne gjirin e partive politike .
    Albin Kurti eshte e e sotmja dhe e ardhmja e afert e politikes kosovare e me gjere.
    TASH 105 VJET JETOJME KOHEN E PLEHRAVE
    UROJME QE SOT E TUTJE PER SHQIPTARET TE FILLOJE EPOKA E VLERAVE …
    EPOKA E RINISE DHE RISIVE EURO- AMERIKANE ME DUAR TE PASTRA NE POLITIKE….
    ALBIN KURTI ESHTE HAPI I PARE NE KETE EPOKE….
    ALBIN KURTI KA NJE VIZION TE RI INTELEKTUAL E JO INTELEKUAL PER TE ARDHMEN E KOSOVES QE POLITIKANET E MBI 20 VJETEVE TE FUNDIT E KTHYEN NE NJE LOPE PER TA MJELUR PER FAMILJET, KLANET DHE XHEPAT E VET E JO PER “ NE POPULLI ME POPULLIN DHE PER POPULLIN !” SIC E KA PERCAKTUAR SI ASKUSH KUSHTETUTA E NENES BOTERORE TE DEMOKRACISE DHE NJEKOHESISHT NENA E BABAI I KOSOVES SE LIRE E TE PAVARUR DHE E MBARE SHQIPTAREVE SI KOMBI I VETEM NE BOTE 95 PER QIND PRO “SHTETEVE TE BEKUEME TE AMERIKES”, I POPULLIT DHE KOMBIT QE E FILLOI RRUGEN E LIRISE ME KUSHTRIMIN “ USA… USA!” NE RRUGET E PRISHTINES QYSH NE PRANVEREN E VITIT 1981 DHE “ E DUAM SHQIPERINE SI AMERIKA DEMOKRATIKE” NE DIMRIN E FUNDIT KOMUNIST TE SAJ NE DHJETOR 1990 NE RRUGET E SHESHET E TIRANES DHE MBARE SHQIPERISE !
    KUSH KA ME VETE SHBA KA ZOTIN ME VETE !

    Reply to this comment
    • Genti October 8, 06:16

      U plake u dogje e kurre nuk u poqe o Dege shkurresh Tropoje. Idiot ngele gjithe jeten e idiot do vdesesh, se tani edhe je currufjasur nga pleqeria.

      Pash zotin vertet i beson te gjitha ato qe thua? Po ju te rrjedhurit e komunizmit keni shitur aq propagande e genjeshra ne kohen e diktatures, sa tani i besoni edhe vete brockullat.

      Reply to this comment
  11. mirel October 7, 15:28

    Asnje nuk e di ku do shkoje Albini dhe cfare do i sjelli Kosoves dhe shqiptareve.
    Deri tani ka treguar pjekuri politike dhe synime te sakta per sa i perket raporteve te Kosoves me fqinjin serb.
    Prirjet Islamike i ka te erreta. Nuk mund te flas nese i intereson politikisht te beje per vete islamutet e Kosoves, apo te fitoje kredo politike me arapet Erdobabain e Ramutit.
    Asnje nuk mund te parashikoje me siguri kete apo ate.
    I ngelet popullit te ushtroje pushtetin e tij nepermjet kontrollit ndaj te zgjedhurve dhe imponimit me force per te kryer detyrat e marra perpsiper.
    Nese nuk i permbushin detyrimey e premtuara, populli ka te drejte te protestoje, te insistoje per zbatimin e tyre, dhe ti largoje nese ata refuzojne.
    Kjo vlen per kedo Albin
    Ne kete menyre nuk kemi frike se mos vdes shpresa. Por luftojme qe ta mbajme gjalle
    Nese jo, atehere le te shpartallohemi ne mjerimin ku kemi rene dhe ti peme Albinet te kthehen ne Ramuter, Thacer.. e horra te pacipe, sic jane kthyer deri tani.

    Reply to this comment
  12. Genti October 8, 02:04

    Ketu do jemi e do ta shohim qe edhe ky eshte nje fjasko, si te gjithe politikanet e tjere. Nuk ka se si te ndodh ndryshe, se keta jane thjesht fasada e teatrit te atyre qe jane ne hije, prapa skenes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*