Janusz Bugajski, kolumnë javore në DITA nga Uashingtoni
Nga Arkiva
Për lexuesit dhe kolegët e mediave:
Prej së dielës 2o janar 2019, Janusz Bugajski, do jetë pjesë e stafit të analistëve në DITA.
Shkrimet ekskluzive të z.Bugajski një prej ekspertëve më të mirë për çështjet e Ballkanit, do të botohen në DITA një herë në javë.
Në versionin online ato do të botohen në anglisht dhe shqip, kurse në versionin print do të botohen në gjuhën shqipe.
Z.Bugajski do të shkruajë për Ditën nga Uashingtoni.
Kolumna e tij në DITA do të përqendrohet në politikën e brendshme dhe të jashtme amerikane, marrëdhëniet transatlantike, zhvillimet në NATO dhe BE, zhvillimet në Ballkan dhe politikën ruse, turke dhe kineze në rajon dhe ndikimin e të gjithë këtyre faktorëve në Shqipëri dhe në kombin shqiptar.
Kolumna e parë e z.Bugajski, botohet në numrin e kësaj të diele në DITA, dhe merr në analizë vizitën e presidentit rus Vladimir Putin në Beograd.
Çfarë qëllimesh kishte, çfarë luhet në prapaskenë dhe si duhet përkthyer në Tiranë dhe Prishtinë. Pse i duhet fqinjit tonë solidariteti rus. Cilat ishin tre drejtimet që shënjestroi axhenda e Putinit në Beograd. Si po furnizon Moska Serbinë me mjete ushtarake dhe çfarë është “qendra humanitare ruso-serbe” pranë Nishit, e cila po përdoret nga shërbimet ruse si bazë e mbledhjes dhe përpunimit të informacionit inteligjent përkundrejt Perëndimit. Cilat janë dy objektivat kryesore që strategjistët e Moskës po ndjekin ndaj Kosovës.
Shkrimi i plotë i z.Bugajski botuar sot në DITA mund të lexohet duke klikuar KËTU.
Në emër të lexuesve, botuesit dhe stafit, i urojmë z.Bugajski mirëseardhje dhe punë të mbarë.
*****
Kryeredaktori
Po e presim me shume interesim!
I uroj mireseardhjen zotit Bugajski ne DITA gje qe tregon se gazeta rrit nivelin e saj perpara pergjegjesive kombetare qe ka marre persiper per nje Shqiperi ndryshe pa korrupsion,pa diktatore dhe pa karagjoze politike!
Ne kushtet e mungeses totale te partive politike te verteta,gazeta DITA po e luan si jo me mire rolin e saj atdhetar ne zgjimin e popullit shqiptar nga koma 28 vjecare!
Miqte e shqiptareve jane te mirepritur
Sidomos ata nga Uashingtoni, pa te cilin Shqiperia sot nuk do ekzistonte
Bravo dhe Urime
Viktor Malaj, i paarritshem ne krye te te gjitheve, Moikom Zeqo mendjendrituri, biblioteke shetitese, pasuri kombetare, Pellumb Xhufi personaliteti i vetem qe braktisi politiken si burrat pa e kthyer koken pas sapo e kuptoi hajduterine dhe mafiozllekun, Arben Duka poeti popullor i vargjeve te shpirtit politik te se majtes, Fatos Tarifa, politologu serioz bir i nje babai qe perfaqeson gjithcka me vlere te se shkuares sone te trazuar, Bedri Islami, idhull ne Kosove dhe kujtesa e pashlyeshme e UÇK-se, se fundmi patrioti serioz dhe fjalematur Shaban Murati, dhe zoti Bugajski, nje mik jo i rastesishem ne kete gazete te nderuar se ciles i uroj jete te gjate dhe hapa te matur ne sherbim te nje atdheu qe lengon e lengon pa fund, i marre peng nga pjesa me e lige dhe me e erret e nje shoqerie qe po i debon djemte dhe vajzat me te mire ne kurbet.
Nje pershendetje te ngrohte kryeredaktorit Adrian Thano, nga i cili ruaj kujtimet e nje takimi te paharruar nje dite perpara demonstrates se 21 janarit, kur drejtonte Shekullin e lavdishem (ish-te lavdishem). Disa dite me pare i nisa nje email ku e pyesja si mik i vjeter pse gjithe keto kritika per Edi Ramen dhe pergjigja e tij e shkurter dhe modeste me ngeli ne mend: Ndonjehere duhet te merzitesh ca njerez qe te besh gjene e duhur.
Me falni nese kam haruar dike, jeni nje staf i mrekullueshem, edhe pse ndonjehere nuk jemi dakord me ju, e di qe cdo gje e beni nga zemra dhe besimi, jo nga interesat dhe meskiniteti.
Perqafime te gjitheve nga Toronto
Perparim Kapllani
Me duket një koment shumë i sinqertë dhe i pergjegjshem z Kapllani.
Faleminderit Zak
Me duhet te shtoj te paharrueshmin Andrea Stefani qe shpir iju prehte ne paqe.
Pavaresisht disa nxitimeve me LANC ne fund te jetes se tij te nderuar, ai la ketu ne gazeten tone Dita mendime te vyera per te gjithe ata shqiptare qe nuk e duan atdheun si militante tifoze partish te njerit politikan bukeshkale apo tjetrit, por u dhemb ne zemer sic te dhemb vuajtja e dikujt qe e do pa asnje interes e per te cilin je gati te japesh gjithcka.
Shqiptaret e mire jane gjithandej, por sa keq qe ikin, ikin, ikin.
Nje liber i Andreas, me titull Komploti kunder Lirise ka nje pasazh per krimin e Gerdecit, shkrimi me i plote dhe me i qarte qe kam lexuar ndonjehere per ate qe ka ndodhur atje.
Sidoqofte, doja te thosha qe E VERTETA e dhene me qartesi dhe logjike bindese, sic ndodh me analistet qe permenda te gazetes se nderuar Dita, mbetet ne memorien e njerezve.
Sado qe gjerat nuk ndryshojne dot shpejt, ky eshte nje kontribut i vyer ne ndergjegjen e kombit, te cilin shpresoj qe ju stafi i gazetes ta ruani dhe ta mbartni me tej ne nje rruge te gjate, ku aleat te vetem duhet te keni te verteten, dhe jo bosin politik te radhes, sepse perndryshe do perfundoni si gjithe mediat e tjera, dikur te lavdishme, por qe nuk jetuan gjate.
Perparim, je shume modest. Te mbaj mend kur ishe gazetar ne shtypin ushtarak. Nuk do cuditesha sikur Dita te krijoje mundesine qe te percjelle tregimet dhe opinionet e tua. Suksese dhe urime te sinqerta!
Hajvani I fundit ,po ka qene kapter Kapllani ne bunker ,pa tjeter qe ka trute e kapterit.
Ne burgun e Spacit [ Halil Lazija ] krieredaktori I gazetes
Luftetari.nga trute e kapterit qe kishte qene kur qe tek gazeta e kapterave ,kaperceu ne shkallen e oficerit nga
mesimet e burgut qe mori per 7 vjet resht ne shkollen e madhe te lirise se ndergjegjes,,, I thoshte miqeve ate kohe: Gomari me I madh I Enverit eshte kapteri I ushtrise se tij ,qe ka ngritur,Gomarit kapter I ka vene dhe baren e kalit ta mbaje mbi kurizin e tij,,, dhe ky gomar – kapteri nuk kupton kurre nga kjo peshe !
Ju lutem, mjaft! Mos perdorni identitet te rreme.
Viktor Malaj, nje enverist, stalinist, bolshevik i paepur.
Pellumb Xhufi nje historian stalinist, thellesisht i indoktrinuar, metoda e studimeve te te cilit eshte dogma materializmit historik.
Arben Duka poeti enverist, bolshevik i thekur, vazhdues i denje i poeteve te dikurshem komsomolas.
Fatos Tarifa, politologu provincial, ish-Ambasadori turperues i Shqiperise ne ShBA, post ng ai cili i shkarkua me urgjence dhe me turp nga Qeveria socialiste e Fatos Nanos, per hajduterine dalebojese qe na nxori erezin si shtet; por edhe i biri i Sevos, enveristit plak zemerkatran.
Bedri Islami, njejte si Viktor Malaj, enverist, mehmetist, stalinist, bolshevik me damke; s’ke c’te shtosh me teper per kete soj.
Kurse per dy te tjeret, Moikom Zeqon dhe Shaban Muratin, per te parin do te thoja se me vjen keq qe eshte perzier me socialistat, kurse per te dytin me duket paksa e habitshme sesi ia botojne shkrimet ne gazeten tone ekstra te majte.
Ore mik! A ka mundesi te mos e perdoresh me emrin tim? Nese ke deshire te japesh mendime neper gazeta, mund ta besh me emrin tend te vertete.
Ardian Thano dhe” Dita ” e tij arriten te jene lider ne shtypin e shkruar shqiptar . Kete titull e japin numur I lexusve , por qe dipendohet nga kualiteti I shkrimeve . Nuk me duhet se si e paraqesin veten homologet e tjere te shtypit . Editoriali dhe kualiteti I shkrimeve te “Dites “, ka kohe , qe I ka kaluar parashikimet e prognozisteve . Perparimi I gazetes , behet c’do dite , me I pa parashikushem Suksese ! Zgalem
URIME në Punën e RE Zotërisë dhe RESPEKTE GAZETËS më të NDERUAR dhe më ATDHEDASHËSE DITA .
Ja pra qe teoria e shkembimit eshte genjeshter e ndyre e Ramutit dhe Thacit. Serbet as qe e mendojne shkembimin, por vetem marrjen e Veriut.
Ashtu sic RAmuti genjente per ceshtjen came qe Greqia nuk e pranoi asnjehere ne tavoline, Jugu u be pazar nga tradhetaret e Shqiperise sikur dhe Veriu i Kosoves. Sherbetoret e Putinit jane ne veprim per ndarjen e Shqiperise.
NGJARHE HISTORIKE !
Z.Bugajski ka vite qe eshte prezent ne mediat e shkruara dhe elektronike te Kosoves
Z. Bugajski korespondent dhe antar i stafit te Gazetes Dita. Lajm shume i mire .Sinqerishte e pergezoje stafin e portalit Dita . Urime gazetes Dita ,
Mire se erdhe edhe ne Shqiperi
z. Janosh Bugajski ,edhe ne Shqiperi do te jeni i miresesrdhur dhe mirepritur si ne Kosove
E zakonshme. Ndodhi.
Ja i lexuam xhevairet e ktij kolumi . Dhe pastaj ?! Do flem te qet e do ndodhi mrekullia !!! Eh c’popull naiv eshte ky joni ,prandaj vuajn ne shekuj .Ngopen me bla bla bla jo me jete .
Shqiptaret vazhdojne te ndertojn iluzione nga Foto/ Figura / Selfie Politike ,
pa kuptuar se perball ktij globalizmi kriminal,
perball ksaj shpelle be thelle ku kjo Politike Globale
i ka futur ,ndihen te vetem ,viktima ,
e i gezohen kashtes qe i afrojne Bota .
Kur i shikoj ashtu ,te transformuar nga politikat e Djallit
e Brain Washing qe i eshte bere gjate ktyre 29-vjeteve
,me sjellin ne mendje foto roberish lufte ne X -Film ,
ku e vetmja gje qe lexon ne syte e tyre ,
eshte ai shikim i sforcuar i fytyres se tyre ,si forca e fundit e dinjitetit , mbas se ciles gjithcka eshte e pashprese .
Dhe per cudi , asnji nuk shef vdekjen qe afrohet e heshtur ,
pas mjergulles se bla bla bla-se .
( eshte injoruese per njerezimin ,te gjesh ngushellim ne paraziTIzmin qe afron kjo Bote manipuluese hipokrite )
DITA si DRITA e atdheut tone,Realizofte mbrodhesi me nismen e Re- “BUGARSKI”….pene e zgjedhur…
Dhimbia e madhe popull ! D.
Jo vetëm që nuk fluturoj nga gëzimi , por , përkundrazi jam i pakënaqur me DITE-n që ka përfshirë Bugajskin si kolumnist .
Kolumnist – nga anglishtja column që në shqip quhet kolona . Pra Bugajski do mbulojë në gazetë kolonën e jashtëme.
Jo , jo kështu , DITA humbet pamvarësinë . Unë dua t’a shoh botën , zhvillimet , ngjarjet me optikën shqipëtare , ç’mendojnë njerëzit e mi si Shaban Murati etj dhe jo Bugajski , që do te shohë gjithënjë interesat e vëndit të tij . Nuk na mjaftonte që miqtë tanë amerikanë janë prezent në Shqipëri ne shumë e shumë forma , por na duhej edhe Bugajski ?!
DITA , nuk e di ç’dreqin ju ka shtyrë të bënit këtë hap ?
Bugajsi nji emer i ndigjume me shume favorite.
Por ne duhet te kemi brenda trollit njerez si Shaban Murati dhe Viktor Malaj,Moikom Zeqon,Xhufin,Qosja etj,etj,qe e njohin ne rrenje gjendjen rreale te vlerave sa politike aq dhe patriotike sepse kan te njejtin karakter te shendosh si i gjithe populli qe jane te te njetes yndyre me vujtje e sakrifica ne perparimin e vendit.Bugajsi e ka nga larg njohjen pertej oqeanti.Ushqehet,shetit flen dhe ngrihet ne USA ai asht i dobishem ma shume per te dhane mendime se cfare mendon Amerika per Ballkanin e kryesisht per etnin Shqiptare.Ne duhet te heqim iden e te huajit demek qe din ma shume se idet e trollit,tabanit qe gezon vendi.Te jemi larg shprehjeve: E tha filani (per te huajin).Mos te injorojme te brendeshmit te cilet jane gjevahire,florinje teper te cmushme qe duhet ti mbeshtesim se na hapin rrugen e drejte,drejte te vertetes.
Faleminderit!
O ANALFABETËT E DITA-S, SHPJEGOMANI OSË MË MIRË PËRKTHEMANI PAK NË SHQIP SHKRIMIN TUAJ , ÇDO ME THËNË “KOLUMN JAVOR” ?????
O IDIOTË ABALFABETË QË DONI TË QUHENI GAZETARË , MËSONI TË SHKRUANI ,FLISNI ,GJUHËN SHQIPE.