Preken me Covid-19 tre punonjës tek drejtoria e Shëndetit Publik në Durrës, institucioni del jashtë funksionit

June 30, 2020 10:32

Preken me Covid-19 tre punonjës tek drejtoria e Shëndetit Publik në Durrës, institucioni del jashtë funksionit

Drejtoria e Shëndetit Publik në Durrës është jashtë funksionit, pasi 3 punonjës kanë rezultuar të infektuar me COVID-19.

Nga ky institucion janë larguar të gjithë punonjësit, të cilët kanë frikë se mund të infektohen.

Ditën e sotme këta të fundit ka marrë vetëm disa tamponë te Shtëpia e Fëmijës dhe më pas janë është larguar për në banesat e tyre.

I fundit që ka ikur në banesën e tij, është shoferi i ambulancës, i cili transporton personelin që merr tamponët.

Po kështu sot është mbyllur edhe kopshti “Skënderbej” në Lezhë, pasi një nga edukatoret ka rezultuar e infektuar.

Sakaq, javët e fundit është rritur ndjeshëm numri i viktimave dhe të infektuarve me COVID-19. Dje u shënuan 4 viktima të tjera dhe MSH konfirmoi edhe 64 raste të reja.

Aktualisht në spitalin Infektiv po marrin mjekim 85 persona.

11 prej tyre janë në terapi Intesive dhe 2 të intubuar. Ministria e Shëndetësisë bën thirrje që qytetarët të mbajnë maskë dhe rujanë distancimin social.

j.l./ dita

June 30, 2020 10:32
Komento

1 Koment

  1. Dalan June 30, 12:13

    Vitamina D mbron nga coronavirusi. Kerpudhat jane nje burim i jashtezakonshem, por VETEM kur lihen ne diell per gjysem ore. Ashtu si lekura e njeriut qe prodhon vitamine nen rrezet e diellit. kete veti na e paska kerpudha. Kur e ekspozuar ne diell DUHET lihet me bishtin lart, se ne kete menyre rrezet depertojne me mire dhe pastaj haet e gjalle, e pagatuar.
    https://www.sbs.com.au/food/article/2018/05/10/boost-your-vitamin-d-levels-bathing-mushrooms-sunlight-eating
    https://www.google.co.uk/amp/s/www.huffpost.com/entry/mushrooms-vitamin-d_b_1635941/amp

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim