PREKËSE / Qeveria ua heq si me magji dhimbjen të mbijetuarve të tërmetit 

December 8, 2019 21:51

PREKËSE / Qeveria ua heq si me magji dhimbjen të mbijetuarve të tërmetit 

DURRËS, THUMANË, BARCELONË, MILANO etj – Për 54 vjecarin Zef Lluca nga Laçi, gjithë kjo histori mund të thuhet se ishte një fat i maskuar si fatkeqësi.

Atë e gjejmë duke shtrënguar në duar një CD me këngë të firmosura nga idhulli i tij i një jete, dhe nuk i bën më përshtypje nëse ende fle në çadër, me dyshekë të bërë qull nga shiu i ditëve të fundit. As nuk e ka problem pse shtëpia e shkërrmoqur nga tërmeti ende mban brenda investimin e një jete, nga elektroshtëpiaket, tek rrobat dhe mobiliet.

“Kët CD ma ka dhan vetë ai, Albano dhe Romina,” pohon me emocion për Gojët e Liga i pastrehu i lumtur me tre fëmijë, “dhe po ju tham nji sekret: Mora vesh se Albano e kish pas mbiemnin Karizi, kurse ‘dhe Romina’ ash emën arti”.

Dy ditë pas tërmetit të 26 nëntorit, Zef Llucës i telefonuan nga kryeministria dhe e pyetën se cilin artist kishte idhull. Sapo Zefi përmendi emrin e parë që i erdhi në mendje, i thanë të bëhej gati për udhëtim në Itali bashkë me kryeministrin. Ai nuk arriti të mblodhte veten nga habia, kur një makinë luksoze i mbiu tek hyrja e çadrës dhe Edi KM ja bënte me shenjë nga brenda, “Eja se jemi vonë”.

Dy orë më vonë, ishte përballë Albanos, që i këndoi live “Felicita” dhe i dha CD-në.

“S’muj me mledh vedin. Gjithça ndodhi shumë shpejt,” rrëfen Zef Lluca teksa përpiqet të shkoqisë llucën nga këpucët. “Shyqyr që ia arrita ksaj dite,” shton ai i lumtur.

Por episode të tilla lumturie nuk janë të pakta. Dhe nuk është vetëm rasti i dy fëmijëve që shpëtuan nga pallati i rrëzuar, njëri tifoz me Interin dhe tjetri me Milanin, që Edi KM i çoi të takonin yjet e Juventusit Ronaldo dhe Bufon.

Me fat ishte edhe Kolë Kallamishtja nga Thumana, i cili u përzgjodh elektronikisht nga faqja “Shqipëri solitare” për të takuar legjendën e muzikës Adriano Çelentano në Milano.

“Adriano më dha shallin e firmosur nga vetë ai. Ka dy ditë qi m’asht pre oreksi nga gzimi, sun haj fare,” thotë i përlotur Kola, “kan dash me m’pru batanija, makarule, pilafna, pula t’pjekme. Ptu lanet, u thashë, si du hiç”.

Dhe Kolë Kallamishtja pohon me krenari: “Ne tash mbulohna krejt si familje, me shallin e Adrianos!”

Një ditë e shënuar ishte rezervuar edhe për 12 vjeçarin Jurgen Qiraxhiu nga Kavaja, tifoz i çmendur i Realit të Madridit.

I strehuar prej ditësh në një qendër sociale në këtë qytet, atij iu realizua ëndrra e kushedi sa të tjerëve, për një takim me yllin e Barcelonës, Leo Mesi.

“Jam i lumtur,” tha me bezdi Jurgeni për Gojët e Liga, “se unë realizova ëndrrën e shokut tim Frankos, tifoz i thekur i Barcelonës që as nuk i është prish shpia, as nuk i janë plagosur njerëz të familjes. Me thënë të drejtën, Franko u mërzit shumë që nuk pësoi asnjë dëm. Po s’ke ç’i bën, kto punë janë çështje shansi”.

***** 

SHËNIM / Gojët e Liga është një rubrikë satirike që e ka ëndërr të takojë Erjon Braçen. Por ahhh, ç’e do… 

December 8, 2019 21:51
Komento

7 Komente

  1. ogerta December 8, 22:08

    E keni inat Edi Ramen ju te Gojeve te Liga se eshte me interesant se ju
    🙂

    Reply to this comment
    • Ylli December 8, 22:09

      Nëse gara politike kufizohet tek kush është personi më interesant, pa dyshim që fiton Edi Rama.

      Shumë interesant është. Aktron mirë në çdo rrethanë tragjike ose komike. Tërheq vemendjen për çdo gjë. Stilon veshjen e vetë, me ose pa brekë pa asnjë kompleks apo ndjesi turpi. Rrëfen bukur dhe me detaje.

      Pa dyshim, interesant. Unik në llojin e vet. Askush tjetër nuk e bën dot marketingun e vetes së vet si Ai.

      Por puna është se si Kryeministër NUK BËN! Pra si zyrtari publik që duhet të qeverisë të tjerët nuk bën një lek.

      Ndaj gjykimi i publikut duhet të fokusohet në çfarë bën Edi Rama si shtetar e jo si shtetas.

      Meqë ra fjala, shteti i Edi Ramës u provua si më i dobëti në historinë e shtetit. As shërben e as ruan. Thjesht godet sipas qejfit të udhëheqësit. Ndërkohë duhet të kujtojmë se premtoi se “do bëjë shtet që ti japë fund tranzicionit 30 vjeçar”.

      Dhe ja çbëri! Shkatërroi edhe atë pak shtet që ishte.

      Tha që do zbuste dallimin ndërmjet të pasurve dhe të varfërve, se medemek është dhe socialist. Çfarë bëri? Shtoi të varfërit, super pasuroi të pasurit dhe shuajti atë pak shtresë të mesme. Shqiptarët ikin nga politika e Edi Ramës.

      Po kur tha se “do forconte administrimin publik”?! Ç’bëri? Koncensionoi çdo gjë ja tha privatit thuajse çdo gjë publike.

      As shtet, as ligj, as zhvillim e as ekonomi bëri.

      Kështu që kujt i duhet ky Kryeministër, që vishet e zhvishet për t’u shitur si interesant?

      Çfarë zgjedhin njerëzit, politikanin apo interesantin?!

      Unë jam për të zgjedhur politikanin dhe jo individin.

      Edi Rama nuk zgjidhet dot më si politikan sepse është dështak!

      Reply to this comment
      • ganiu December 9, 21:13

        Unik në llojin e vet është dhe Ver Llapa.
        Nuk besoj se më kundërshton.
        Po të ishte ai KM?!
        Të garantoj se nuk kishte bërë asnjë dëm Shqipërisë.

        Reply to this comment
    • Nje koke pa lare: December 10, 00:27

      Eshte interesant qe pervec gojeve te liga ketu tek dita vijne edhe gojet e pista.
      E gjejne si miza mutin…

      Reply to this comment
      • kili vili December 19, 23:30

        Humori asnjehere nuk eshte mut
        Kush nuk duron dot humorin nuk eshte ne rregull nga trute
        Pergjithesisht diktatoret e urrejne humorin

        Reply to this comment
  2. Shtata spathi December 8, 22:22

    Keto CD-dhe bluzen ia kish lene amanet i ati para se sa ta zinte përmeti (nje pije e famshme paratërrmetiane me siguri). Dhe me siguri them qe itash Zeffinjo e ka kuptuar se si e pas kish sjellur Doren e Tines vete Kosta qe Ndin neper keto raste.

    Reply to this comment
  3. Ato qe kane inate edi shkerdhaten December 9, 01:09

    Ke harru stambollin

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim