Prela: Dosja 339 më e madhja në vend, 74 nën hetim, numri do rritet

June 7, 2019 15:26

Prela: Dosja 339 më e madhja në vend, 74 nën hetim, numri do rritet

Dy ditë pasi e përditshmja gjermane ‘Bild’, publikoi 6 përgjime të tjera të dosjes 339 drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela tha në një dalje për mediat se kjo është dosja më e madhe që ka patur prokuroria shqiptare në historinë e saj.

“Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë më 28.12.2016 ka regjistruar veprat penale, për prodhim narkotikësh, trafik narkotikësh në bashkëpunim. Hetimet janë kryer nga disa prokurorë sipas periudhave.

Më 28. 12. 2016. deri më 20.11. 2017 hetimet janë kryer nga prokurori Anton Martini dhe dy OPGJ. Gjatë kësaj periudhe që përfshin dhe zgjedhjet janë regjistruar procedim vetëm për drogë. Nga 20.11.2017 deri në 2019, hetimet janë kryer nga prokurori Hajdarmataj dhe 3 oficerë të Policisë Gjyqësore.

Në 2018 është regjistruar hetimi për grup të strukturuar kriminal. Më 5.7.2018 dhe 14.8.2018 është vendosur regjistrimi i emrave për prodhim e shitje narkotikësh, trafik, korrupsion aktiv në zgjedhje, grup i strukturuar kriminal, korrupsion i funksionarëve të lartë.

Pas largimit të Hajdarmataj me vendim të drejtuesit të prokurorisë, më 25.09.2019 janë caktuar Vladimir Mara dhe Dritan Preçi.

Në një periudhë kohore më pak se 20 ditë janë regjistruar ermat e 40 subjekteve si të dyshuar të veprës penale.

Kanë kërkuar 44 masa sigurimi që janë vendosur. Janë administruar 624 CD me përgjime elektronike dhe mbi 150 DVD.

Referuar informacionit që më është në dispozicion nga prokurorët e çështjes, të gjitha CD-të kanë qenë të patranskriptuara. Ka pasur disa transkriptime të pjesshme. Janë kryer veprime hetimor vetëm për kultivim narkotikësh dhe abuzim me pronat në qarkun e Lezhës. Nuk ka pasur hetime të hapur për veprat e tjera, me përjashtim të përgjimeve.

Duke parë rëndësinë e madhe dhe numrin e madh të personave nën hetim, ka arritur në 74 persona dhe numri pritet të rritet. Kjo është dosja më e madhe e hetuar ndonjëherë”. u shpreh Prela.

Në qendër 6 përgjimeve te publikuara nga Bild është Astrit Avdylaj, i arrestuar në kuadër të operacionit ‘Volvo 4’ që bisedon në telefon me Vangjush Dakon dhe zyrtarë të tjerë lokalë, të cilëve iu bën presion për votat apo për favore të tjera.

 

b.b/dita

June 7, 2019 15:26
Komento

4 Komente

  1. Dash June 7, 15:43

    Te shohim ,mezi po presim !

    Reply to this comment
  2. Hajduti me bllok me ne dore, President i Shqiperise. June 7, 16:13

    Edhe shoku Ilir Meta bashkeluftetetari dhe burri i baxhelles Monika jo vetem u pergjua por doli edhe me figure qe te rripte skalpin e bente favore ne kembim te 700 mije eurove, ishin po keta prokurore dhe Gjykate e Larte more vesht e Larte e nxorren qelibar te paster dhe sot e kemio ne krye te vendit President.
    Perse punohet me DY standarte, apo keshtu ka urdheruar krimineli Sali dhe ceshtja ne hetim te publikohet tek “Bild” per te rrezuar Shqiperine ne prag te pranimit te hapjes se negociareve me BE.
    Te arrestohen shitesit e CE nga Hadar-mataj, Llalla e me rradhe kopila te tjere qe punojne kunder Shqiperise ne favor te SHQUP-it.

    Reply to this comment
  3. SPAK-u-drejtesi June 7, 17:17

    Aman, mos flisni me e mos shkruani romane te tjere me Babalet.

    Reply to this comment
  4. Arben June 8, 19:25

    Qe do te thote deshtimi me I madh

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin