Premier League përzgjedh golin e vitit. Triumfon Townsend

May 21, 2019 19:36

Premier League përzgjedh golin e vitit. Triumfon Townsend

Kampionati më i fortë i futbollit në planet ka finalizuar një sezon elektrizues me gola spektakolarë dhe emocione të shumta. Por, në bazë të votimeve të bëra, ishte një rrjetë mbi të tjerat ajo që ka spikatur dhe ka merituar çmimin si më e mira e vitit.

Anësori i Crystal Palace, Andros Townsend mori vlerësimin e golit të sezonit në Premier League për perlën ndaj Manchester City. Futbollisti i skuadrës së “Shqiponjave” shënoi të dytin në fitoren befasuese të miqve në “Etihad Stadium”.

Kjo ishte hera e vetme që skuadra e trajnerit Guardiola humbi në shtëpi.

10 gola të bukur ishin përzgjedhur nga tifozët dhe një panel ekspertësh futbolli. Mes atyre më të pëlqyer ishte gjithashtu dhe finalizimi i Eden Hazard në derbin e Londrës kundër West Ham, si dhe goli i Vincent Kompany që firmosi fitoren e Manchester City kundër Leicester e që i hapi rrugë titullit kampion.

v.l/ Dita

May 21, 2019 19:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin