FOTO: Premtimet e Edi Ramës pas tërmetit në Korçë i treti koha

December 10, 2019 09:09

FOTO: Premtimet e Edi Ramës pas tërmetit në Korçë i treti koha

Nga Dhorjela Çule 

 

Banorët e fshatrave të Korçës ankohen se premtimi i kryeministrit Edi Rama se ‘të gjitha banesat e rrënuara nga tërmeti i qershorit do të rindërtoheshin’ po harrohet nga administrata, ndërkohë që dhjetra banorë vazhdojnë të qëndrojnë në çadra dhe kontenierë.

Pas tërmetit 5.3 ballë të shkallës Rihter që goditi zonën e Korçës më 1 qershor, kryeministri Edi Rama u zotua që shtëpitë e shpallura të pabanueshme në fshatrat Floq dhe Qafëzezë do të rindërtoheshin plotësisht, ndërkohë ato të dëmtuara pjesërisht do të dëmshpërbleheshin nga shteti.

“Të gjitha banesat do të rindërtohen”, tha Rama me shkronja kapitale në Facebook, ndërsa shpërndau më 3 qershor një video të zëdhënëses së qeverisë, Elisa Spiropali në takim me banorët.

“Pas inventarit të dëmeve, nis shumë shpejt dëmshpërblimi dhe rindërtimi për të gjitha familjet e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore,” shtoi në atë kohë kryeministri.

Megjithatë, 7 muaj pas tërmetit, një pjesë e banorëve të fshatrave Qafëzezë, Floq e Vidohovë luten që dimri të mos ketë reshje bore, sepse shumë prej tyre ende nuk kanë mundur të gjejnë një zgjidhje për dëmet që pësuan nga tërmeti.

Pas tërmeteve që goditën Shqipërinë e Mesme në shtator dhe atij vdekjeprurës së 26 nëntorit, që la pas mijëra të pastrehë, banorët e fshatrave të Korçës druhen së fatkeqësia e tyre natyrore – më e vogël në përmasa – do të zhduket nga vëmendja e autoriteteve.

Në tre fshatrat e prekur nga tërmeti në qershor janë ndërtuar disa banesa të reja dhe janë rikonstruktuar dhjetra të tjera, që i dhanë zgjidhje strehimit të disa familjeve të prekura. Megjithatë, bilanci i dëmeve të këtij tërmeti përcaktoi mbi 100 shtëpi të pabanueshme dhe më tepër se 500 të tjera të dëmtuara në nivele të ndryshme, ndërsa një tjetër lëkundje sizmike që u shënua në 1 nëntor e rëndoi më tej gjendjen e disa banesave.

Festim Çaushi para shtëpisë së tij të dëmtuar në fshatin Qafëzez

Përveç shtëpive të premtuara për rindërtim, në qarkun e Korçës janë 553 familje të dëmtuara nga tërmeti i 1 qershorit, të cilat sipas ligjit duhet të dëmshpërblehen në masën 50% të dëmit të pësuar në banesat e tyre. Megjithatë, banorët ankohen se kompensimi ende nuk u është dhënë, duke i lënë ata në pamundësi për të riparuar shtëpitë e tyre.

Prefekti i Korçës, Dhori Spirollari i tha BIRN se në fshatrat e prekur janë ndërtuar 37 banesa dhe 80 të tjera i janë nënshtruar rikonstruksionit. Prefekti pranoi megjithatë se asnjë prej kompensimeve të premtuara nuk është shpërndarë, ndërkohë që nuk ka një afat se kur do të nisë ky proces.

“Ende janë duke u bërë verifikimet e dosjeve nga Agjencia e Emergjencave Civile. Ka qenë një proces që zgjati, pasi në disa raste janë kthyer për rishqyrtim nga grupet e ekspertëve, pasi kemi pasur edhe ankesa ose pretendime nga banorët e dëmtuar,” tha Spirollari për BIRN.

Shtëpi e dëmtuar nga tërmeti i qershorit në Vidohovë të Korçës.

“Do të jenë bashkitë ato të cilat do të lëvrojnë fondet në masën 25% për kompensimin, ndërsa 25% tjetër i vlerës do të jepet nga ministria përkatëse,” shtoi ai.

Në Vidohovë e Qafëzezë, banorët e mbetur pa një çati mbi kokë si pasojë e tërmetit vazhdojnë të jetojnë në çadra dhe kontenierë. Në Floq, fshatin që prej muajsh është kthyer në një kantier ndërtimi, një familje është në pritje të përfundimit të shtëpisë, një e dytë i kalon netët në kasolle, ndërsa qindra banorë presin ende kompensimin e dëmit, vlera e të cilit është shënuar vetëm në letra.

Në fshatin Floq, ku dëmtimet ishin më të shumta, 88 banesa u klasifikuan si të dëmtuara rëndë nga të cilat 18 u ndërtuan nga e para, 19 iu nënshtruan rikonstruksionit, ndërsa për 51 banesa të tjera u përcaktuan vlera financiare për kompensimin e dëmeve.

Banorët i thanë BIRN se një pjesë mbeten të pasistemuar dhe 51 familje nuk e kanë marrë ende kompensimin. Disa prej tyre pohojnë se janë detyruar të paguajnë edhe vetë një pjesë nga shpenzimet e nevojshme për ndërtimin apo rregullimin e banesave. Të tjerë nuk kanë mundur të bëjnë asnjë lloj riparimi, pasi nuk kanë mundësi financiare.

Familja Pelivani është e fundit që ka mbetur në shkollën e fshatit; që për muaj të tërë u shërbeu si strehë këtyre familjeve. Banesa e saj nuk është përfunduar ende, ndërsa Arjana Pelivani pohon se disa shpenzime për blerjen e materialeve është detyruar t’i paguajë vetë, pasi firma nuk i mbulonte të gjitha.

“Kemi blerë rërë, gozhdë, ullukët, benzinë për betonieren etj,” tha ajo.

“Të gjitha mobiljet, elektroshtëpiaket dhe çdo gjë na u dëmtuan. Edhe ato që i nxorëm nga shtëpia, na u kalbën nga shirat,” shtoi ajo.

Më e vështirë është situata në lagjen e poshtme të fshatit, ku familjet u klasifikuan kryesisht për të përfituar kompensimin financiar. Luiza Elezi, nënë e 3 fëmijëve, përlotet teksa lëviz tepsitë dhe enët e tjera të kuzhinës, që i ka vënë nëpër dhomë për të mbledhur ujin e shiut që pikon nga të katër anët.

Shtëpia e dëmtuar e Luiza Elezit në fshatin Floq. Luiza thotë se ende nuk është kompensuar për dëmin.

“Prisni- na thonë- t’u vijë radha,” thotë 41 vjeçarja.

“Familjes sonë i vlerësuan dëmin e çatisë me 1.7 milionë lekë të vjetra nga të cilat duhet të merrnim 50%,” shtoi ajo, duke nënvizuar  se kati i dytë i shtëpisë është bërë i pabanueshëm.

Në fshatin Qafëzezë, pesë familje jetojnë ende në kontenier, ndërsa të tjerë janë strehuar në ato që më herët i mbanin si magazina për zahiretë e dimrit. Më pak familje vazhdojnë ende të qëndrojnë në çadër. 18 banesa të shkatërruara dhe 71 të dëmtuara ka qenë bilanci i dëmeve të këtij tërmeti në këtë fshat.

Në shtëpinë gati të shembur të Festim Çaushit, një tub i hekurt duket sikur mban të gjithë peshën. Në oborr qëndron ende çadra e emergjencës, ku kalojnë netët bashkëshortja me 3 vajzat, ndërsa Festimi është i detyruar të futet në banesë.

“Nuk e di pse ende nuk na është dhënë një zgjidhje, siç u dhanë të tjerëve. Nuk më kanë dhënë asnjë shpjegim pse më lanë kështu. Janë të paktën edhe 15 familje këtu që i kanë shtëpitë e pabanueshme,” tha Festimi.

“Të tjerëve u kanë premtuar kompensime, por nuk ua kanë dhënë. Unë nuk e di a do ta nxjerr dot dimrin apo jo. As në shtëpi e as në çadër nuk ka siguri për jetën. Dimri do të jetë shumë i vështirë për ne,” shtoi ai.

Në Vidohovë gjithashtu luten që të mos të mbajë dimër i acartë, pasi sipas banorëve, bora e shumëfishon rrezikun për shembjen e shtëpive të dëmtuara. Në këtë fshat, vetëm një familje jeton në çadër, ndërsa disa të tjerë janë sistemuar përkohësisht tek të afërmit. Ka edhe nga ata që kanë marrë përsipër riskun të futen brenda banesave që dukshëm janë dëmtuar rëndë nga tërmeti.

Në fillim të nëntorit, nëntë anëtarët e familjes Xhihani u desh të bënin rezistencë dhe refuzuan të dorëzojnë çadrën që ua dhanë më 1 qershor, pasi ndërtesa ku ata jetonin u deklarua e pabanueshme. Ata vazhdojnë t’i kalojnë netët në çadrën që prej muajsh e kanë ngritur në oborrin e shtëpisë, ndërsa përballë saj qëndrojnë ende pirgjet me gurë të asaj që 7 muaj më parë ishte banesa e tyre.

“Këtu bie 1.5 metra dëborë në dimër [dhe] e vetmja lutje që kemi është mos bjerë këtë vit,” tha Valmira Xhihani, duke shtuar “ne rrezikojmë të vritemi si ata në Durrës.”

“Do detyrohemi të hyjmë në shtëpi edhe pse është e pabanueshme, njëra nga dhomat është plotësisht e shembur, ndërsa tjetra ka çarje të thella,” përfundoi ajo.

Familjarët e Festim Çaushit i kalojnë ende netët në çadër.

Shtëpi e dëmtuar nga tërmeti në fshatin Floq.

 

j.l./ dita

December 10, 2019 09:09
Komento

9 Komente

  1. e di kryetari December 10, 09:25

    PREMTIMET e Rames pas termetit ne Korce i treti koha? Po SUPER PREMTIMIN per 300 000 vende pune qe nuk e tret as dheu?

    Reply to this comment
    • mirel December 10, 15:27

      Vende pune ka Evropa. Per kete nuk ta ka fajin Edi Rama qe Evropa nuk te pranon qe sot me antaresi te plote.
      Je i zoti te kalosh ne ndonje kontenier apo frigorifer e te mos kapesh e as te mos vdesesh?
      Po nuk je i zoti, mos u anko kot, fajin ta ka vetja.
      Edi Rama eshte kapitalist i mirefillte. Ja ka lene me testament gjyshja e bordellove veneciane dhe gjyshi Zog. Ai nuk do ju punesoje te gjitheve, por e ka per detyre tju vjedhe nje me nje..dhe me rob shpie po te jete e mundur.

      Reply to this comment
  2. Mala December 10, 09:25

    Nuk eshte Edi Rama-Kryeministri I Shqiperise,shpata e Baca Filarit, qe me nje levizje t’i bije gjerat ne vend, sic mendojne disa korçare opozitare apo ataq qe flasin pas tyre.Shkaterrime te natyres-termetit, ne kete rast, natyrsh em nuk sanohen per kohe te shkurter.Kete duhet ta dijne edhe ata qe j deklarohen me “leksione” te eprditshme,apo sic tot populli;”Bon mend, e rri n’ven”, apo; “Rri ne hi, e shkruaj zi”.

    Reply to this comment
  3. xha Braho December 10, 09:41

    Cte bej Rama ?!! Vetem transparence .Tjerat do te zgjidhen .Duhet pak kohe Do rregullohet ! Eshte rasti te rregullohet dhe ndergjegja dhe ligji per mashtruesit e fondeve publike ! Cdo qindark duhet te shkoj tek publiku dhe jo ne xhepat e administratoreve te sherbimeve publike

    Reply to this comment
    • Pika ne koke militantve partiak December 10, 11:59

      Ashtu eshte
      Udheheqsi eshte i paster
      Lumi ndotet rruges
      Sidomos Rama duket qe nuk eshte hajdut
      Rrofte udheheqsi, marrte nga ditet tona

      Reply to this comment
      • kokpalar pe korqe December 10, 12:26

        Shuj bre byrazer se do e degjoj ai magari juglindor me llagapin korqari dhe do kerceje zgupthi sikur ti kenen futur pecin ne bith

        Reply to this comment
      • anticensurë25642654 December 10, 15:33

        Pika ne koke militantve partiak
        mos u mërzit se me kalimin e kohe¨s 20,30 vitet e ardhëshme ka mundësi të zgjedhë ndonjë njeri të ndershëm për ta ndihmuar!!
        deri tashti i kanë dalë hurma pa fara!!
        bile bile mollë të krimbura të gjitha!!
        e rëdnësishmja është se ai ka mbetur i pastër megjithëse zhgrryhet në mut tërë ditën!!
        Pika ne koke militantve partiak,duhet ta kesh parasysh se dhe kjo një meritë e tijë është!!
        në mes të mutit dhe i pastër!!
        njëherë e një kohë hidhnim valle në gojë të ujkut,sot zhgrryhet në grop të mutit!!

        Reply to this comment
  4. socialisti December 10, 11:50

    Nejse, kryetari Rama dha nje premtim te fundit fare. Qe administrata nuk do marre shperblim per vitin e ri. Edhe vitet e tjera nuk ka marre por kryetari kurre nuk e pati premtuar…

    Reply to this comment
  5. anticensurë25642654 December 10, 15:26

    akoma nuk i ke ni rënë në të që sadrazemi vetëm premton për momentin!!thjeshtë për të kaluar lumin!!
    më pas ta rras ty e kal bashkë!!nuk pyt për kufoma të shkeluar dobiçi!!
    ja ka kaluar dhe gjyshit të tij e enverit bashkë!!
    saliut ja ka marrë në këthesë!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim