“Në orën time të parë në detyrë nisin dëbimet”

September 1, 2016 12:05

“Në orën time të parë në detyrë nisin dëbimet”

Vetëm pak javë nga zhvillimi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA, tensioni i deklaratave publike është rritur.

Kandidati për President Donald Trump, ka deklaruar se që prej në orës së parë që do të shkojë në zyrë do të dëbojë nga shteti amerikan miliona emigrantë të jashtëligjshëm që ndodhen në SHBA, raporton “Indipendent.”

Kjo deklaratë ka ushqyer tensionet me Meksikën pasi Trump ka deklaruar edhe ngriten e një muri ndarës me kufrin meksikan.

Sipas “Indipendent” Trump do të krijojë një trupë që do quhet “forcë e dëbimit”.

“Çdokush që ka hyrë në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të paligjshme do t’i nënshtrohet dëbimit. Ne do të fillojmë t”i nxjerrim ata jashtë që prej ditës së parë. Në orën time të parë në detyrë ata njerëz janë të dëbuar” – deklaroi Trump.

Ai shtoi se do të përdorë edhe verifikimin ekstrem për emigrantët.

Trump i bëri deklaratat pasi u takua me presidentin meksikan Enrique Peña Nieto dhe foli mbi ndërtimin e një muri të kufirit mes dy vendeve.

Sipas “Indipendet”, Nieto ka kundërshtuar Trump-in dhe ja ka bërë të qartë se Meksika nuk do të paguajë asnjë qindarkë për ndërtimin e këtij muri, por media amerikane citon kandidatin presidencial në deklarime të tipit: Muri do paguhet 100 përqind nga Meksika.

September 1, 2016 12:05
Komento

3 Komente

  1. Riku September 1, 13:34

    Nje shkrim qe nga fillimi deri ne fund te tij 100% i genjeshter. Asgje nga ato qe citohen nuk jane te verteta.

    Reply to this comment
    • PO.PO September 1, 20:50

      Ti, Riku , qe e ditke te verteten , psenuk e thua , por mjaftohesh vetem me fjalen”genjeshtra” ?! Keshtunuk
      mund te jesh i besueshem !

      Reply to this comment
  2. Hani pak mos hani shume m.... September 1, 19:26

    Muri kerkon te mbroje Ameriken nga emigrantet e paligjeshm meksikane apo te vendeve te tjera espanike qe kalojne nepermjet ketij shteti.
    Pagesen duhet ta kryeje 100% Qeveria Meksikane, ose ne te kundert gje te cilen e ka te pamundeur ta beje, pra t’i dale zot ndalimit te emigranteve te PALIGJSHEM meksikane apo espanike te vendeve te tjera qe kane si trampoline kalimi Meksiken e bashke me te edhe tonelatat e droges qe fusin ata.
    Dy rruge jane zgjidh e merr.
    Amerikes do t’i kthehet perseri buzeqeshja dhe do te jete me e sigurt.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim