Presidenca: Do kërkojmë hetime për shantazhin ndaj Sorecës dhe një zv.ministreje

February 14, 2020 12:53

Presidenca: Do kërkojmë hetime për shantazhin ndaj Sorecës dhe një zv.ministreje

Presidenca paralajmëron se Presidenti i Republikës Ilir Meta do t’i kërkojë institucioneve të drejtësisë të hetojnë shantazhin ndaj ambasadorit të BE në Tiranë Luigi Soreca dhe një zëvendësministreje.

Në një status në “Facebook”, zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi shkruan se Presidenti i bën thirrje gazetarëve të distancohen urgjentisht nga çdo skenar i fabrikimit të lajmeve të rreme me qëllim shantazhimin e Ambasadorit të BE dhe çdo diplomati tjetër në Tiranë.

POSTIMI I PLOTË

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta u njoh sot nëpërmjet medias me shqetësimin e rëndë të bërë publik nga ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Sh.T.Z Luigi Soreca, lidhur me përhapjen e qëllimtë dhe dashakeqe të disa lajmeve për gjoja ekzistencën e një video kompromentuese, me qëllim goditjen e pastërtisë së figurës së Tij.

Presidenti Meta duke shprehur solidaritetin e Tij të plotë me ambasadorin e BE, si edhe me një zv/ministre të Qeverisë, e cila mësohet se gjithashtu është përfolur paturpësisht në këtë çështje, bën me dije se shumë shpejt do t’i kërkojë zyrtarisht institucioneve të drejtësisë, Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, të nisin menjëherë hetimet për zbardhjen pa asnjë vonesë të autorëve dhe urdhëruesit të këtij shantazhi të dënueshëm ndaj dy autoriteteve.

Presidenti Meta i bën thirrje gazetarëve të distancohen urgjentisht nga çdo skenar i fabrikimit të lajmeve të rreme me qëllim shantazhimin e Ambasadorit të BE dhe çdo diplomati tjetër në Tiranë.

Presidenti Meta fton median, opinionin publik, dhe në veçanti shoqërinë civile, të solidarizohen dhe të dënojnë këtë shantazh të paprecedent, si dhe të përqendrohen në denoncimin dhe distancimin nga aktet e rënda të Rilindjes, për kapjen e sistemit të drejtësisë, në veçanti të Gjykatës Kushtetuese, siç ishte rasti më i fundit skandaloz i miratimit të ligjit anti-kushtetues për instalimin e KRYEKÇK-së, vetëm pak orë para mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias, të kërkuar nga vetë Kuvendi.

Presidenti Meta do të forcojë edhe më shumë bashkëpunimin e Tij të ngushtë me BE-në, dhe do të kërkojë hetim të përbashkët për situatën tepër të rëndë dhe të patolerueshme në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

Presidenti Meta është i palëkundur në vendosmërinë e Tij për të mbrojtur vlerat europiane, nëpërmjet rivendosjes së besimit dhe integritetit të institucioneve të reja të drejtësisë, me besnikëri të hekurt ndaj Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Vetëm në këtë mënyrë do të garantojmë çeljen e negociatave për anëtarësim në BE dhe sundimin e ligjit në vend. 🇦🇱️🤝🇪🇺

 

O.J/DITA

February 14, 2020 12:53
Komento

4 Komente

  1. Monika hajdute me cizme February 14, 13:26

    Nje nga ata qe duhet te hetohesh duhet te jesh edhe ti more president hajdut…
    A nuk je ti qe ke akuzuar te gjithe nderkombetaret per korrupsion se nuk te perkrahin familjen tende hajdute

    Reply to this comment
  2. Tallet ky February 14, 13:40

    Ky e hapi vetë me Nikoll Lesin dhe gazetën Koha Jonë

    Reply to this comment
  3. Xxx February 14, 16:50

    Po ti ishe o plehre qe the se kishe nje video qe do e beje publike dhe le te nenkuptohet dhe sipas mbehstetesve te tu ne media se behej fjale per nje afere te ambasadorit me z,ministren.
    Ore fshatar per kaq te zgjuar eban veten sa ti hedhesh hi syve njerezve?
    Ti do plumbin ne goje. Plehre.

    Reply to this comment
  4. Mos Ilir,se e ha ate qe dhjeve. February 15, 09:08

    Qesharake do te hetoj,ai qe e nxori.Hipokrizia arrin kulmin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*