Presidenca gjermane e zhgënjyer për bllokimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë: Bëmë gjithçka për të gjetur kompromise, por…

December 7, 2020 14:35

Presidenca gjermane e zhgënjyer për bllokimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë: Bëmë gjithçka për të gjetur kompromise, por…

Bllokimi i Maqedonisë së Veriut nga Bullgaria ka bërë që ministrat e BE-së të mos mund të diskutojnë nesër në lidhje me kuadrin negociues për Shqipërinë dhe RMV-në.

Sipas  burimeve,  presidenca gjermane është shprehur se ka një zhgënjim në radhët e ministrave të çështjeve europiane të vendeve që mbështesin integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Jemi të zhgënjyer që nuk arritëm marrëveshje për kuadrin negociues për Maqedoninë e Veriut dhe Shqiperinë. Ne bëmë gjithçka që kishim në dorë për të gjetur kompromise lidhur me kuadrin negociues me Maqedoninë e Veriut. Jemi të zhgënjyer që Bullgaria bllokon.

Kjo e bën të pamundur aprovimin e kuadrit negociues dhe konkluzionet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ka patur disa shtete anëtare që kërkuan që të paktën të aprovohej së paku kuadri negociues me Shqiperinë. Edhe kjo nuk është e mundur. Gje që bën që diskutimi për të dyja vendet të kalojë si një pikë AOB. Çdo çështje tjetër, gjatë të takimit të ministrave të çështjeve europiane neser“, shprehen burimet.

j.l./ dita

December 7, 2020 14:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim