Presidenca shqiptare e OSBE dhe Kosova

January 15, 2020 00:16

Presidenca shqiptare e OSBE dhe Kosova

Nga Shaban Murati

 

Është një praktikë dhe traditë e njohur diplomatike ndërkombëtare, që kur një shtet merr kryesimin rotativ të një organizate ndërkombëtare, qoftë të Bashkimit Europian, qoftë të OSBE, apo tjetër, në paraqitjen e programit të kryesimit jep edhe problematikën dhe identitetin gjeografik të rajonit nga vjen.

Ndaj lë një shije të hidhur kur lexon në faqen e Kryeministrisë fjalën e mbajtur në 9 janar 2020 mbi programin dhe prioritetet e kryesisë shqiptare të OSBE në Këshillin e Përhershëm të organizatës në Vienë nga kryetari i rradhës i OSBE dhe kryeministër e ministër i jashtëm i Shqipërisë, Edi Rama, dhe nuk përmendet asgjëkundi as Ballkani e as Kosova. Që nuk është e rastësishme dhe as harresë e tregon edhe fakti që as në konferencën e përbashkët të shtypit me sekretarin e përgjithshëm të OSBE në Vienë kryesuesi shqiptar i OSBE nuk përmendi as Ballkanin dhe as Kosovën.

Ndoshta ata, që i shkruajnë fjalimet do të justifikohen se këtë lloj fjalimi, që fluturon nëpër re dhe nuk përmend as Ballkanin dhe as Kosovën, e dikton neutraliteti, që e kërkon një post i tillë i kryetarit të rradhës të OSBE. Është një alibi që nuk qendron, mjafton të shohësh fjalimet e kryetarëve të mëparshëm të rradhës të OSBE, ku të gjithë kanë paraqitur identitetin e problematikës së vet rajonale.

Janë dy cikle problemesh, që përballon çdo shtet, që merr kryesimin. Cikli i parë është ai i problemeve të përgjithshme të organizatës, siç janë terrorizmi, çeshtja e Ukrainës Lindore apo e Transnistrias. Cikli i dytë është ai i problemeve të rajonit përkatës nga vjen shteti kryesues dhe që presupozon se ai do të përqendrohet të japë kontribut të veçantë për zgjidhjen e tyre.

Nuk besoj se ka diplomat të çdo niveli qoftë, që mendon se kryetarit të rradhës të OSBE, Shqipërisë, dikush ia ka ndaluar të flasë për Ballkanin. Ballkani është një nga rajonet më të pastabilizuar të kontinentit europian. Është rajoni, ku janë të pazgjidhura dy nga dosjet diplomatike më të mprehta në vlim, siç është çeshtja e shtetit të Bosnjë-Hercegovinës dhe çeshtja pezull e normalizimit përfundimtar të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës.

Ballkani është rajoni, që jo vetëm nuk ka përmbyllur ciklin e pajtimit, por po sjell valë të reja të nacionalizmit agresiv, siç shihet në marrëdhëniet e acaruara midis Serbisë dhe Malit të Zi, Serbisë dhe Kroacisë, Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, Serbisë dhe Kosovës.

Ballkani është në të njejtën kohe rajoni, ku pas ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë dhe aneksimit të dhunshëm të Krimesë, strategjia ruse e tensioneve  dhe e përplasjeve gjeopolitike u çvendos në rajonin ballkanik. Shqipëria është shtet anëtar i NATO-s, shtet kandidat i BE, shtet ballkanik, ndaj është e pakuptueshme që merr kryesinë e rradhës të OSBE dhe nuk e përmend as Ballkanin e as Kosovën.

Që nuk është normale kjo lloj sjellje diplomatike e Shqipërisë mjafton ta krahasojmë me qendrimin e mbajtur nga Serbia, një shtet ballkanik kryesues i OSBE në vitin 2015. Serbia është anëtare e re e OSBE dhe ka hyrë në këtë organizatë dhjetë vjet pas Shqipërisë, pavarësisht se mori kryesimin e OSBE pesë vjet përpara Shqipërisë, me ndihmën e Shqipërisë.

Në mbledhjen inagurale të kryesimit të OSBE nga Serbia, në fjalën e mbajtur nga ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç në Këshillin e Përhershëm të OSBE në Vienë në 15 janar 2015 për paraqitjen e prioriteteve të Serbisë gjatë kryesimit, kryetari serb i rradhës foli për Ballkanin Perëndimor dhe për proceset e bashkëpunimit rajonal dhe të pajtimit rajonal në Ballkan.

Edhe më parë në mbledhjen e Këshillit të Përhershëm të OSBE në Vienë në 15 korrik 2014, kur paraqiti prioritetet e kryesisë së Serbisë të OSBE për vitin 2015, ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç deklaroi se kryesia serbe e OSBE për vitin 2015 do t’i kushtojë vëmendje të veçantë Ballkanit Perëndimor me fokus në bashkëpunimin rajonal dhe ripajtimin rajonal. Ivica Daçiç shprehu angazhimin e plotë të Serbisë në dialogun e udhëhequr nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës dhe njoftoi se planifikon të bëjë vizita në vendet, ku ka prezencë të OSBE, përfshirë edhe Kosovën.

Pra Serbinë si shtet ballkanik nuk e pengoi i ashtuquajturi neutralitet i postit të kryetarit të rradhës të OSBE që të paraqesë në prioritetet e saj edhe Ballkanin, edhe Kosovën. Mënjanimi, që kryetari i ri i rradhës i OSBE nga Shqipëria i bën në programin dhe në prioritetet e veta të presidencës njëvjeçare edhe Ballkanit, edhe Kosovës, vjen si një shenjë e një veprimtarie kryesuese të paplanifikuar mirë dhe e cila po i shmanget detyrimeve shtetërore e kombëtare si dhe rolit të saj diplomatik e rajonal.

Emfazat infantile për rolin e ri historik të Shqipërisë që “për herë të parë në gjithë historinë e saj ka një rol në skenën ndërkombëtare”, nuk mund të mbulojnë të vërtetën që marrja e kryesimit të OSBE është një post pozitiv njëvjeçar me rotacion, si e drejtë e 57 shteteve anëtare të kësaj organizate, që përfshin edhe gjithë shtetet ish-republika sovjetike të Azisë.

Diplomacia e shteteve të vegjël nuk mund të jetë kozmopolite pa qenë së pari kombëtare. Sepse nëse Shqipëria si kryetare e rradhës nuk do të dëshmojë efikasitet në drejtimin e OSBE për përballimin e sfidave të rajonit të vet, vështirë të krijojë bindje se mund të sjell ndonjë kontribut në sfidat e mëdha kontinentale.

Është lehtësisht e kuptueshme se askush nuk pret që Shqipëria e luajë nga vendi gurin e rëndë të krizës së Ukrainës Lindore si një krizë që nuk po e zgjidhin dot as shtetet e mëdha si SHBA, Gjermania, Franca, etj. Askush nuk mendon se Shqipëria si kryetare e rradhës e OSBE do të zgjidhë krizën e Transnistrias, që është shpallur e pavarur para 30 vitesh duke krijuar një konflikt të ngrirë, që ekziston jo vetëm në OSBE, por që artificialisht është edhe në organizatën e vetme rajonale ballkanike të SEECP, ku për faj edhe të votës së Shqipërisë u pranua Moldavia anëtare si shtet ballkanik.

Në raport me sfidat e krizat globale të kontinentit Shqipëria si kryesuese e OSBE pritet të bëjë thjesht rutinën e organizimit të veprimtarive, eksplorimeve dhe misioneve diplomatike të OSBE në Ukrainë apo Moldavi. Por kontributi i saj efektiv pritet në ciklin e dytë të problematikës dhe konkretisht në Ballkan, ku ndodhet vetë.

Shqipëria mund dhe duhet të angazhohet të verë në lëvizje OSBE në funksion të rigjallërimit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë me qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve fqinjë. Kjo nuk ka të bëjë me “neutralitetin“e funksionit të kryetarit të OSBE, sepse dialogu Kosovë-Serbi është i jetësuar në bazë të rezolutës së OKB dhe është zhvilluar me ndërmjetësimin e BE. Shqipëria mund t’i atashohet si kryetare e rradhës e OSBE përpjekjeve ndërkombëtare për vënien në lëvizje të dialogut në funksion të normalizimit të marrëdhënieve dhe stabilitetit në rajon.

Nuk janë të qarta shkaqet përse presidenca shqiptare e OSBE heziton dhe nuk guxon të përmendë as Ballkanin e as Kosovën. Çdo diplomat i rangut të ulët do të kishte qenë në gjendje t’i sugjeronte formula të përfshirjes në prioritetet e kryesimit shqiptar edhe Ballkanin, edhe Kosovën.

Ka një hipotezë se hezitimi i Tiranës për të paraqitur Kosovën në programin e saj të kryesimit mund të vijë nga presioni i Serbisë mbi qeverinë e Shqipërisë. Në datën 5 dhjetor 2018 kur Këshilli Ministerial i OSBE miratoi marrjen e presidencës së rradhës nga Shqipëria, Serbia ka paraqitur një deklaratë interpretative, ku i kërkon Shqipërisë që “vendimet e saj gjatë kryesimit të OSBE lidhur me çeshtjen e “Kosovës dhe Metohisë” të merren në mënyrë transparente. Ne presim nga kryesia shqiptare që të shmangë çdo veprim që nuk përputhet me statusin e neutralitetit të organizatës sonë. Ne presim që Shqipëria të shmangë axhendën e saj kombëtare gjatë 2020. Serbia është gati të ndajë me të përvojën e saj në kryesimin e OSBE në vitin 2015”.

Ka dhe një hipotezë tjetër që shmangien e Kosovës nga programi i presidencës shqiptare të OSBE ta kenë sugjeruar delfinët shqiptare të ish-ministrave të jashtëm serbë, që sot e kësaj dite i ngatërrohen nëpër këmbë diplomacisë së Shqipërisë.

Personalisht do ta këshilloja qeverinë që ta aplikonte përvojën e kryesimit të OSBE nga Serbia në lidhje me Kosovën dhe ta bënte Kosovën pjesë të prioriteteve të presidencës shqipare. Kryetari i rradhës i OSBE në 2015 Ivica Daçiç në të gjitha veprimtaritë dhe vizitat vazhdimisht ka deklaruar dhe ka luftuar kundër pavarësisë së Kosovës, lavdëronte shtetet që nuk e njihnin Kosovën dhe lobonte për çnjohjen e Kosovës në shtetet që e njihnin.

Shqipëria, anëtare e OSBE, nuk protestoi njëherë në atë kohë pse presidenca serbe nuk respektonte “neutralitetin” e organizatës. Ministri i jashtëm serb shkonte gjithandej me uniformën e kryetarit të OSBE, me paratë e OSBE, ku janë edhe kuotat e Shqipërisë, dhe vepronte për interesat e ngushta të Serbisë kundër Kosovës dhe Tirana nuk protestoi njëherë.

Funksioni i kryetarit të rradhës të OSBE nuk është këmisha e forcës për të mbyllur gojën për interesat jetike kombëtare, ku hyn edhe Kosova. Shqipëria duhet t’i mbyllë gojën në OSBE Serbisë, e cila ende flet në OSBE me emrat kolonizues “Kosova-Metohija”, në një kohë që gjithë dokumentat ndërkombëtare, që nga rezoluta 1244 dhe të gjitha dokumentat e OKB, të BE, të Këshillit të Europës, të OSBE,etj. e përcaktojnë emrin Kosovë.

Shqipëria duhet t’i mbyllë gojën në OSBE Serbisë që flet për “deklaratë të njëanëshme të pavarësisë” së Kosovës, në një kohë kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, tribunali më i lartë juridik i OKB, ka përcaktuar me vendim gjyqësor se pavarësa e Kosovës përputhet me ligjin ndërkombëtar.

Presidenca shqiptare e OSBE bën mirë që ka planifikuar të shkojë në disa shtete të OSBE, përfshirë edhe disa që nuk e njohin Kosovën. Por në vend që të djersitet për Donjeckun e Luganskun, do të bëjë mirë të përfitojë nga rasti t’u flasë për Kosovën dhe nevojën e njohjes së saj. Ai duhet ta bëjë këtë edhe në Rusi, ku planifikon të shkojë, dhe të mos ketë asnjë drojtje, përderisa presidenti Putin ka zhvilluar bisedime me presidentin e Kosovës në Paris në nëntor 2018.

Dhe të jetë i sigurt që në Moskë do ta marrin më seriozisht, nëse u flet për Kosovën dhe jo për Krimenë.

Është për të ardhur keq që kryetari i rradhës i OSBE e filloi misionin e tij me një autogol diplomatik. Në takimin në Vienë me disa gazetarë shqiptarë, me gjysëm zëri deklaroi se “e kemi kapacitetin për të bërë diçka per Kosovën, aq më tepër që unë në Prishtinën zyrtare jam tradhëtar”.

Është një mungesë korrektësie diplomatike dhe shtetërore, kur sapo ke veshur qyrkun e kryetarit të OSBE pret urat me Prishtinën zyrtare. Përveç habisë së sjelljes jonormale midis dy shteteve shqiptare, lind dyshimi i madh në qarqet diplomatike të Vienës dhe të Europës për shkallën e besueshmërisë ndaj presidencës shqiptare në OSBE, e cila nuk është në gjendje të zgjidhë konfliktin me shtetin e saj vëlla Kosovën, pa le më t’i besosh të ndërmjetësojë për Krimenë, Donjeckun, Luganskun, Transnistrian, etj.

Shqipëria sapo e mori funksionin e kryetarit njëvjeçar të OSBE. E nisi keq, por ka ende kohë ta koregjoje dhe të verë në programin e saj të veprimtarisë diplomatike si kryesuese e OSBE interesat e saj jetike.

Kozmopolitizmin le t’ua lerë shteteve të mëdha, që mund t’ia përballojnë kostot.

 

******

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

 

 

 

 

January 15, 2020 00:16
Komento

11 Komente

  1. Emigranti kavajas January 15, 03:38

    MOS DESHE DHE TI NDONJE KOCKE.
    TEVEQELAT GJITHMONE VENDIT TE TYRE SIPAS INTESAVE (QEFMBETJA)TE TYRE.
    TURP.TURP.TURP.

    Reply to this comment
  2. lektori January 15, 05:47

    Zoti Shaban !
    .
    Ne nje pike jam dakord me ju qe Edi Rama eshte nje shqipfoles ( jo shqiptar) qe komandohet nga sekte te dyshimta ne Usa-Be…
    .
    Por ne lidhje me aneksimin e dhunshem te Krimese nga Putini mund te them qe Amerika nuk ka nevoje per servile si puna juaj se po e merrni ne qafe me hipokrizine tuaj..
    .
    A mund te quhet aneksim I dhunshem kur ne votimet dhe referendumin e Krimese mbi 90% e tyre ishin pro Rusise o plako !
    .
    Nje material pikant nga ky qytetar amerikan duhet te jete pasqyre ku te shikoni shemtine tuaj..

    &&&&&&&&&&&&&&&&&

    Sergei Khrushchev(Hryshov) eshte qytetar amerikan qe nga 1991 sot por ka nje dinjitet dhe sinqeritet te admirueshem qe eshte oponent i forte kunder poltikes amerikane ne Ukraine dhe ndiqeni materialin e meposhtem

    ARTIKULL I BOTUAR NE GAZETE AMERIKANE

    ….
    Khrushchev’s Son: “Russia Will Never Surrender”
    .

    Sergei Khruschev,

    the son of the Soviet leader who gave Crimea to Ukraine, says that his father never intended to separate Crimea from Russia and Russia will never give it back.
    When Soviet leader Nikita Khrushchev transferred Crimea to Ukrainian control in 1954, it was simply for logistical and symbolic reasons, according to his son Sergei. Now, he swears, Russia will never give it back.
    Sergei Khrushchev has been living in the United States since emigrating from the Soviet Union in 1991 and is a naturalized American citizen, but he speaks as if he is still in the Russian government. He views the ousting of Ukrainian President Viktor Yanukovich as an illegal seizure of the Kiev government by force and he insists that 96 percent of Crimeans voted to separate from Ukraine and join the Russian federation. Khrushchev spoke to The Daily Beast ahead of a Tuesday night speech at Bryant University in Rhode Island.
    “Russia will never surrender,” he said about the escalating battle over the fate of Crimea, which Vladimir Putin invaded and then annexed after a popular referendum that took place outside the view of international observers.
    Nikita Khrushchev led Russia during the most serious standoff of the Cold War, the Cuban Missile Crisis, which took both countries to the brink of nuclear war. In the American telling of history, Khrushchev the elder ultimately backed down. But in the current tensions over Ukraine, the son said, only Russia really has a huge stake in the outcome and therefore will prevail if the conflict escalates.
    “For the United States, it’s just one more attempt to show Russia who is the master of the world’s politics. For the Russian President and Russia itself, it’s a matter of national pride and they will oppose it as much as it can,” he said.
    Back in 1954, when Nikita Khrushchev transferred Crimea to Ukrainian administration, the main reason was that construction of two major canals between Ukraine and Crimea was underway. Khrushchev wanted to streamline the process by placing both sides of the project under one administration, according to Sergei. The 300 year anniversary of the treaty that joined Ukraine to Russia was a happy coincidence, he said.
    “My father was the leader of the Soviet Union. Russia and Ukraine were two union republics, equal inside the Soviet Union,” he added. “For my father there was no difference because it was all inside one state.”
    Khrushchev blames the decision to let Crimea go on Boris Yeltsin, who he said was distracted with his own ambitions and in 1991 told Ukrainian leaders they could have Crimea.
    “I think my father would have been very unhappy with what Yeltsin decided to do,” Khrushchev said.
    It’s impossible to say how Nikita Khrushchev would have handed the current crisis in Ukraine because he never would have been able to imagine that the Soviet Union would be disbanded and disappear from the map, Sergei said.
    “What would President George Washington think about the war in Iraq? He would say ‘You are crazy, your real enemy is in London, not Baghdad.’ So you can’t take a historical figure out of his time.”
    But Sergei Khrushchev sees Putin as a reformer in the mold of his father and comparable to Theodore Roosevelt, who busted up corporate monopolies in the United States in the early 20th century.
    “The Putin era is an era of bringing Russia back to the order, destroying the oligarchy, and enforcing the role of the government,” he said.
    Ukraine historically had no identity and was simply an amalgamation of farmers who lived on the Russian periphery and applied to join Russia in the mid-17th Century, and even then it was only Eastern Ukraine, said Khrushchev. Western Ukraine joined them in 1945, but there are still essentially two countries there living together, he said.
    “When people talk about Ukraine, they talk about some competition between Russia and the West. But in reality it is two different sets of Ukrainians who now live in one country,” he said. “We have two different Ukraines.”
    He blames the West for triggering the Ukrainian crisis by supporting protests on the Maidan and he said Putin has no designs on invading Eastern Ukraine unless the country descends into all out civil war, which is possible.
    “It was not Putin who invaded Crimea and at the barrel of the gun just annexed it. No. It was the will of the people,” he said. “So my message is, don’t try to provoke Ukrainians to fight with each other. If there will be no civil war, Putin will not invade Ukraine.”

    Reply to this comment
  3. Arben January 15, 08:17

    Pse ja nguli Kosovës, lejuan allbaninë të kryesonte osbeeeee.

    Ndryshe nga kishin përdredhur si herën e fundit.

    Kështu e ka shqipëria uropiane

    Kavie eksperimentale

    Reply to this comment
  4. kasemi January 15, 08:29

    Sigurisht cdo veprim apo aktivitet nxjerr mbetjet (plerat), me sa duket edhe ky artikullshkruesi eshte nje i tille pasi nuk le rast pa dhene mendimet e tij te mbrapshta te cilat nuk i duhen asnjerit. Kjo sepse mendimet e tij nuk japin asgje te re shqiperie dhe shqiptaret. Ky zoteri mundohet vazhdimisht te injoroje edhe evenimente te tilla si marrja e kryesise se OSBE, etj.

    Reply to this comment
    • joni January 15, 09:45

      Zoti Murati me te drejte shqetesohet per rrugen teresisht antikombetare qe ndjek politika shqiptare.Mire qe ka ende njerez te tille.Politika zyrtare e qeveris shqiptare eshte bere aq shume antikosovare SA QE ESHTE PER TU SHQETESUAR DHE REAGUAR FUQISHEM.Minishengeni me Serbine duke anashkaluar Kosoven,mosrespektimi i marrveshjeve kufitare ,tregtare ….me Kosoven.Hapja e tregut shqiptar ndaj Serbis kur Kosova vendos taksen.Futja e Kosoves ne Serbi ne librat shkollore dhe neper harta.Angazhimi iKM dhe vizita qe do i beje Moskes per zgjedhjen e problemit te Krimese,mos permendja askund e KOSOVES….Ne fund te fundit zoti Rama si person fizik munde te jete edhe greke edhe mik i serbeve dhe cka te doje .Por si person juridik i zgjedhur nga vota e shqiptareve duhet te mbroje interesat e shqiptareve ne radhe te pare.Fjalet nuk vlene perpara veprave.

      Reply to this comment
  5. XHEMIL DACI January 15, 08:52

    Poriosi e kjartë nga njeriu që ,në mesin e shumē diplomatëve të karierës si shqiptar,tregon vragët qē bartë ai gjatē karierēs së tij.Porosit dhe len shenja nē cdo gropë që ka sharruar diplomacia shqiptare,tregon “qorrsokaqet” nga s’duhet shkuar(në rrugët pakthim)…Ai,Sh.Murati,nuk përmend emrin e akredituesit dhe pērfaqsuesit të Shqipērisë që do kryeson këtë organizatë me peshë tē madhe ndërkombētare.Bēn mirë
    që nuk i përmend ngase,që të dy,në dhjetë vitet e fundit populli njohu si “kosmopolit” që përqafoheshin dhe dekoroheshin nga popat grek e sllav.”Kosmopolitizmi” i tyre u cmua për atë se,u treguan shumē dorëlirë për falje deti dhe mosprekja e cështjes mbarëkombëtare shqiptare,KOSOVËN…Andaj,mos tē habitet pērfaqsuesi ynë nēse ne,jashta teritoreve të Shtiti Amë,i quajmë TRATHĒTARË.
    Do bēnin mirë që,kēta dy (dhe shumë si kēta nē pozita vendimarrëse shtetërore)tē udhëhiqen nga kēto kēshilla qē i jep mësuesi i diplomacisë,z.Shaban Murati.Nëse këtë e bējnë dhe arrijnë tē lēvizin cēshtjen mbarëkombētare drejtë dritës sē vërtetë,populli do i falë.Atëher do ndjejnë kēnaqësinē qē kurë nuk e kan përjetuar,dashurinë dhe adhurimin e tij.

    Reply to this comment
  6. Vlora January 15, 09:57

    Moldavia edhe gjeografikisht është vend ballkanik …

    Reply to this comment
  7. Viti5 January 15, 11:02

    Për fat të keq, Shqipëria vetëm zyrtarisht e njeh shtetin e Kosovës, por jo edhe faktikisht.”Neutralitet” dtth anim nga i forti dhe shkelje në qafë për të ligun. Zatën, Shqipërisë zyrtare duket se gjithmonë i ka penguar Kosova e “miqve kosovarë”, që ajo të mos mund t’i rregullojë marrëdhëniet “vëllazërore” me Serbinë! Mbase, pikërisht është Kosova, gjeografikisht në mes të Serbisë dhe Shqipërisë, ajo që po e pengon dëshirën e Shqipërisë për t’u vetëgllabëruar nga Serbia. Kështu ka qenë edhe në kohën e komunizmit. Partinë Komuniste të Shqipërisë e ka formuarJugosllavia e Miladin Popovićit, jo Shqipëria e Enver Hoxhës! Shqipëria e Enver Hoxhës jo që ka hequr dorë nga Kosova, por ajo ka qenë e gatshme që edhe Shqipërinë t’ia bashkojë Jugosllavisë/Serbisë. Pallavra janë vetëm”tradhtitë” e Koçi Xoxes. Shqipërinë e ka shpëtuar vetëm fati dhe Zoti, jo politika historike tradhtare e shqiptarëve. Po të mos kishte qenë fati dhe Zoti, sot e tërë Shqipërua do të kishte keqnë Serbi! Historia ka dëshmuar se Kosova jo që nuk ia ka parë të mirën Shqipërisë kurrë, por ka qenë Shqipëria ajo e cila gjithmonë i ka sjellë shumë të këqija Kosovës. Sido që të jetë, ne shqiptarët e Kosovës e kemi pasur, e kemi dhe do ta kemi në zemër Shqipërinë. Megjithëkëtë, ditët e mira për Kosovën dhe Shqipërinë, nuk do të vijnë kurrë për aq kohë sa ne nuk ndryshojmë në trurin tonë 100 përqind!

    Reply to this comment
    • naim January 15, 16:57

      Viti 5,do te keshillonja te lexojsh me shume histori.mjft u more me genjeshtrate rugovisteve.Enveri kurre nuk e shiti Kosoven se nuk e pate te tijen ta shese.Lexo historianin me te madhe qe ka pase Kosova ,Ali Hadrin .Miladini ne konferencen e Bujanit votoj qe Kosova pas lufte ti bashkohet Shqiperise …ate e vrau shqiptari i UDB dhe kur te vret ai dihet perse.Une i takoj asuj gjenerate qe u rrita me emrin e Enverin (jo ne Shqiperi).Dikur e adhurosha pa mase ,pastaj fllova ta urreje pa mase dhe tash theme me bindje te thelle se po te mos ishte Enver Hoxha nuk do kishte as Kosove te pavarur dhe as Shqiperi shtete.Tung!

      Reply to this comment
  8. D... January 15, 11:41

    Po e teproni pak,…. e kam me komentuesit,,, prisni disa vite pastaj jepni gjykimin tuaj,, edhe une nuk jam dakort me shume gjera por nderkohe nuk ndryshijme dot gje, si gjithmone

    Reply to this comment
  9. mirel January 15, 18:57

    O Shaban, thuaje hapur qe veprimet e Ramutit nuk jane mungese korrektesie apo neglizhenca te llojit infatil.
    Ramuti vepron hapur me akte tradhetie te larte ndaj Shqiperise dhe Kosoves.
    Kupa eshte mbushur me kohe, dhe ne vetem e analizojme.
    Ky plere po na fut dhe ne lufte me Iranin dhe Serbia do ta beje pershesh kete vend.
    Kembanat e Alarmit duhet te bien kudo.
    Po per kete vend nuk bien kembanat, por i bien kembet kokes. Keshtu eshte kur eshte populli cyryk

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*