President of the United States – Sports

Dritan Ikonomi November 6, 2012 12:30

President of the United States – Sports

Sporti ka qenë gjithmonë një mjet tepër i veçantë propagande i përqafuar nga Presidentët e Amerikës. Dikush e ka aplikuar më pak e dikush më shumë, por të gjithë janë kujdesur të duken si njerëz të shkrirë me masat, duke ndjekur ndeshjet e duke luajtur edhe vetë

 

Barack Obama apo Mitt Romney, kush do ta fitojë garën e Shtëpisë së Bardhë? Vështirë të thuhet, por në rast se do të bëhej fjalë për një garë apo ndeshje të mirëfilltë sportive, fituesi me siguri që do të ishte presidenti aktual, Obama, njeri i njohur si tifoz dhe praktikues i sporteve, krejt ndryshe nga sfidanti Romney, për të cilin nuk dihet se praktikon ndonjë lloj sporti, të paktën nga ata më tradicionalët. Ndoshta është një tregues që mund të ndikojë sadopak në vendimin e amerikanëve për të zgjedhur, pasi sporti, në një popull mjaft sportiv, ka qenë përherë një mjet propagande tepër i veçantë, sigurues dhe miqësor. Për të marrë një shembull, George W. Bush thoshte: “Dua që njerëzit të më shohin të ulur të ulur në të njëjtat vende ku ulen edhe ata, teksa të njëjtat kokoshka që hanë edhe ata dhe tek pshurr në të njëjtat WC si edhe ata”. Njëri prej nesh, me pak fjalë. Ikonografia e presidentëve të Shteteve të Bashkuara ndjek me përpikëri mesazhin që dej nga fjalët e Bushit, pamjet e tyre sportive janë bërë për përcjellë një ndjesi intime, duke fshirë çdo distancë me njerëzit. Siti amerikan realclearsports.com ka bërë një renditje të dhjetë presidentëve më pak sportivë të Amerikës dhe në vendin e fundit është pikërisht Bush.

 

Në fakt, paraardhësi i Obamës mbetet një sportist i vërtetë, ka luajtur bejsboll, është vrapues i thekur, përveçse tifoz i madh. Por, ka minus pikët e një aventure të pafat si cheerleader në vitet e shkollës së mesme. Paksa qesharake dhe e vështirë të imagjinosh njeriun e vendosur të Shtëpisë së Bardhë në atë rol. Një vend sipër Bushit është Bill Clinton, një njeri mjaft popullor, por që me sport pothuajse nuk është marrë. Ai ka luajtur një version të butë të futbollit amerikan, ku kundërshtarët nuk përplasen, por vetëm preken, madje edhe aty ishte i famshëm për diskutime “e preku apo jo”. Richard Nixon, i njohur në botë për skandalin Watergate, zë vendin e shtatë midis presidentëve më pak sportivë. Ai është marrë me futboll gjatë viteve të universitetit, por ka qëndruar më së shumti në stol, pa e parë fushën. Në vendin e gjashtë është Lyndon Johnson, i cili nuk është marrë kurrë me sport dhe as nuk ka shfaqur ndonjëherë interes për to, madje është shprehur edhe me fjalë të sikletshme për kolegë të tij me prirje sportive.

 

Për shembull, për Gerald Ford ka thënë: “Ai nuk ka asgjë të keqe, përveç faktit që ka luajtur shpesh futboll pa helmetë”. Johnson sigurisht që kishte mendimin e tij, por, me apo pa helmetë, Ford ka qenë një sportist i vërtetë dhe atlet i shkëlqyer. Si një djalosh i mirë province, Ford ishte kapiten i skuadrës së tij në Grand Rapids South High School e më pas i Wolverines në Universitetin e Miçiganit. Fitues i renditjes është Calvin Coolidge, presidenti më josportiv në historinë e Amerikës dhe marrëdhënia e tij golfin është bërë legjendë. Kjo lojë u bë ;popullore në SHBA në njëzet vitet e para të shekullit të kaluar dhe etiketa e kërkonte që presidenti të dashurohej me këtë sport. Në fakt, Coolidge nuk ia thoshte fare dhe as nuk argëtohej. Në momentin që u largua nga Shtëpia e Bardhë, mori me vete gjithçka përveç pajisjeve të golfit, të reja si në ditën e parë. Si për ironi të fatit, humbi një djalë për shkak të sportit.

 

Calvin Junior, më 1924, pësoi një çarje në këmbë teksa luante tenis zbathur në fushën e Shtëpisë së Bardhë. Nuk i kushtoi rëndësi, por infeksioni i mëvonshëm rezultoi fatal. Një tjetër president i penalizuar nga në marrëdhëniet me sportin për shkak të fizikut, ishte Harry Truman. Ai shihte keq dhe syzet me xhama të trashë e mbanin larg veprimtarive sportive. Kandidat për të hyrë në listë tani është Romney, por vetëm nëse mund një atlet si Obama, aftësitë e të cilit në fushën e basketbollit vështirë se mund t’i sfidojë dikush tjetër nga shefat e shtëpisë së bardhë.

Dritan Ikonomi November 6, 2012 12:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*