President për jetë në Kinë, Kongresi pritet të votojë heqjen e kufizimit të mandateve

March 11, 2018 09:16

President për jetë në Kinë, Kongresi pritet të votojë heqjen e kufizimit të mandateve

Kina është e vendosur të miratojë heqjen e kufizimit të mandateve për udhëheqësin e saj, veprim ky që do të lejojë në mënyrë efektive Xi Jinping të mbetet si president për gjithë jetën.

Kjo lëvizje është pjesë e një sërë ndryshimesh kushtetuese, që pritet të miratohen nga mbledhja vjetore e Kongresit Popullor të Kinës të dielën.

Kina ka vendosur një kufizim me dy mandate ndaj presidentit të saj, që nga vitet 1990.

Xi Jinping, megjithatë, sfidoi traditën e paraqitjes së një pasuesi të mundshëm gjatë Kongresit të Partisë Komuniste të Tetorit.

Në vend të kësaj, ai e konsolidoi pushtetin e tij politik, ndërsa partia votoi për të ruajtur emrin dhe ideologjinë politike në kushtetutën e partisë, duke e ngritur statusin e tij në nivelin e themeluesit të saj, Mao Ce Dunit.

Në fund të shkurtit, partia propozoi heqjen e kufizimit të mandateve në detyrë, nga kushtetuta e Kinës.

a.s/dita

March 11, 2018 09:16
Komento

1 Koment

  1. alphade March 11, 11:22

    S’heqin dore nga perjetesimi i pushtetit dhe jo vetem ne
    Kine po edhe ne vendet e tjera si ne Rusi,e pse jo po t’i
    jepet mundesia edhe ne Shqiperi.
    Perjetesimi i pushtetit sjell shume te keqia por e keqja me
    e madhe e ketij eshte se pjell domosdoshmerisht ” Kultin
    e Individit” .!!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*