Presidentë dhe kryeministra

August 7, 2017 14:07

Presidentë dhe kryeministra

Nga Bedri Islami

Ndryshe nga sa mund të ishte pritur disa muaj më parë, kur qeverisja e deritashme njihte kriza,por nuk ishte thyer, tani është e qartë se mes dy institucioneve, presidencës dhe qeverisë, nuk do të ketë shkrirje të akujve; përkundrazi, ato do të jenë në një gjendje të ngrirë, dhe, sado të kemi një shfaqje të përceptimeve normale, kushtetuese mes tyre, përsëri, edhe gjatë këtij mandati, qeveria dhe shumica e parlamentit, nuk do  të ketë përballë një institucion të mekët dhe mbështetës për gjithçka. Të vendosur përballë njëri-tjetrit dhe të detyruar të bashkëpunojnë, dy drejtuesit kryesorë, Ilir Meta dhe Edi Rama, e dinë se marrëdhënia mes tyre pavarësisht detyrimeve kushtetuese nuk do të jetë e lehtë. Paralajmërimet janë bërë, shefi i Presidencës jo vetëm një herë e ka bërë të qartë se sido që të vijë nuk do të jetë një president i zakonshëm dhe porta e tij nuk do të jetë lehtësisht e kalueshme. A është një shfaqje e re kjo që pritet të ndodhë mes dy institucioneve, apo si ka ndodhur edhe më parë, kjo nuk është asgjë tjetër, veçse përsëritja e asaj që ka ndodhur në tri dekadat e fundit?

Ka patur vetëm një periudhë të shkurtër ngrohtësie mes dy institucioneve; përgjithësisht ata kanë qenë në një gjendje të pazakontë, përherë në kreshpërim dhe, edhe kur kanë ardhur nga e njëjta forcë politike, apo edhe kur është zgjedhur me konsensus, historia është përsëritur, ndryshimet kanë qenë të papërfillshme dhe institucioni i presidencës është gjendur gjithnjë, ose thuajse gjithnjë, në një opozicion të heshtur ose agresiv ndaj qeverisë.

Nëse kishte një fillim të ngrohtë ndërlidhjesh kjo është vetëm pak kohë pas zgjedhjeve të vitit 1992 kur në presidencë u vendos Berisha dhe në selinë disa dhjetra metra larg tij, në kryeministri qëndroi Aleksandër Meksi.

Alekandër Meksi ishte pa dyshim njëra ndër figurat më domethënëse në partinë e parë opozitare dhe vetëm një grusht politik partiak, i organizuar në passkenë nga “të fortët”, e kishte larguar nga posti i shefit politik të PD-së, çka do të kishte qenë një  domethënie fatmirë për të gjithë vendin. Dita kur përmes forcës dhe kanosjes së hapur në drejtimin e PD-së si nuk ishte menduar u vendos Berisha ishte fillesa e fatkeqësisë së vendit. Përceptimi ndryshe i politikës, zhvillimit ekonomik, përparësive primare të vendit por jo vetëm këto do të ishin kundërshtitë e mëdha mes njerëzve që kishin ardhur në politikë me misionin për të ndryshuar Shqipërinë.

Megjithëse ndryshimet mes tyre nuk u dukën kurrë të hapura, kjo edhe nga diktati që po vendosej jo vetëm në PD por edhe në jetën e vendit, duke risjellë forma pune të një kaluare jo shumë të largët asokohe, ndërhyrja në punën e qeverisë përmes unit të tij të njohur, do të bënte që mes dy institucioneve të kishte fërkime e përplasje, më shpesh të heshtura, që nuk bëheshin publike në kohën e tyre, por pasojat e të cilave sollën vitin t tmerrshëm 1997.

Si të ishte një parathënie për atë që do të ndodhte më pas edhe shfaqja e dy figurave të reja në dy institucionet, tashmë nga e njëjta forcë politike që sapo kishte ardhur në pushtet, PS, përfaqësues të lartë të saj, Nano në rolin e shefit të qeverisë dhe Mejdani në presidencë, nuk solli ndryshimin e dyshes: qeveri – presidencë.

Asnjëherë më parë e ndoshta edhe më pas, në dy rolet kryesore nuk do të ishin dy njerëz aq të ndryshëm. Molla e dukshme e sherrit të tyre u bë Shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar, pavarësisht se kush e drejtonte një sherr që do të vazhdonte edhe më pas mes kryeministrit të ri, Majko dhe përsëri presidentit të vjetër Mejdani.

I zgjedhur rastësisht në rolin e presidentit të vendit, Moisiu njeriu që po shijonte pensionin e tij të paktë, me njerën këmbë në të majtën si ish funksionar i rëndësishëm i së shkuarës disi të largët, dhe me këmbën tjetër në të djathtën, ku po ashtu kishte qenë funksionar i rëndësishëm, dukej se në atë post do të kishte tani një njeri që do të përtypej lehtësisht, ose, si mund të mendohej do të ishte sikur funksioni i presidentit nuk do të ishte më funksional.

Njeriu që mendohej se do të ishte hije në fakt doli kockë e fortë; më e fortë se Berisha i parë që ende nuk e dinte se cilat ishin mekanizmat e shtetit dhe përse secili prej tyre kishte një rol të caktuar që nuk e lejonte ndërhyrjen brutale të presidentit si të ishte në arat e politikës së  tij; më  i fortë se sa Mejdani, i cili, megjithë brumin e tij super intelektual nuk e kuptoi se rrota e politikës të shtyp edhe kur je shefi i presidencës dhe të lë në një qoshe.

Alfred Moisiu doli se ishte njeriu që edhe pse i zgjedhur në kohën e qeverisjes socialiste, nuk e kishte për gjë të kthente ligjet e jo vetëm ligjet e shefit të riardhur në krye të qeverisë, Nano; edhe pse i propozuar nga opozita që më pas erdhi në pushtet, ishte në opozitë me vetë njeriun e hekurt që tani, ndërsa e shpërfillte rolin që ai vetë kishte pasur më parë, e gjente më të arsyeshme të ishte kryeministër.

Moisiu ishte presidenti që nuk bërë  dot dysh nga ajo që ishte taksur të ndodhte: opozitë me pushtetin, por ai e bëri këtë jo me thirrjet e një force politike, por sepse kjo ishte ndërgjegja e tij, që kishte zënë fillesë në vitet e luftës.

Nishani ishte presidenti si nuk duhej të ishte. Do të harrohet shumë shpejt si figurë e rëndësishme politike, sepse nuk u bë dot kurrë i tillë. I deleguar në presidencë si një mumje e politikës, thjeshtë si një tetar që duhet të zbatojë urdhërat me të cilat e kanë nisur, ai e kthei presidencën në institucionin më qesharak të mundshëm. Asnjëherë më parë, e ndoshta kurrë më, institucioni i presidentit u bë më i papërfillshmi dhe, megjithë devotshmërinë e tij partiake të neveritshme, ai, edhe për të  vetët, do të jetë njeriu qole që u bë president vetëm se ishte i tillë.

Tani presidenca ka një lider të ri, i cili, në 27 vite ka kaluar në të gjitha etapat e politikës; ka njohur ngritjet, deri në shkallët më të larta dhe rëniet, deri në thellësitë nga ku është menduar se nuk ngjitet më. Ilir Meta është presidenti që u bë i tillë pa e pasur në zemër këtë mision; si të thuash ai u bë president dhe ndërsa drejtohej shkallëve të institucionit, sytë e mendjen e kishte tek selia që kishte ngritur vetë, LSI.

Asnjë tjetër nuk ka qenë më parë në atë post duke kaluar të gjithë postet e tjera; deputet, nganjëherë edhe me mandat të hequr; i kërcënuar, ndoshta i pari deputet që do të përpiqeshin ta nxirrnin para një gjyqi politik, pastaj ministër, zëvendëskryeministër, kryeministër, rishtas si zëvendës i tij dhe ministër i jashtëm, opozitar në vetë partinë e tij të cilën e rrëzoi nga pushteti në vitin 2005, për të ngjitur të tjera shkallë, herë majtas e herë djathtas dhe për të qenë sot presidenti i vendit.

Ai, deri tani është përballur me të gjithë; me Nanon në vitin 2005 dhe e ka larguar nga pushteti, duke ia dhënë pushtetin rivalit të tij të dikurshëm të cilin edhe e kishte arrestuar duke i ndjellë frikën e madhe në zemër, Berishës; kishte larguar nga bashkia, përmes një koalicioni me të djathtën e Bashës, Edi Ramën, kundërshtarin e sotëm politik dhe, në vitin 2013, krejtësisht, si ndodh pak herë, me qetësi dhe dashuri, kishte larguar nga pushteti Berishën, për t’ja dhënë Edi Ramës, i cili, pa asnjë lloj dashurie e qetësie, e largoi nga pushteti forcën që kishte krijuar Meta dhe duke e dërguar këtë të fundit në presidencë.

Përplasja mes tyre do të jetë e ashpër. Të gjitha shenjat janë dhënë dhe deklaratat janë bërë. Dy miqtë, që sidomos pas 17 majit, u gdhinë armiq, do të jenë në një përplasje të vazhdueshme dhe kjo do të jetë jo një përplasje e cekët, pa formë, si ndodhte mes Nishanit e qeverisë socialiste, por një përplasje shkëmbore, ku ajo që dë të duket do të jetë shumë herë më e vogël se pjesa e padukshme.

Qeveria si duket, do të ketë përballë vetes tri opozita, presidencën, PD-në, që megjithëse e shpartalluar do të bëjë zhurmë për të rimarrë veten përmes zhurmës dhe LSI-në që është ende një strukturë militante, drejtuar nga një grua ultramilitante.

Në 25 qershor Edi Rama dëshmoi se mund të bënte të pamundurën, të merrte për vete atë pjesë të pushtetit sa i mjaftonte të qeveriste lirisht, duke pritur edhe “ardhje” të tjera, si ndodh zakonisht me politikën tonë.

Në shtator do të jetë përplasja e parë e madhe mes dy institucioneve ose shenja e një zbutje të mundshme. Ajo do të fillojë me pyetjen: a do e miratojë Ilir Meta qeverinë e re Rama.

 

August 7, 2017 14:07
Komento

11 Komente

  1. Ballist i PENDUAR. August 7, 15:45

    Si nuk lodhesh Bedri , duke na treguar te njejten Perralle , duke u nderuar vendet te njejteve Personazhe ?^

    Ne jemi te lodhur sepse :::

    Likja kryetar partie ,
    edhe Krieparlamentar , edhe Krieminister por edhe President .

    Sala – Haaaaaaaaaaa KETE e ka harruar zoti ta marre .
    Nuk e perfytyroj dot se si do te vdesi Sala …
    Si president ?
    si Krieminister ?
    Si dixhitalizuesi informues Tellall ?
    Apo infarkt ne KARRigen e parlamentit duke shkumezuar me amenetin e fundit per Enverin ?

    Edvini ? haaaaaaaaaaaaaa
    Ky eshte Djale I bukur Tirone ,
    qe mbasi Bojatisi Tiranen dhe shkuli Shurtoret e Birrave nga Qendra e Tiranes , mori Diplomen e Sorosit ”’ Puntori ””
    proletar QE do te bente Reforma te djathta .

    E sollen nga franca si Barbon Cullak ,
    me barkun Bosh te perfaqsonte te Majten ,
    por dale ngadale , me kalimin e viteve Veshi çitjanet , Dhe i uritur mbas Ngjalave
    leshoj Pushtet per te bere shtet .

    Beri shtet duke denuar Fukarenjte , e dekoruar Fularenjte .

    Po edvini si do te vdese ?
    Si minister ?
    Krietar Partie ?
    Si krieminister ?

    Kujt do tja lere Trashegim partine .

    Per Bedriun dhe kurajon e Tij .

    —Ndodh , ndoshta edhe pa dashje , qe te vertetat edhe ato me te dukshme Askush nuk merr guximin ti Thote .

    Ti Bedri nuk ke guxim .

    Kush ka sot Kurajon , te thote :
    Qe TOTALITARISMI i vertet sot eshte ajo e Financave te Bashkimit Europian ?

    Kush guxon te thote Haptas qe MITRA me qera , eshte shkelje e dinjitetit Njerzor ?

    Kush ka Kurajon te thote qe shteti duhet
    te mbroje me te dobtit , Dhe te drejtat e Fasonerise ?

    Kush merr guximin e te Thote qe Enveri kishte te drejte
    kur fliste per Luften e Kllasave ?

    Me kujtohet nje thenje per Ty bedri ::

    ”’ Te miret ishin , por ishin te fshehur nga frika e mos Kuptimit te perbashket ”’

    Bedri duhet qelluar ne zemer Bedri .
    Ky eshte Sistemi qe ka Falimentuar [ ka Kohe ]
    Kurse ti vazhdon me lojen
    Raqke – Raqke sa gishta Kam , mbi shpinen e Popullit .

    Reply to this comment
  2. Ballist i PENDUAR. August 7, 16:03

    Une jam fuqishem ne favor te Europes se Popujve ,
    Te gjuheve dhe te Historive ,
    Prandaj une jam kunder bashkimit europian
    qe Vrau Europen ne Altarin e tregut te vetem
    , me spread , me Dhunen Ekonomike
    ,dhe me fiscal Compact .
    Kush e do Europen duhet te jete Kundra
    Bashkimit Europian te Evrose e te finanzave ,
    te bankave dhe Oligarkise Teknokrate .

    Mbas 27 viteve te Quajtura Demokrate Saliniane ,ç’fare Ekonomie Kemi ?

    pa Ekonomi , ç’fare Shteti eshte ?

    Reply to this comment
  3. Devolliu August 7, 16:17

    nje pietje per Bedriun , qe jane shume Pietje
    Pse bedri u Trashet qafa Politikaneve ?
    Si ka mundesi qe pasurohen aq Shume me Rroga ?
    Sa eshte Limiti i pasurise dhe i babzise se Baballarve qe na renuan ekonomine .

    ç’fare kontributi ka dhene Likja , Salia dhe Edvini , Perveç shkaterimit te Ekonomise dhe privatizimeve Barbare te saj ?

    Reply to this comment
  4. sokoli August 7, 22:42

    Edi Rama e boni president liken

    Reply to this comment
  5. Laçi August 7, 22:49

    Ka me e miratu Qeverine e re ,
    se i bashkon Lalzi , e gjitha ashte nje Loje politike

    Reply to this comment
  6. Arber Iliri August 7, 23:04

    Mendoj se Meta do te dije te beje detyren e Presidentit, per te miren e vendit.Nese ja arrin bravo i qofte, nese jo harram i qofte, por per nje njeri ne politike kur arrin ne detyren e Presidentit s’ka ku te veje me tej.
    Ja uroj vendit qe ky te behet nje President i te gjitheve, figure e unitetit te popullit.

    Reply to this comment
  7. Gregor Lato August 8, 12:51

    Zoti Islami dhe te tjere, te tria opozitat bashke nuk arrijne dot kapacitetin intelektual te Rames, te trija jane per anti shtetin, jane per anarkine dhe rrumpallen, jane anti vetingut e shtetit ligjor, mese pakti jane antishqiptare. Jane hajdute te certifikuar, njihen nga i gjithe populli dhe nga aleatet, pra dhe do jene humbese ne perballjet me Ramen. Te kishte nje opozite te paster,po, do ta kishte me te veshtire qeverisjen, por sidoqofte me kapacitetin intelektual qe ka, do ta degjonte e do te reflektonte, por nje e tille nuk ekziston. Sic edhe shifet, lehjes se Vasilit e ndonje tjetri, nuk i bejne pershtypje qytetareve te thjeshte e ne cesh te Rames s’arrijne kurre.

    Reply to this comment
  8. Gregor Lato August 8, 12:52

    Zoti Islami dhe te tjere, te tria opozitat bashke nuk arrijne dot kapacitetin intelektual te Rames, te trija jane per anti shtetin, jane per anarkine dhe rrumpallen, jane anti vetingut e shtetit ligjor, mese pakti jane antishqiptare. Jane hajdute te certifikuar, njihen nga i gjithe populli dhe nga aleatet, pra dhe do jene humbese ne perballjet me Ramen. Te kishte nje opozite te paster,po, do ta kishte me te veshtire qeverisjen, por sidoqofte me kapacitetin intelektual qe ka, do ta degjonte e do te reflektonte, por nje e tille nuk ekziston. Sic edhe shifet, lehjes se Vasilit e ndonje tjetri, nuk i bejne pershtypje qytetareve te thjeshte e ne vesh te Rames s’arrijne kurre.

    Reply to this comment
  9. sinani August 8, 17:15

    Me mire Likja president ,
    ishallah na integron ne europe .

    Reply to this comment
  10. info analitike August 8, 19:46

    Bedriu, Viktori & Co. qe nuk u kursyen me shkrime per krimin e 21 janarit e lane pothuajse ne harrese krimin e Ardit Gjoklajt. Per te nuk shkruan as “perfaqesuesit e shoqerise civile”, as ata qe sot mbahen me fonde qeveritare ne AMSHC. Turpi ju mbulofte sepse ju nuk jeni aspak asnjanes por servile dhe kamikaze te politikes qorre:
    http://www.syri.net/op-ed/85222/ne-emer-te-arditit-ja-si-erion-veliaj-e-vrau-17-vjecarin-gjoklaj-dy-here-brenda-nje-viti-hellip/

    Reply to this comment
  11. Populli August 8, 23:39

    Bedri, mbaj parasysh qe:
    1. PD dalengadale po e perfundon ciklin. Ishte nje sajese artificiale. Do mbetet edhe ca kohe keshtu. Domethene nuk eshte dot opozite.
    2. LSI eperfundoi ciklin. Nuk eshte parti, por nje ndermarrje politike private. Luajti 10 vjet duke i bere legene te dyja partite e tjera te medha, Nuk e lejon me koha.
    3. Automatikisht Meta e mbyll ciklin si President. Do perpiqet te rrije dy mandate, sepse po iku, do gjeje nje LSI pothuajse te shkrire. Keshtuqe nuk ka rruge tjeter vecse te “sillet” mire me Kryeministrin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*