Presidentët Thaçi e Meta shprehin mirënjohjen për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

March 24, 2019 17:46

Presidentët Thaçi e Meta shprehin mirënjohjen për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Presidenti Thaçi, gjatë një fjalimi në manifestimin e 21 vjetorit të Epopesë së Dukagjinit, tha se Epopeja shënoi një kthesë për liri dhe se madhështi kësaj date i dha intervenimi i NATO-s, 20 vite më parë.

Kjo aleancë nuk është lidhur rastësisht, por pikërisht falë rezistencës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rezistencës së çdo qytetari të Kosovës. Sot kujtojmë me respekt Epopenë e Dukagjinit, vlerësojmë lartë mbështetjen ndërkombëtare, të cilën duhet ta ruajmë si sytë e ballit”, tha Thaçi.

Edhe Presidenti Ilir Meta ka kujtuar 20-vjetorin e ditës kur NATO nisi bombardimet mbi ish-Jugosllavinë, ngjarje pas së cilës Kosova fitoi edhe pavarësinë.

Përmes një postimi në faqen e tij të ‘Facebook’, Kreu i Shtetit shpreh mirënjohjen nga SHBA-ve dhe NATO-s për këtë kontribut.

Sot mbushen 20 vjet nga dita kur NATO vendosi të ndërhyjë për të imponuar paqen duke i dhënë fund genocidit e spastrimit etnik dhe paraprirë Pavarësisë së Kosovës🇽🇰, e cila forcoi paqen e stabilitetin në rajonin tonë. Përherë mirënjohës SHBA🇺🇸 dhe NATO, për këtë kontribut të jashtëzakonshëm. Tashmë 10-vite anëtare në NATO, Shqipëria🇦🇱 mbetet e angazhuar maksimalisht në mbrojtjen e vlerave të lirisë, paqes e sigurisë në rajonin tonë dhe kudo në botë.”-shkruan Meta në Facebook.

 

v.l/ Dita

March 24, 2019 17:46
Komento

2 Komente

  1. Cu be me vetevrasjen? Apo ishin shashka presidenciale! March 24, 20:10

    Akoma gjalle eshte ky pucisti!? Ne pritje per funeralin!

    Reply to this comment
  2. Emigranti March 25, 13:46

    E keni gabim e cliroi anadolli

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin